Connect with Us

“Sa e çuditshme”/ Deputeti  zbulon hipokrizinë e politikës, shigjeton Metën

Politikë

“Sa e çuditshme”/ Deputeti  zbulon hipokrizinë e politikës, shigjeton Metën

Publikuar

-

Kreu i Ballit Kombëtar, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Adriatik Alimadhi ka bërë një koment në lidhje me situatën politike në të cilen ndodhet vendi.

Në një postim në rrjetet sociale, Alimadhi ndërsa u referohet edhe qëndrimeve të presidentit Ilir Meta, thekson sesa hipokrite është politika dhe se e çuditshme shoqëria shqiptare.

“Po kënaqen këto kohet e fundit me presidentin, nxirr dekrete, prish dekrete.

Si ka mundesi që mendësia te shqiptarët ndryshon kaq shpesh. Ilir Meta në qeverisje me PD, 2005-2009, burrë i mirë.

Iku qeverisi me PS, burrë i keq. Përsëri IIlir Meta me PD, burrë i mirë.-shkruan Alimadhi.

Më tej, Alimadhi shkruan se ballistët vijojnë të konsiderohen si tradhëtarë, ndërsa sipas tij sot PD mban në “gji”, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe ish-komunistë.

“Mirë me Metën, por kjo ndodhi edhe me Kac Islamin, bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit, ish-komunistët, hajdutët, kjo ndodhi edhe me të tjerë…

E çuditshme, po si ka mundësi që ndodh kjo të mendësia e shqiptarëve kaq shpesh?

Ne Ballistet vazhdojmë tradhëtare.

Nuk e kuptoj këtë lloj mendësie shoqërore, por një gjë mundet ta them; çështje interesi.

Gjithsesi një miku im më thote mos u merzit kaq shumë, e gjithë politikë-berja e këtyre 29 viteve i bashkon 5 maji, dita aktuale e deshmorëve komunistë, kështu që mos prit shumë nga kjo mendësi komuniste që nuk ka ndryshuar për mirë.”-përfundon postimin e tij Adriatik Alimadhi./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Publikohen shifrat e frikshme/ Si po rrënohen financat e vendit

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sot akuza të forta në drejtim të ministrës së Financave, Anila  Denaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Denaj është e vetmja e vetmja ministre financash në botë që në dhunim të të gjitha ligjeve merr përsiper të bëhet inspektore tatimore, dhe që sipas tij po con financat e vendit drejt falimentit.

Sipas Berishës, TVSH, kollona kryesore e te ardhurave dhe treguesi themelor i rritjes eshte ne renie te frikshme.

“Te ardhurat nga TVSH Janar-Gusht jane 27 milione euro apo 3% me te ulta se ne te njejten periudhe te vitit 2018, deshmi kjo e renies se ndjeshme te rritjes ekonomike dhe fallsitetit te shifrave zyrtare te kesaj rritje.”-shkruan ndër të tjera Berisha.

Postimi i plotë:

Ndrikull inspektore Falimenti po çon me sukses ekonomine drejt falimentit!

Miq, shifrat zyrtare te ndrikull Inspektore Falimenti (e vetmja ministre finanacash ne bote qe ne dhunim te te gjitha ligjeve merr persiper te behet inspektore tatimore) po çon drejt falimentimit financat e vendit!

Keshtu: TVSH, kollona kryesore e te ardhurave dhe treguesi themelor i rritjes eshte ne renie te frikshme.
Te ardhurat nga TVSH Janar-Gusht jane 27 milione euro apo 3% me te ulta se ne te njejten periudhe te vitit 2018, deshmi kjo e renies se ndjeshme te rritjes ekonomike dhe fallsitetit te shifrave zyrtare te kesaj rritje.

Krahasuar me planin e ketij viti te ardhurat nga TVSH jane 82 milione euro apo 8,4 % me te ulta se plani. Kurse po ti referohemi TVSH te brendshme kjo ulje arrine ne 21,6% krahasuar me planin por edhe 18% me e ulet se sa e vitit te kaluar.

Keto te dhena tregojne se po ecet drejt falimentimit te ekonomise se narkoshtetit. sb/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Katër të vrarë në Bulevard/ Tahiri akuza të forta Bashës ?

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat, ka folur sot me tone të forta në lidhje me akuzat në drejtim të tij dhe vendimin e Gjykatës, dy ditë më parë e cila rrëzoi tre akuzat kryesore, por e shpalli fajtor për shpërdorim të detyrës.

Saimir Tahiri e cilësoi këtë si jo drejtësi e plotë dhe paralajmëroi se betejës së tij për të vërtetën do i shkojë deri në fund.

Por, Saimir Tahiri ka shigjetuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ndërsa riktheu në vëmendje 21 janarin e vitit 2011, ku gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe, katër persona u vranë në Bulevard, kur ministër i Brendshëm ishte pikërisht Lulzim Basha.

“Minstri i Brendshëm dhe nuk është akuzuar për shpërdorim detyre kur u vranë 4 qytetarë në bulevard? As Kryeministri? Ministër i Mbrojtjes nuk është akuzuar për shpërdorim detyre kur la të vdekur 28 burra, gra e fëmije në Gërdec?

Askush, ministër a kryeministër që në këto 30 vjet ka vjedhur paratë e shqiptarëve sa është shqepur, nuk është akuzuar për shpërdorim detyre?”-tha ndër të tjera Tahiri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Saimir Tahiri flet për rikthimin në politikë/ Bën dhe “mea culpa”

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka folur rreth procesit të tij gjyqësor maratonë dhe vendimit të Gjykatës.

Por, ndërsa është pyetur nga gazetarët për një rikthim të mundshëm në politikë, ai deklaroi se nuk e ka menduar rikthimin në politikë dhe se e vetmja çështje në të cilën është përqendruar është rruga e drejtësisë.

Tahiri theksoi se ka marrë mijëra mesazhe nga kolegë dhe nga qytetarë të thjeshtë që i kanë besuar gjatë kësaj kohe, ndërsa shpehu keqardhjen për ata që janë dënuar padrejtësisht.

“Kam marrë mesazhe nga ish kolegët po s’besoj se ka kuriozitet për publikun. Komunikoj normalisht me disa por kjo nuk është kuriozitet për ju dhe publikun. Por jam i lumtur që kam marrë mijëra sms nga qytetarët edhe pse ishte sakrificë të besoje tek unë.”-tha Tahiri.

Më tej, i pyetur se nëse është kjo drejtësia që donte kur votoi reformën në drejtësi, Tahiri nuk ka nguruar të bëjë edhe një “mea culpa”, për ata që janë dënuar padrejtësisht.

“Po i shkoj deri në fund një rruge duke bërë timen për drejtesinë që kërkoj. Unë nuk hy te ata që do mjaftonte vendimi im që të them drejtësia nuk funksionoi edhe sikur vendimi ndaj meje te ishte i gabuar do ishte nëse sistemi do ishte i gabuar. Më vjen shumë keq për ata që janë dënuar padrejtësisht dhë atyrë që u kemi rënë në qafë. Unë e kam kuptuar shumë vonë këtë por më vjen shumë keq.”–u shpreh Tahiri.

Sa i takon një rikthimi në PS, Tahiri tha se “Sa i takon rikthimit, sështë patjetër në qeverisje, sdo të thotë të kesh një karrige. S’e kam menduar këtë cështje tani. Po luftoj për të drejtën time deri në fund. Pastaj nuk e ka në dorë partia karrierën time, e kam vetëm unë. Më lini ti shkoj deri në fund drejtësisë sime.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE