Connect with Us

“Rilindja e komunizmit”/ Ish-ministri i Ramës numëron faktet tronditëse

Politikë

“Rilindja e komunizmit”/ Ish-ministri i Ramës numëron faktet tronditëse

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani akuzon Rilindjen, se po rikthen komunizmin.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani numëron disa fakte që sipas tij tregojnë Rilindjen e Komunizmit në Shqipëri. Sipas tij Rilindja socialistë kërkon sundimin, fiks si në komunizëm.

“Nëse analizon ftohtë, pa emocion apo ngarkesë krahësh politikë, thelbi i qeverisjes së Rilindjes ishte:

Kontrolli i individit, vënia e tij nën varësinë e shtetit.

Që të jemi të sinqertë, në 30 vitet e fundit pushteti politik e ka patur gjithnjë qejf të kontrollonte individin, veçanërisht individin kundërshtar.

Por Rilindja synon më shumë se sa kontrollin. Ajo kërkon sundimin. Fiks si në komunizëm.”-shkruan Manjani.

Më tej, ai shkruan se “Fakt është që diçka ka arritur Rilindja. Qeverisja e saj vendos për:

-trajtimin e të sëmurëve, pavarësisht spitalit ku shkon;
– çfarë mësojnë fëmijët në shkolla pavarësisht shkollës ku studiojnë;
– thellimin më shumë sesa në palcë të borxhit publik, pavarësisht nëse paguhet dot mbrapsht apo jo;
– kush bëhet i pasur dhe kush kalon në varfëri, dallim që sa vjen e thellohet;
– kujt i merret prona, pavarësisht se mund të kesh dokument pronësie;
– kujt i jepet tenderi, pavarësisht sa i zoti është;
– kujt i hiqet liria, pavarësisht sa prova ka për fajsinë;
– kujt i llogaritet vota, pavarësisht se për kë është votuar;”

Sipas Manjanit këto janë fakte që i kemi përjetuar, por njëkohësisht dhe provat e dukshme se si pushteti synon të sundojë njerëzit.

Më tej ai numëron edhe disa nga mjetet që sipas tij janë përdorur për ti arritur këto synime si:
1. Zhvlerësimi i ligjit, i rëndësisë dhe shenjtërisë së tij.
2. Vendosja e policit mbi çdo institucion tjetër.
3. Propagandë të jashtëzakonshme që synon të kriminalizojë kundështarët.

“Pasoja është e dukshme. Individi sot ndjehet i pa mbrojtur, i survejuar, i trembur dhe i terrorizuar nga shteti, i cili ka në dorë çdo gjë të tij. Ligji, garancia e tij, ka skaduar. Është zëvendësuar nga urdhëri politik, të cilin polici, as atë nuk ta lexon.

E fundit ndërhyrje që bëri Rilindja ishte: marrja nën kontrollin e saj politik Shtetin.
Pra marrja nën kontroll politik indivindin.

Ky i fundit duhet tja dijë për nder Rilindjes që është ende në punë, që nuk e rrahin, nuk ja kanë marrë ende shtëpinë, që nuk e kanë arrestuar për verifikime, që nuk është sëmurë apo është shëruar nga një sëmundje.

Pra, duhet tja dijë për nder qeverisë pse është ende gjallë e merr frymë…

Ky quhet SUNDIM!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani.

Ndaj nëse duhet të ndryshojë ky vend, duhet hequr Sundimtari si fillim. Pastaj duhet ndërtuar shteti jo partiak që të shërbejë dhe jo sundojë.

Mendoj se ende është e mundur të çlirohemi nga sundimi dhe të bashkohemi me perëndimin nëpërmjet demomracisë.

P.S. Unë nuk analizoj individë, por fenomene që i jetojmë. Por nëse komentet tuaja tentojnë të vënë në krahasim Ramën që sundon me të tjerët, unë qartësisht nuk jam me sundimtarin!
Jam për rotacionin politik si mundësia e vetëm demokratike që na jepet për të ndryshuar në mos të tërën, të paktën diçka.
Por duhet ndryshuar kjo situatë sepse po vjen rregjimi komunist përsëri./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërmetet e fuqishme/ Rama mbledh qeverinë në mesnatë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mesnatë qeverine, pas tërmeteve te fuqishme që lekundën vendin.
“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme, sepse u gjetëm në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të një tërmeti që ka tronditur vendin dhe që ka alarmuar të gjithë njerëzit. Ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë. Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes”-tha Rama.
Kreu i qeverisë anulloi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Avokati Altin Goxhaj zbulon ku ndodhet Basha

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ne nje postim te tij ne rrjetet sociale zbulon ku ndodhet Lulzim Basha.

Ai shkruan, “Zbulohet ku ndodhet Basha! Në SHBA! Me George & Alex Soros për t’u takuar me Ramën mbase dhe Veliajn! Por Rama u kthye mbrapsht✈️!
Shikoni pak postimin e vonuar të Bashës që rezulton të jetë bërë më ora 21:22 por del 12:22 në foton e statusit të publikuar në Twitter që e ka nxjerrë SYRI! Distanca 9 orë! Distanca 9 orë i bje të jetë në SHBA! Edhe Rama ishte nisur për në SHBA apo jo dhe kthye prej tërmetit nga Gjermani duke anulluar udhëtimin në SHBA!!! Vetë statusi i vonuar prej 5 orësh nga tërmeti i Lyl Sorosit vërteton që ai nuk ka qenë në Shqipëri por vendodhja përcaktohet nga diferenca orare.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqipëria në panik/ Basha zhgërryhet rrugëve të Europës

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm goditi sot në mesditë Tiranën, Durrësin dhe gjithë Shqipërinë e mesme me epiqendër në detin Adriatik. Raportohet për 75 persona të lënduar, banesa dhe dëme të shumta materiale.

Por ajo që bie në sy është heshtja e gjatë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili i “zgjua” vetëm pas 5 orësh nga Holanda.

Ndoshta po vadiste tulipanët e tij, ndoshta kishte marrë malet diku, por një gjë është e sigurt, kur në Shqipëri bie tërmet, Luli nuk shqetësohet për hallet e shqiptarëve. Kujtohet pas 5 oresh.

Luli po fle! Luli është në Holandë! Luli është tek kunati! Luli është në seli! Luli mund të jetë kudo! Luli është askund! Luli nuk është me shqiptarët dhe këtë e tregoi dhe sot me heshtjen e gjatë të tij. Luli eshte rrugeve te Europes duke shijuar e shpenzuar parate e fituara nga marreveshja me Ramen./CNA.al

LEXO TE PLOTE