Connect with Us

Nga Arian Galdini/ Shkodra si Bibliotekë!

Opinione

Nga Arian Galdini/ Shkodra si Bibliotekë!

Publikuar

-

A do të mësosh patriotizmin?

Shko në Shkodër.

A do të mësosh qytetarinë?

Shko në Shkodër.

A do të mësosh historinë?

Shko në Shkodër.

A do ta bësh historinë?

Shko në Shkodër.

Qyteti që të mëson dhe të bën, si shumë pak të tillë në Shqipëri, është Shkodra.

Për këtë arsye, Edi Rama dhe Rilindja e kanë shndërruar Shkodrën në misionin e tyre qytetpushtues.

E duan marjen e Shkodrës, jo sepse u bën punë një Bashki më shumë në 61 që i morën dhuratë në tavolinë, por sepse duan ta kthejnë edhe këtë qytet në një qytet të zakonshëm, mediokër si dhjetra të tjerë që ka vendi ynë.

Këta nuk e durojnë dhe nuk e pranojnë dot veçantësinë dhe unicitetin që ka Shkodra.

Si Projekt Politik i Mediokritetit, këta ia kanë zgjatur duart e zaptimit të vetmes qendër urbane ku ka ende damarë të tjerë qytetarie që nuk komandohen dot aq lehtë kulturalisht dhe strukturalisht nga Tirana.

As 50 vite komunizëm nuk ia prenë dot venat e humorit therrës dhe rrebelimit të përkorë plot hijeshi e shpoti të këtij qyteti.

Edhe pse diktarura komuniste ia kishte marë edhe frymën e dritën Shkodrës, kurrë nuk ia ndali dot as shkrimtarët, as këngëtarët, as kompozitorët, as artistët, as inxhinierët, as arkitektët, as avokatët.

Shkodra madje u bë pararendësja e rënies së komunizmit sikurse u dha shqiptarëve modelin më fisnik të udhëheqësit politik të pas vitit 1990, Pjetër Arbnorin.

Prej unicitetit të saj Shkodra në tetorin 1996 zgjodhi një Kryetar Bashkie të ardhur nga E djathta e Bashkuar, sepse u ndje e zhgënjyer nga Partia Demokratike.

Kurrë Shkodra nuk shkoi majtas. Kurrë.

E kjo nuk ka të bëjë aspak me të qenurit qytet bastion apo fanatik a ku di unë çfarë gjykimesh e paragjykimesh të tjera të pavërteta i bëjnë Lokes sonë.

Jo.

Shkodra është djep lirie.

Shkodra kështu e ka të formësuar kulturën e saj, qytetari e bashkjetesë plot respekt e mirësi dhe individualitet plot tharm e kreshpëri.

Me besim të fortë fetar ku katolikët janë vërtetësisht katolikë dhe muslimanët janë vërtetësisht muslimanë dhe të gjithë së bashku janë shkodranë të ëmbël e në vllazni e harmoni me njëri tjetrin.

Pra asnjë gjurmë kulturale të së majtës nuk gjen dot në këtë qytet.

Kafenetë e Shkodrës janë si Parlamente ku gjithkush ka një ide e mbron një mendim.

Jeta e mbrëmjes është po aq e gjallë dhe e plotë sa edhe në Milano, Tiranë apo Berlin.

Zënkat e Shkodranëve qytetarë janë të pavëreshme e ti i kupton vetëm kur i sheh kokëkthyer mënjanë karshi njëri tjetrit.

Kështu, kur ky qytet u bë me deputet Tom Doshin, pësoi agresionin e parë rural nga e majta.

Projekti rrëzues i së majtës për Shkodrën, në këtë 30 qershor u zhvillua më tej me Valdrin (Valkrim) Pjetrin.

Por Shkodra e rrëzoi Valkrimin me një qëndresë të thjeshtë e shpërfillëse ndaj tij dhe dërguesve e kandiduesve të tij.

Edi Rama dhe Rilindja, duhet ta kishin shfrytëzuar këtë sprapsje të Valkrimit, si një hop reflektimi për veten e tyre.

Shkodra është si Bibliotekë.

Ti mund ta fusësh përdhunisht Tomën në Bibliotekë, por nuk ka asnjë shans që Toma të dalë me libra në xhep e në mend.

Toma në Bibliotekë vetëm bën dëm.

E megjithatë, shanset që Toma ta bëjë Bibliotekën Bar Bistro Cubash, janë po aq të vogla sa edhe shanset që Biblioteka ta bëjë Tomën kompozitor.

Biblioteka do mbetet gjithmonë Bibliotekë, e Toma gjithmonë Tomë, si dy lëndë të veçuara.

Edi Rama dhe Rilindja po bëjnë gabimin e jetës së tyre me Shkodrën.

Shkodra do mbetet gjithmonë Shkodër sikurse E majta atje do mbetet kahera pakicë dhe e huaj./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Kush e “ndëshkoi” Durrësin, ikja e Dakos apo Ilir Meta

Publikuar

-

Nga

Sot një tërmet i madh ka shkundur Shqipërinë epiqendra e të cilit ishte afër Durrësit. Deri tani raportohet të ketë disa persona të lënduar por më shumë se sa aq ka qenë paniku në një tërmet 5.6 ballë i përsëritur më pas nga një tjetër 5.2, lëkundje të cilat kanë tronditur kryeqytetin  dhe Durrësin më shumë i cili ka qenë më afër epiqendrës.

Po të shohësh rrjetet sociale dhe komentet e njerëzve dy janë pikat kryesore që i referohen tërmetit.

Së pari në Durrës thonë na ra tërmeti se na iku Vangjush Dako, por edhe më shumë edhe më tej parashikuesi i këtij tërmeti ka qenë Ilir Meta i cili thoshte se do të kishte një shkundje apokaliptike në Shqipëri.

Tani në Durrës, duhet të votojnë që të zgjedhin se kush nga të dy ishte shkaktari i këtij tërmeti, largimi i Vangjush Dakos dhe mos kandidimi i tij apo parashikimi i dhënë nga Ilir Meta që është banor i Durrësit në Gjirin e Lalëzit.

Ndonjë tjetër do të donte të kishte dhe një opsion nga opozita apo Partia Demokratike, kryesisht Lulzim Basha, por sështë se ka ndonjë lidhje të tretë me Durrësin sepse Ferdinand Xhaferri i cili  ndoshta afrohet me Ilir Metën si profet, në këtë aspekt  premtoi vetëm rregullimin e cilësisë së diellit dhe të rërës, nuk hyri tek tërmetet, ndërsa Ilir Meta ishte ai që e parashikoi.

Në finale tashmë duhet të gjejmë ishte Dako apo Meta që sollën këtë tërmet që thuajse e shkundi fare Durrësin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Një idiot politik që parashikon tërmete

Publikuar

-

Nga

Pamja më e dhimbshme gjatë tërmetit në Tiranë, ishte shkatërrimi i pjesës së sipërme të taracës së Fakultetit të Gjelolgji- Minierave, në katin ku studentët mësojnë shkencën e Sizmiologjisë.

Si për t’u tallur me të gjithë përpjekjet e shkencës dhe natyrisht për të na treguar idiotët politikë që bëjnë parashikime, tërmeti dëmtoi më rëndë se gjithçka tjetër, pikërisht ndërtesën që ka prodhuar sizmiologët shqiptarë.

Kjo gjë më kujtoi një episod të hershëm si student, kur na patën çuar për praktikë tek “Qendra Sizmiologjike” diku afër Linzës, dhe profesor Betim Muço, po na demonstronte në një dhomë të vogël në majë të një bregu të thatë shtufi, brenda një ndërtesë një katëshe me tulla silikate, aplitudat e tërmeteve që po ndodhnin në atë moment në botë.

Unë po dëgjoja pa interes pedagogun dhe po shikoja një çarje të tullave silikate diagonalisht.

Profesor Betimi i pabezdisur nga mungesa e vëmendjes ndërhyri.

-Eshtë nga tërmeti, tha. Atë se dimë ku bie, dhe se kemi në dorë. Godinën që e kemi në dorë, se kemi bërë ne, e ka bërë ushtria.

Tani në gjithë këtë histeri paniku, që vjen kryesisht nga bestytnia se dikush e di kur do bjerë sërish dhe ka thënë rrini jashtë, një gjë është ende në dorën tonë. Dhe ato janë ndërtimet.

Shqipëria është në një brez mesatar sizmik, që duhet marrë në konsideratë. Historiku i tërmeteve shkatërrimtare ka shkuar deri 9 ballë dhe në histori flitet për tërmete 11 ballë.

E vetmja gjë që vlen, është që disiplina shkencore e mbijetesës ndaj tërmeteve, të përkthehet në ligjësi ndërtimi.

Çdo ndërtim duhet të marrë në konsideratë intestitetin më të lartë historik të një tërmeti në vend, dhe duhet të krijojë hapësira për gjendjen e emergjencës.

Kaq i ka në dorë njeriu, shteti, ndërtuesi, investitori, dhënësi i lejeve etj. Tërmetin nuk e kemi në dorë dhe mos u lodhni ta parashikoni.

Lodhuni të ndaloni ndërtues të papërgjegjshëm, leje të papërgjegjshme, mungesë hapësire për gjendje emergjence dhe injorimin e ligjësive natyrore.

Tërmete si ky i sotmi vlejnë shumë për të reflektuar për pasoja të mundshme katastrofike, nëse do të ishte një shkallë më lart, për pallatet që do të rrëzoheshin dhe që kanë brenda rrezes së ndërtimit pallate të tjera jashtë çdo regulli, për diga të rrezikuara në lumenjtë e vegjël, e rezevuarët që ka 30 vjet që i ruan Zoti, për rrugica që mund të bllokohen nga një taracë e vogël e rrëzuar dhe mund të zërë në çark një komunitet të tërë, për shtesa kati që mund të varrosin një pallat solid, si dhe shumë probleme të tjera që shoqërojnë bumin e ndërtimeve në Shqipëri.

Ndaj nuk do të ishte vonë të niste një studim shtetëror, për të përcaktuar pikat e nxehta që mund të rrezikojnë nga tërmetet, për shkak të ndërtimeve të paligjshme dhe ta nisim vetë me përgjegjshmëri tërmetin e komanduar, për të bërë me dorën tonë, atë që mund të bëjë tërmeti me papërgjegjshmëri për 30 sekonda.

Nga Durrësi në Tiranë janë së paku disa pika të nxehta që nuk dihet ç’mund të ndodhë, nëse e lë fatin e tyre në dorë të tërmetit. Eshtë e vetmja mënyrë të “parashikojmë” dëmet e tërmetit të radhës./Mero Baze-TemA

LEXO TE PLOTE

Opinione

Agron Gjekmarkaj: Vendimi ndaj Tahirit vë në dyshim Reformën në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Analisti politik Agron Gjekmarkaj ka qenë pjesë e rubrikës “Opinion”, në TV “News 24”, ku vendimi ndaj ish- Ministrit të Brendshëm, i dhenë dje nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Renda, ka qenë në fokus.

Duke folur për dënimin e Saimir Tahirit, Gjekmarkaj vlerësoi se dënimi i tij ishte i pritshëm, kurse ka zbuloi ksuh e ka mbrojtur gjithmonë “krahun e tij të djathtë”.

“Ky ishte një vendim i pritshëm. Rama e ka mbrojtur. Ambasada amerikane tregon se ato ishin orë negociatash dhe jo orë për të marrë vendimin. Reforma në drejtësi, tanimë, vihet në dyshim. Vendimi ishte qesharak për akuza që kanë qenë të rënda. I vendosën njollën e të fajshmit, por deklaratat e tij ishin si triumf. Tahiri mbrëmë ka trembur vendimmarrësit. Është një histori banale dhe qesharake e tregon sesa tragjike është gjendja në Shqipëri. Gjykatësit ishin nën frikë, sepse nuk e kanë kaluar ende vettingun, artikuloi analisti Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE