Connect with Us

Koncesionet PPP për laboratorët në spitale/ OBSH jep alarmin

Sociale

Koncesionet PPP për laboratorët në spitale/ OBSH jep alarmin

Publikuar

-

Pasi gjeti një sërë problematikash në administrimin e tuberkulozit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e këshilloi qeverinë shqiptare të mbajë shërbimin laboratorik ne spitale në pronësi të shtetit. Nisur nga situata konfuze që ishte krijuar dy vitet e fundit për administrimin e këtij shërbimi me Partneritet Publik -Privat, ekspertët e OBSH-së i kërkuan qeverisë së Shqipërisë pak muaj më parë që shteti të vijonte të kishte nën administrimin e saj shërbimin e laboratorit në spitale.

Por pavarësisht kundërshtive që erdhën për këtë koncesion si nga institucionet financiare ndërkombëtarë ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtarë të specializuara të shëndetësisë qeveria e miratoi koncesionin e shërbimit laboratorik dy muaj para zgjedhjeve lokale.

OBSH vuri në dukje se menaxhimi i tuberkulozit ka hasur problematika vitet e fundit për shkak të problematikës së prokurimit për ilaçet që trajtojnë sëmundjen duke bërë që shumë paciente me TBC të kurohen në Kosovë.

Njëri nga 6 rekomandimet që OBSH dha për përmirësimin  e administrimit të tuberkulozit ishte mbajtja në administrim publik të shërbimit të laboratorik në spitale.

Por dy vjet pas mbajtjes në sirtar, Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për shërbimin laboratorik të analizave mjekësore, ne prill 2019 pavarësisht dyshimeve të Korporatës Financiar Ndërkombëtare (IFC) dhe rekomandimeve te OBSH-se dhe këmbanave të alarmit nga Autoriteti i Konkurrencës.

Qeveria finalizoi koncesionin e katërt në sektorin e shëndetësisë, nën hijen e dyshimeve mbi integritetin e njërës prej kompanive fituese dhe me një vesh shurdh ndaj alarmit për përqendrimin e lartë të tregut spitalor të vendit.

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” u firmos në mbledhjen e 24 prillit nga zv.kryeministri Erion Braçe, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama.

Vendimi përmbyll përpjekjet 5-vjeçare të qeverisë për dhënien me koncesion të 18 laboratorëve të analizave mjekësore të vendit, në të njëjtat gjurmë me tre kontratat e tjera të partneritetit publik privat në shëndetësi për kontrollin mjekësor bazë (Check-Up), hemodializën dhe sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Katër koncesionet e shëndetësisë do t’u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë rreth 40 miliardë lekë [320 milionë dollarë] përgjatë 10 viteve të operimit të tyre.

Koncesioni i laboratorëve u fitua në prill 2017 nga konsorciumi i tre kompanive; Labopharma sh.p.k me 41.7%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani guackë e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

E planifikuar për t’u firmosur në maj të atij viti, kontrata mbeti pezull për dy vjet me radhë për shkak të kontestimeve nga ana e Korporatës Ndërkombëtare të investimeve, degë e Bankës Botërore dhe konsulente e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë proces./ Monitor 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SHBA: Rrjeti 5G është kërcënim jetik/ Shqipëria u mbyll derën kompanive kineze

Publikuar

-

Nga

Qeveria ka miratuar memorandum mirëkuptimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sigurinë e rrjeteve 4G dhe 5G, pasi sipas SHBA marrja në shqyrtim e këtyre rrjeteve është çështje jetike.

Ambasada amerikane në mënyrë të vazhdueshme ka shprehur shqetësimim që të mos lidhet marrëveshje me kompani teknologjike kineze nga ana e operatorëve shqiptarë, duke shprehur përmes një deklarate se siguria nuk mund të kompromentohet dhe as të shitet.

“Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet. Është jetike të merret në shqyrtim nëse furnizuesit i nënshtrohen kontrollit. Shqipëria dhe aleatët e NATO-s duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ato të besueshme”, është deklaruar në një mbledhje të mbajtur me temë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate të NATO-s.

LEXO EDHE:  Negociatat e vështira me IFC, marrëveshja e koncesionit të laboratorëve ende e pafinalizuar

LEXO EDHE:  Negociatat e vështira me IFC, marrëveshja e koncesionit të laboratorëve ende e pafinalizuar

Vendimi i Qeverisë shqiptare për mirëkuptim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sigurinë e rrjeteve 4G dhe 5G, ka hyrë në fuqi menjëherë.

Vendimi i Qeverisë:

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR SIGURINË 4G DHE 5G

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pamje të mahnitshme nga qyteti juglindor/ Korça “kartolina” e fundvitit

Publikuar

-

Nga

Në prag të festave të fundvitit, qyteti i Korçës është veshur me drita shumëngjyrëshe.

Pazari i qytetit, pedonalja dhe Katedralja janë disa nga zonat të cilat janë zbukuruar deri në detaj duke e kthyer këtë qytet një ndër më të preferuarit për turistët.

Dritat shumëngjyrëshe, zjarri, vera, serenatat janë ato të bëjnë të dashurosh Korçën dhe atmosferën që ajo dhuron në fundvit./CNA.al

Shikoni galerinë e mëposhtme

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Solidarizimi i diasporës shqiptare në Gjermani/ Mbledhin 28 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Diaspora shqiptare në Gjermani ka shprehur solidaritet të plotë për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit..

Së fundi, në Shtutgart të Gjermanisë, në Landit Baden-Ëürtemberg, u organizua një aktivitet solidariteti për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit nga Qendra e Kulturës Shqiptare në këtë qytet.

Sipas informacioneve, thuhet se nga kontributet e komunitetit shqiptar, anëtarë të kësaj Qendre, janë mbledhur mbi 28 mijë euro si ndihmë për këtë tragjedi./CNA.al

LEXO TE PLOTE