LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet në Itali i riu shqiptar

20 Gusht 2019, 14:11, Kronika CNA
I dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet në Itali i riu shqiptar

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi rezultonte në kërkim në Shqipëri.

21 vjeçari ishte kapur me drogë dhe gjykata e ka dënuar atë për trafik të lëndëve narkotike me 5 vjet heqje lirie.

Shqiptari ishte arrestuar në vendin e tij, pasi në banesë i ishte gjetur drogë, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Karabinierët e dërguan atë në burgun e Casetti në Rimini, nga ku pritet që të ekstradohet drejt vendit tonë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga