Connect with Us

“Futet me të kuqe”/ Aksidentohet patrulla e policisë

Kronika

“Futet me të kuqe”/ Aksidentohet patrulla e policisë

Publikuar

-

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek kryqëzimi i “Selvisë” në kryeqytet.

Mësohet se në aksident është përfshirë një automjet dhe një patrullë policie.

Sipas informacioneve paraprake shkak i përplasjes dyshohet se është bërë mosrespektimi i semaforit nga makina e policisë, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

Grupi i hetimit ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë-Vetëhelmohet 41-vjeçarja në Korçë/ Ndërron jetë rrugës për në spital

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Pojan të Korçës, ku një 41-vjeçare është vetëhelmuar në banesë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa 41-vjeçarja R.K. ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Më datë 20.09.2019, në orën 21:00, në fshatin Pojan, në banesë, është vetëhelmuar me lëndë helmuese (e papërcaktuar ende)shtetasja R.K, 41 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonin kanabis drejt Maqedonisë së Veriut/ Arrestohen dy persona

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë kapur duke transportuar kanabis drejt Maqedonisë së Veriut.

Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë operacionit rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, duke  transportuar  me një kafshë pune, rreth 55 kilogramë lëndë narkotike  e dyshuar  Cannabis-Sativa.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e  lëndëve narkotike kryesisht të llojit Cannabis-Sativa, nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shqipëria në drejtim të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të perfshirë në këtë veprimtari kriminale.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kultivonin bimë narkotike/ Prangosen tre vëllezër

Publikuar

-

Nga

Tre vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, në kuadër të një operacioni të koduar  “Brebulla”, pasi akuzohen për kultivim të bimëvë narkotike.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç,  (vëllezër) të tre banues në fshatin Toplanë, Njësia administrative Temal, Bashkia Vau-Dejës.

Sipas uniformave blu, të arrestuarit e sipërpërmendur, duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike kanabisi në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar”Brebulla” i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Operacioni nga DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Në pranga tre vëllezër të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar bimë narkotike.

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona tentonin të kultivonin  bimë narkotike në zonën e Toplanës, janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, ku është regjistruar procedimi penal  i vitit 2019, si dhe është hetuar për një peridhë tre mujore, me metodat speciale të hetimit.

Në kuadër të këtij procedimi, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në  bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, u  finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Brebulla”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç,  (vëllezër) të tre banues në fshatin Toplanë, Njësia administrative Temal, Bashkia Vau-Dejës.

Të arrestuarit e sipërpërmendur, duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike kanabisi në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE