Connect with Us

Ditët e fundit të verës? Njihuni me parashikimin e “frikshëm” per motin në ditët në vijim

Sociale

Ditët e fundit të verës? Njihuni me parashikimin e “frikshëm” per motin në ditët në vijim

Publikuar

-

Vera po numëron ditët e fundit të saj dhe hyrja e vjeshtës është në prag. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve ndërkombëtarë kjo vjeshtë do të jetë me mot të paparashikuar. Stuhi të herëpashershme, përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Shërbimi meteorologjik “AccuWeather” raporton se rajonet më të prekura nga një mot i tillë do të jenë në Europë, Italia, por dhe vendet e Ballkanit, ku bën pjesë dhe Shqipëria.
Sipas këtij shërbimi, parashikohet që stuhitë me shi do të jenë të befasishme dhe të shpeshta përgjatë gjithë vjeshtës.

“AccuWeather” në parashimin për vjeshtën raporton se më së shumti reshje do të ketë në tetor dhe nëntor.  Me kalimin e muajit nëntor “Accuweather” njofton për mundësinë e depërtimit të ajrit të ftohtë nga lindja dhe veriu duke sjellë ulje ekstreme temperaturash dhe më shumë dëborë në Ballkan. Një mot i tillë nuk do e prek Europën Perëndimore. Kjo pjesë e Europës gjatë vjeshtës do të ketë mot të qëndrueshëm./Burimi:intv

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vdekja e 27-vjeçarit nga Kavaja/ Urgjenca Kombëtare reagon pas akuzave: Si u trajtua rasti i të riut

Publikuar

-

Nga

Vdekja e 27-vjeçarit nga Kavaja/ Urgjenca Kombëtare reagon pas akuzave: Si u trajtua rasti i të riut

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar në lidhje me akuzat për vdekjen e një 27-vjeçari sot në Shërbimin Infektiv, familjarët e të cilit pretendojnë se nuk i është ofruar ndihmë mjekësore.

Kjo qendër ka mohuar akuzat, ndërsa theksoi se të riut nga Kavaja i është ofruar shërbim.

Sipas Urgjencës, “27 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore për disa ditë në spitalin infektiv, ku megjithë përpjekjet e stafit, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e aksidentit cerebral vascular. 27 vjecari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19.”.



Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore sqaron opinionin publik në lidhje me humbjen e jetës së 27 vjeçarit nga Kavaja. QKUM ngushëllon familjarët për humbjen e jetës së djalit 27 vjeçar.
Lidhur me dezinformimin e përhapur në media se të riut i është mohuar shërbimi mjekësor, sqarojmë si vijon:
Pacienti me inicialet A.C, 27 vjeç, ka telefonuar për herë të parë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, në datën 21 Korrik, rreth orës 14:00. Pacienti referon se është Covid-19 pozitiv dhe vuante nga drepanocitoza dhe hepatiti B. Ka shkuar ekipi mjekësor i spitalit Kavajë dhe pasi e ka bërë vizitën mjekësore ka aplikuar një terapi për qetësimin e simptomave të sëmundjes. Pacienti ishte vizituar edhe nga një mjek pneumolog dhe kishte bërë një konsulencë me mjekun hematolog. Pas një ore qytetari telefonon përsëri 127 duke referuar se nuk po qetësohej. Është dërguar përsëri ekipi mjekësor dhe pacienti është transportuar në spitalin Infektiv në QSUT në Tiranë, ku është shtruar që prej datës 21 korrik me kod të verdhë, brenda ditës kur ka telefonuar. (rekordet bashkëlidhur).

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

LEXO EDHE:  Pas një jave me shi/ Mësoni surprizat e motit për këtë të diel

Duke hedhur poshtë çdo aludim të pavërtetë për punën e palodhur të ekipeve mjekësore të Urgjencës mjekësore, sqarojmë opinionin publik se Urgjenca Kombëtare është në shërbim 24/7 me profesionalizëm për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve, jo vetëm pacientëve me COVID por të gjitha patologjive në të gjithë vendin. 27 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore për disa ditë në spitalin infektiv, ku megjithë përpjekjet e stafit, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e aksidentit cerebral vascular. 27 vjecari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19.”-thuhet në reagim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ambasada gjermane bën njoftimin e rëndësishëm/ Ja kur do rihapet Zyra e Vizave dhe Pasaportave

Publikuar

-

Nga

Ambasada gjermane bën njoftimin e rëndësishëm/ Ja kur do rihapet Zyra e Vizave dhe Pasaportave

Ambasada Gjermane në Tiranë bën të ditur se ditën e hënë, në datë 27.07.2020 do të rihapet Zyra e Vizave dhe Pasaportave.

Në një mesazh në faqen e saj në rrjetet sociale, ambasada thekson se aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri.



“Rihapet Zyra e Vizave dhe Pasaportave

LEXO EDHE:  Pas një jave me shi/ Mësoni surprizat e motit për këtë të diel

LEXO EDHE:  'Çmenduria' e motit/Si do jenë temperaturat këtë fundjavë ?

Zyra e Vizave dhe Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë rifillon punën normalisht ditën e hënë, më 27.07.2020; takimet e konfirmuara mund të mbahen. Aplikuesve, të cilët kanë pasur takim në periudhën kohore 20.07.2020 deri më 24.07.2020 do t’u konfirmohet një takim i ri.”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Për ditën e sotme dhe nesër, në vendin tonë moti parashikohet të jetë kryesish i kthjellët përgjatë vijës bregdetare.

Sipas SHMU, vranësirat do të bëhen prezente në orët e mesditës përgjatë relieveve malore duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal.



Era do të jetë nga veriperëndimi 1-8m/s, e cila hera-herë përgjatë vijës bregdetare do të fitojë intensitet deri në 15m/s.

LEXO TE PLOTE