LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dështimi dhe kapitullimi i Narko-Shtetit”/ Gjunkshi nxjerr zbuluar Lleshajn

20 Gusht 2019, 16:39, Aktualitet CNA
“Dështimi dhe kapitullimi i Narko-Shtetit”/ Gjunkshi nxjerr

Ish deputeti i Partisë Demokratike  Xhemal Gjunkshi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se narko-shteti ka dështuar dhe është drejt kapitullimit.

Duke cituar edhe ministrin e Brendshëm, i cili ka thënë se vendi ynë do të pastrohet nga kanabisi,  Gjunkshi shkruan se pas 15 qershorit, janë asgjësuar vetëm 133 bimë narkotike.

Sipas tij kjo tregon ose mospërgjegjësi ose bashkëpunim të policisë me krimin e organizuar e mafien.

Postimi i plotë

Deshtimi dhe kapitullimi i Narko-Shtetit.

Me date 09.05.2019 Ministri i Brendshem, ne takimin me strukturat drejtuese te Pushtetit Vendor dhe te Policise se Shtetit deklaron:

?Roli dhe përgjegjësia e autoriteteve qofshin vendore, është përgjegjësia e drejtëpërdrejte e drejtuesve që operojnë në çdo pjesë të vendit.

Çdo bimë që kapet para datës 15 qershor është detyrë e juaja, çdo gjë që kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësia juaj?.

Narko-Shteti paska aktivizuar 1600 forca policie per te zbuluar 133 bime narkotike ?.

133 bime narkotike i asgjeson minimumi vetem nje polic.

Kush e dha urdherin per te aktvizuar 1600 forca policie?

Ishte e domosdoshme prononcimi dhe deklarimi i institucioneve me prestigjoze nderkombetare, qe Shqiperia eshte kthyer ne Columbia e Europes, qe Narko-Qeveria te shtoje numrin e policeve per kontrollin e territorit, pasi perbejme rrezik jo vetem per Sigurine Kombetare, por edhe nje rrezik per Sigurine Rajonale.

Mos kemi te bejme me ?alarme te rreme??

Me cfare kemi te bejme ne kete rast?

Me mungese te burimeve njerzore?

Me mungese te kapaciteteve operacionale?

Me paaftesi profesionale?

Me ?mungese pervoje??

Apo me nje mirorganizim te struktuar dhe te bashkerenduar te strukturave te Policise me Krimin e organizuar.

Kush jane ata qe e kane lejuar qe te shkohet ne kete gjendje?

Ku eshte pergjegjesia e drejtuesve te Narko- Policise?

Fajtore nuk ka, perkundrazi sic ka ndodhur gjithmone drejtuesit e policise shperblehen dhe gradohen ne detyra te larta.

Ky eshte modeli qe keni treguar deri tani.

Ku eshte pergjegjesia e Ministrit te Brendshem qe ka mashtruar haptazi opinionin publik, qe me nje papergjegjshmeri toatale, vetem mashtron.

Mos i tregoni popullit parcelat e mbjella me miser.

Tregoni parcelat e mbjella me kanabis.

Populli thote:

Dielli nuk mbulohet me shoshe.

Mashtrimit te Narko-Qeverise po i vjen kapitullimi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga