LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bledi Mane plas skandalin/ Ja monumenti i radhës që po përgatit Veliaj

20 Gusht 2019, 12:29, Aktualitet CNA
Bledi Mane plas skandalin/ Ja monumenti i radhës që po përgatit

Gazetari Bledi Mane akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se po bën gati një tjetër memorial.

Në një postim në rrjetet sociale, Mane shkruan se pas memorialit turk, Bashkia e Tiranës po ngre një tjetër monument për 6 milionë hebrenjtë e vrarë.

?Një muaj më parë Bashkia e Tiranës në mënyrë tinzare ndërtoi një monument për dëshmorët e rinj taze që dhanë jetën në Stamboll për zgjatjen e pushtetit të Erdoganit ndërsa tani, një tjetër monument po hedh shtat mes parkut më të famshëm.?-shkruan ndër të tjera Bledi Mane.

Sipas tij, Bashkia po përgatit një përmendore në formë trinity, e cila u kushtohet 6 milionë hebrenjve të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.

?Këtu fillon groteskja, tragjikomedia. Shqipëria nuk spiunoi, nuk dorëzoi dhe nuk pushkatoi asnjë nga ata pak çifutë që u strehuan këtu. Shqipëria nuk ndjehet fajtore por krenare ndaj ngritja e kësaj përmendoreje në 3 gjuhë (shqip, anglisht, hebraisht) tingëllon absurde, hipokrite, servile.?-shkruan ndër të tjera Mane.

Postimi i plotë:

Harrojini dëshmorët turq, Bashkia e Tiranës po ngre një tjetër monument për 6 milionë hebrenjtë e vrarë!

Parku i Liqenit Artificial në verilindje të kryeqytetit po u njan më tepër skenave të filmave të regjisorit britanik Alfred Hiçkok. Ti ecën nëpër shtigjet e pyllit dhe befas të shfaqet një varr, një zog që cicëron, një çift rënkon.

Era përkëdhel tymin e hashashit, qenushi që luan me të zonjën, pleqtë ia fusin një lojë domino, manjakët fshehur te ferra presin dashnorët të heqin brekët…

Te Parku i Liqenit artificial tashmë gjen varre anglezësh, gjermanësh, statuja partizanësh. Varre rilindasish, ballistësh, komunistësh. Nuk i mungon asgjë Liqenit, as erotizmi e as heroizmi.

Madje ky i fundit tashmë po ndërkombëtarizohet. Një muaj më parë Bashkia e Tiranës në mënyrë tinzare ndërtoi një monument për dëshmorët e rinj taze që dhanë jetën në Stamboll për zgjatjen e pushtetit të Erdoganit ndërsa tani, një tjetër monument po hedh shtat mes parkut më të famshëm.

Një përmendore në formë trinity u kushtohet 6 milionë hebrenjve të vrarë në Luftën e Dytë Botërore. Këtu fillon groteskja, tragjikomedia. Shqipëria nuk spiunoi, nuk dorëzoi dhe nuk pushkatoi asnjë nga ata pak çifutë që u strehuan këtu. Shqipëria nuk ndjehet fajtore por krenare ndaj ngritja e kësaj përmendoreje në 3 gjuhë (shqip, anglisht, hebraisht) tingëllon absurde, hipokrite, servile.

Personalisht uroj që në botë mos të ndodhin më tragjedi apo konfilkte ushtarake sepse Parku i Liqenit Artificial të Tiranës është tepër i vogël dhe nuk ka vend për çdo dëshmor që jep jetën për Afrikën, Azinë apo Amerikën Latine. I lutem lali Erit të ndërhyjë menjëherë për përfundimin e luftës në Siri apo në Kashmir të Pakistanit sepse na mjafton betonizimi i kryeqytetit me gradaçela!

Lajmet e fundit nga