Kronika
Autobusi merr para motorin/ Ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në Farkë të Vogël.
Mësohet se autobusi urban ka përplasur një motor dhe si pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar, me inicialet SH. S.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.
“Rreth orës 11:00 në rugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës, shtetasi SH.S.
Drejtuesi i autobusit, shtetasi H. P. L, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Moderatorja shqiptare në zi/ Humb njeriun e dashur
Moderatorja shqiptare, Dojna Mema ka humbur sot personin e saj më të dashur, babain. Lamin e ka bërë të ditur vetë moderatorja, përmes një njoftimi...

Lajm i hidhur për botën e sportit/ Ndahet nga jeta profesori korçar
Ndahet nga jeta një ndër figurat më të njohura të sportit në Korçë, Ilia Jorgji. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët e Jorgjit,...