Politikë
Voltana Ademi tregon “dhëmbët”/ Unë do jem kryetare e Bashkisë

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi vijon të mos tërhiqet. Në një prononcim për mediat, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Ademi është treguar mjaft e prerë në qëndrimin e saj.
Ademi tha se ajo do të vazhdojë te jetë në detyrën e kryebashkiakes, deri në momentin që do të bëhen zgjedhje të vërteta.
“Qytetarët sot mbrojtën Shkodrën dhe Shqipërinë. Sot shkodra dha shembullin më të mirë për qytetarët Shqiptarë. Ajo që ka ndodhur sot në Shkodër do të zhbëhet me Kushtetutë. Unë nuk lodhem së falenderuari sepse Shkodra meriton shumë. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë ta duam dhe ta mbrojmë këtë qytet. Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësinë që të jem kryetare e bashkisë së Shkodrës, deri në momentin kur ne të bëjmë zgjedhje të vërteta”-tha ndër të tjera Voltana Ademi./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Shënim/ Pse është “çmendur” Mona
Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK duket se është drejt finalizimit. Tashmë janë zgjedhur edhe...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “zbulon” dy liderët e rinj të opozitës/ “Shuplakë” Bashës
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar reagimet e opozitës në lidhje me monologun e mbrëmshëm të Adi Krastës, të cilin e...