LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjeshta vendimtare për çmontimin e diktaturës/ Deputeti: Shkodra shembull i demokracisë

19 Gusht 2019, 17:43, Politikë CNA
Vjeshta vendimtare për çmontimin e diktaturës/ Deputeti:

Kundërshtimi i konstituimit të Këshillit bashkiak të Shkodrës nëpërmjet protestës së organizuar nga dega e Partisë Demokratike të kësaj bashkie, ka frymëzuar deputetin  e listës së PD-së të qarkut të Beratit, Lefter Maliqi, që këtë akt e ka vlerësuar si të vetmen rrugë për ti dhenë fund diktaturës lokale të instaluar pas votimeve të 30 qershorit.

“Vjeshta vendimtare për cmontimin e diktaturës. Demokracia lokale nuk egziston më pas zgjedhjeve moniste të 30 Qershorit dhe uzurpimit me forcë të bashkive nga Rilindja e krimit. Parlamenti, bashkitë, këshillat bashkiake, qeveria, 95% e institucioneve janë moniste. Vendi drejt Diktaturës. Në Shtator duhet të paralizohet jeta në vend për të ardhmen e përbashkët. Qytetarë, socialistë të ndershëm, demokratë, opozitare, shoqëri civile në të njejtën kohë me thirrje e organizim të mirëfilltë me dhjetra mijëra qytetarë të protestojmë fortë para 61 bashkive në vend. Nuk ka polici, nuk ka forcë që të ndali zemerimin popullor kundra klikes mafioze qe po instalon diktaturen ne cdo bashki, ne cdo institucion te vendit. Boll me ne paqe me krimin, drogen, varferine, pasigurine, paftesine, ironine ,shantazhimin e Rilindjes se krimit dhe diktatures. 61 protesta ne te 61 bashkite, ne te njejten kohe te qendrueshme do bejne te mundur rrezimin e kalorësit dështak të Rilindjes, turpit të shqiptareve me citjane, veshje skandaloze, sjellje jo normale, ironi e shantazhime qe si ka hije nje kryeministri por nje njeriu te semure, droguar me probleme psiqike e mendore. Protestat e menjehershme ne cdo bashki te zaptuar moniste pa zgjidhje e zgjedhje, pa perfaqesim demokratik gjithpërfshirës, do shpëtojnë vendin nga instalimi i diktaturës dhe do cojnë vendin drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, të ndershme, gjithpërfshirëse, të parakohshme lokale dhe parlamentare. Shembull i demokracisë mbetet Shkodra blu,të ndjekim nga pas qytetarët e djepit të kulturës e shembullit të demokracisë dhe qytetërimit Shkodrës heroike e patriotike.Vjeshta vendimtare, revolucioni demokratik i pashmangshem per fatet e vendit ne BE dhe cmontimin perfundimtar te se keqes”, shkruan Maliqi në faqen e vet në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga