LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijojnë tensionet në Shkodër/ Greta Bardeli lë mbledhjen e Këshillit

19 Gusht 2019, 10:17, Politikë CNA
Vijojnë tensionet në Shkodër/ Greta Bardeli lë mbledhjen e

Situata në Shkodër vijon të mbetet e tensionuar. Ndërsa në Bibliotekën e Universitetit ?Luigj Gurakuqi?, vijon mbledhja e Këshillit Bashkiak, jashtë ambienteve të saj mbështetës të PD-së, protestojnë kundër konstituimit të këtij këshilli.

Protesta është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të futen në sallë, por nuk janë lejuar nga uniformat blu.

Ndërkohë debate ka pasur edhe në mbledhjen e Këshillit, ku ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e PD-së, Greta Bardeli.

Bardeli është ngritur në mes të mbledhjes dhe ka hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste dhe mbledhjes që po organizohet.

“Kjo është mbledhje ilegjitime. Keni shkelur me këmbë për 45 vite qytetin tim. Do mabni përgjegjësi jo vetëm kushtetuese por edhe penale. Është turp” ka thënë Greta Bardeli.

Bardeli ishte futur në sallë për të vëzhguar mbledhjen dhe për të dokumentuar parregullsitë, por pas debateve, ajo është larguar nga mbledhja.

Lajmet e fundit nga