LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“U ngopem, boll më që në mëngjes”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

19 Gusht 2019, 07:19, Aktualitet CNA
“U ngopem, boll më që në mëngjes”/

Qytetarët shqiptarë, tashmë duket se janë të ngopur nga premtimet boshe dhe propaganda e qeverisë.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar një video me turistë të huaj, që vijnë në Shqipëri.

Rama shkruan se turistët e huaj zgjedhin për të ardhur në Shqipëri jo vetëm për turizëm, por edhe për kujdesin shëndetësor, ku spikat shëndeti oral. Në Shqipëri klinikat dentare operojnë me çmime shumë të favorshme në krahasim me klinikat e huaja jashtë vendit, kjo ka bërë që shumë turistë të  vendosin që kujdesin e dhëmbëve të kryejnë në Shqipëri.

?Mirëmëngjes dhe me buzëqeshjen e turistëve të shumtë që zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për të pushuar por edhe për kujdesin shëndetësor, ju uroj një javë të mbarë?-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi, qytetarët të cilët përballen çdo ditë me një realitet shumë ndryshe nga ai që propagandon kreu i qeverisë, kanë shpërthyer në komente.

? Kujdes shendetesor…nuk ke qene ndonjehere te Nene Tereza. Nuk ja ke idene si eshte…jo me larg se mbreme isha…Eshte nje temerr i veret …ata doktora qe ishin zgjuar muhabet per hesap te vet..te tjeret gjume….vetëm për shëndetësi mos thuaj asgjë, është zero.?-shkruan një qytetar.

Më tej një tjetër shkruan ?Kam 2 jave qe jam ketu në Shqipëri, edhe nuk pashe aq turiste sa thua ti.
Ja kalove edhe liderit te Korese se veriut me propagande.?

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan ?Kujdes shendetesor the????a je normal?.

Po ashtu një qytetar shkruan ?Mirmengjes Z. Kryeminister!. Kesaj tendes ketej nga fshati ynë e di si i thone?; Fshati digjet e k*rva Krihet. U ngopem,u ngopem,u ngopem,te lutem boll qe ne mengjes.flm.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga