Connect with Us

Të humbura prej 6 ditësh në Alpet shqiptare/ Gjenden turistet e huaja

Kronika

Të humbura prej 6 ditësh në Alpet shqiptare/ Gjenden turistet e huaja

Publikuar

-

Dy turiste të huaja që rezultonin të humbura që prej 13 gushtit në Alpet shqiptare, janë gjetur ditën e sotme pranë zonës së Vuthajt.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic.

Dy vajzat, Laura Sophie Veronika Mayer dhe Agata Patyczek, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura pasi nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre për një farë kohe.

LEXO EDHE:  Lufta kundër kanabisit/ Shpëtojnë “peshqit e mëdhenj”

Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin vënë në kërkim të dy vajzave në Alpet Shqiptare, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore thuhet se është e mirë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Goditi me thikë trajnerin e Vllaznisë/ Gjykata lë në burg autorin dhe bashkëpunëtorin e tij

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Shkodrës lë në burg 19 vjeçarin Nehat Fojleta dhe 21 vjeçarin Sehar Xhenje, të cilët sulmuan ish-trajnerin e Partizanit Ernest Gjokën.

Mësohet se Gjykata ka vendosur nga 2.6 vite burg për të dy të rinjtë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, ndonëse Prokuroria kishte kërkuar 14 vite për Foljetën dhe 12 për Xhenjen me akuzën e “Vrasjes me dashje” në bashkëpunim mbetur në tentativë.

LEXO EDHE:  Superaksion i policisë/ Sekuestrohen 26 mijë rrënjë kanabis

LEXO EDHE:  Superaksion i policisë/ Sekuestrohen 26 mijë rrënjë kanabis

Foljeta është i riu që më 22 shkurt të 2018-ës, në fushën sportive “Reshit Rusi”, tentoi të godasë me thikë ish-trajnerin e skuadrës shkodrane Vllaznia, por që dështoi falë ndërhyrjes së futbollistit Gilman Lika. Ai u largua nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një benzi që drejtohej nga Sehar Xhenje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Vetëm menderë-shpuarit kamuflohen”/ Degjeneron në sharje banale debati mes aktivistëve të Teatrit

Publikuar

-

Nga

Ka degjeneruar në sharje banale, konfrontimi mes aktivistëve të “Aleancës për Tetarin”.

Nisur nga një postimi i Kastriot Çipit, në rrjetet sociele, një prej tyre e konsideron këtë  të  fundit si një person që fshihet pas grave, ndërsa  nënvizon se “as burrat e as gratë nuk fshihen kështu. Vetëm mendere-shpuarit kamuflohen nga burra në gra”.

Debatet kanë nisur dje paradite, ndërsa pasqyrojnë tensionin e ditëve të fundit, kur një grup në të cilën bëjnë pjesë Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Edmond Budina etj., duket se kanë krijuar shqetësim për aktivistët e tjerë me arrogancën për mungesën e transparencës dhe përpjekjen për të diktuar aksionin politik të aktivistëve.

LEXO EDHE:  Superaksion i policisë/ Sekuestrohen 26 mijë rrënjë kanabis

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Identifikohet autori

Disa prej aktivistëve grupuar rreth Kastriot Çipit, Elona Casllit, Mirela Jorgos kanë debatuar dhe për pak situate ka shkuar deri tek përleshja fizike nëse nuk do të kishte ndërhyrë një punonjës i policisë private i pranishëm aty.

Në qendër të debatit duket se janë mungesa e transparencës për fondet e mbledhura, dhe akuza të ndërsjella mes tyre për implikime politike.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti tragjik në Korçë/ Kush është shoferi që humbi jetën në vend

Publikuar

-

Nga

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit të Korçës, në afërsi të fshatit Rrembec.

Sipas informacioneve, shoferi i identifikuar si M. Bodo, 37 vjeç ka ndërruar jetë në vend, pasi mjeti me të cilin udhëtonte humbi kontrollin duke u përmbysur në rrugë.

“Më datë 07.12.2019, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë kryqëzimit të fshatit Rëmbec, shtetasi M.B., 37 vjeç, banues në fshatin Orman, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet 98.3 kg drogë dhe dy automjete/ Në pranga dy persona

LEXO EDHE:  Drejtonte makinën i dehur/ Arrestohet

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njofrimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE