Connect with Us

Si po zhduken shkrimet kritike ndaj Ramës dhe Veliajt/ Zbulohet kompania që sulmon mediat

Lajm i Rekomanduar

Si po zhduken shkrimet kritike ndaj Ramës dhe Veliajt/ Zbulohet kompania që sulmon mediat

Publikuar

-

Liria e medias në vendin tonë vetëm sa po përkeqësohet. Me qindra postime video, kritike ndaj qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, janë hequr nga rrjete të ndryshme sociale kohët e fundit, në kuadër të një fushate sistematike dhe të planifikuar.

Sikurse shkruan Exit.al, pas këtyre veprimeve qëndron Acromax Media GmbH, një kompani e regjistruar në Gjermani, me pronarë shqiptarë, e cila pretendon se zhvillon “menaxhimin e të drejtave dixhitale” të mediave shqiptare.

Kompania ka siguruar kontrata për menaxhimin dixhital të çdo prodhimi të mediave kryesore televizive në vend, përfshi grupet mediatike Klan, Top Channel, Neës 24, Vizion+, etj., dhe në emër të tyre ajo ndalon postimin në Facebook dhe Google të postimeve që përmbajnë pamje, sado të shkrutra, të marra prej transmetimeve të tyre.

Në fakt, jo të çdo lloj postimi, por vetëm të atyre që janë kritike me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, postimet pozitive nuk sulmohen nga Acromax.

Deri tani, me kërkesë të Acromax, janë hequr nga Facebook me qindra video kritike ndaj Ramës dhe Veliajt, janë mbyllur disa faqe që kanë botuar më shumë se një herë video të tilla, janë bllokuar përkohësisht faqe të tjera, dhe janë mbyllur profilet personale të administratorëve.

Gjithashtu e njëjta kompani sulmoi pak kohë më parë edhe CNA.al (CityNews Albania), për shkrimet kritike ndaj Erion Veliajt, duke pretenduar se kemi përdorur një foto, të drejtën e së cilës e paska zyrtarisht Partia Socialiste. Ndërkohë që shkrimi kishte të bënte për vrasjen e Ardit Gjoklajt. (lexo këtu) .

Në fakt, shpesh vijnë foto zyrtare të Erion Veliajt, por CNA.al është një agjenci lajmesh që ka kontratë me kompaninë LSA, një kontratë të rregullt dhe kryen pagesa të rregullta mujore.

Më tej u sulmua edhe serveri por CNA.al e përballoi. Dhe për këtë CNA.al ka përgatitur edhe një padi penale ndaj komanisë Acromax për shantazh ndaj mediave, sepse kërkoi që të hiqej një material investigues, ndërkohë që kjo kompani ka të drejta vetëm për foto dhe video të personazheve të show  bizz.

Është një fushatë që po shuan ngadalë çdo faqe në Facebook kritike naj Ramës dhe Veliajt dhe po bën të pamundur çdo lloj positimi kritik që përmban video të daljeve dhe deklaratave të tyre publike.

Është abuzim i konceptit të të drejtave të autorit, për të mundësuar censurë politike duke shkelur të të drejtat themelore të fjalës së lirë. Duket se pas fushatës qëndron vetë qeveria, e cili po përdor Acromax si një instrument censure.

Çfarë po ndodh?

Shumë faqe apo profile individuale, kryesisht në Facebook, duke shfrytëzuar përparimin teknlogjik, përdorin klipe të shkurtra video apo montazhe të tyre, për të vetëdijësuar, denoncuar apo kritikuar në lidhje me veprimtarinë politike, përfshi skandale, mosmbajtje premtimesh, qendrime të debatueshme, etj.

Videoklipet janë marrë nga daljet publike të politikanëve të bëra apo të përcjella nga televizione, të cilat transmetohen falas prej tyre. Në të gjitha rastet, përdorimi i videoklipeve nuk është bërë për qëllime tregtare.

Për shembull, ndër temat më të rrahura në këto faqe është kritika ndaj kryebashkiakut Veliaj për ndërtimet në qendër të Tiranës. Një numër faqesh kanë prodhuar video ku përmbahen deklaratat e Veliajt gjatë fushatës 2015, ku premtohej bllokimi i ndërtimeve. Këto premtime më pas përballen me imazhet të gjendjes aktuale të ndërtimeve.

Muajt e fundit, shumica e këtyre videove janë sulmuar nga Acromax Media, e cila e konsideron imazhin e deklaratës së Veliajt “pronësi intelektuale” të televizioneve ku ato janë dhënë (kryesisht Klan, Top Channel dhe Vizion Plus). Si rezultat, Facebook ka hequr psotimet që përmbajnë video me premtimet e Veliajt. Acromax e konsideron pamjet video të Veliajt në Opinon si “pronësi intelektuale”, njësoj si muzikën apo filmin, dhe nuk lejon përdorimin e tyre.

Në fakt Acromax ka shënjestruar çdo video të postuar në rrjetet sociale në lidhje me premtimet e pambajtura të Kryebashkiakut Veliaj. Për shkak të numrit të videove të tilla të postuara, që përpara se Acromax të fillonte fushatën dhe të pretendonte pronësinë intelektuale mbi këto imazhe, disa faqe në Facebook dhe profile personale janë mbyllur përgjithmonë nga Facebook për “shkelje të vazhdueshme të të drejtave të pronës intelektuale”.

Kështu Acomax është kthyer në “instrument censure” dixhitale të Veliajt dhe Ramës. Ajo e ka bërë të pamundur kritikën ndaj tyre nësë përdoren imazhe video të transmetuar nga televizionet e vendit.

Çfarë është Acromax?

Acromax është kompani e themeluar në vitin 2007 dhe e regjistruar në Hamburg të Gjermanisë. Pronarët e saj janë Aldor Nini dhe Anxhela Faber, kjo e fundit vajza e ambasadores sonë në SHBA, Floreta Faber.

Acromax vepron në fushën e “menaxhimit të të drejtave dixhitale”—duke ndaluar shpërndarjen e paligjshme të klipeve muzikore të një numër artistësh shqiptarë. Historia e shkuar e Acromax është gri, pasi ajo është akuzuar në të shkuarën për abuzim të të drejtave të autorit dhe se ka marrë në mënyrë të paligjshme të drejtat e një numri artistësh. Për shembull, këngëtari dhe producen i Flori Mumajesi, ka fituar një çështje gjykatat gjermane kundër Acromax, megjithëse informacioni publik për çështjen është i kufizuar.

LEXO EDHE:  Kodi i "çuditshëm" i veshjes që Rama u ka vendosur kryeministrave të Ballkanit Perëndimor (Foto)

Vitet e fundit, kompania është përqendruar në “monetizimin e përmbajtjes dixhitale” për televizionet shqiptare. Acromax pretendon se ka marrëveshje me thuajse të gjithë kanalet kryesore në Shqipëri, e disa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe ka të drejtën ekskluzive për shpërndarjen e çdo përmbajtje nga këto kanale në platformat dixhitale (Facebook, Youtube, etj).

Në bazë të këtyre marrëveshjeve, Acromax pretendon se ka të drejtën të heqë çdo video që përdor çfarëdo materiali nga këto kanale, sado i gjatë të jetë dhe pavarësisht se si është transmetuar prej tyre. Kjo do të thotë se çdo deklaratë publike e bërë ndonjëherë në një televizion që ka kontratë me Acromax, qoftë edhe për pak sekonda, nuk mund të përdoret nga askush nëse nuk dëshiron Acromax.

Me kërkesë të Acromax, Facebook dhe Youtube heqin çdo postim që përmban materiale të tilla, dhe sipas politikës së Facebook, faqet apo profilet që kanë shkelur disa herë të drejtat e Acromax mbyllen përfundimisht. Madje Acromax ka arritur që të bllokojë, për “shkelje të të drejtave të pronësisë”, faqe dhe profile në Facebook apo Youtube, të cilat kanë postuar materiale në të shkuarën, para se Acromax të kishte marrëveshje me transmetuesit përkatës.

Abuzimi i të drejtave nga Acromax

Veprimet e Acromax janë keqpërdorim i të drejtave të pronës dixhitale dhe duket se janë pjesë e një fushate qeveritare të mirëplanifikuar dhe të mirëzbatuar për të heshtur zërat kritikë ndaj qeverisë.

Së pari, deklaratat publike në transmetime publike në lidhje me çështje me interes publik nuk janë të krahasueshme në asnjë formë me materialet artistike.

Facebook pajtohet në parim me këtë premisë. Facebook sqaron se “e drejta e autorit… kërkon të mbrojë veprat origjinale të autorësisë, siç janë librat, muzika, filmi dhe arti”. Facebook gjithashtu pretendon se kjo e drejtë nuk aplikohet ndaj fakteve dhe ideve, të paktën në parim. Deklaratat publike nga politikanët dhe figurat e tjera publike vështirë se mund të klasifikohen si “punë origjinale artistike”.

Në vetë Shtetet e Bashkuara, figurat publike postojnë videoklipe të marra nga rrjetet televizive. Për shembull, Presidenti Trump poston rregullisht videoklipe të shkurtra nga Fox Neës; ai gjithashtu ka përdorur montazhe të klipeve të vjetër për të kundërshtuar dhe krahasuar pozicionet e kundërshtarëve të tij. Megjithatë, do të ishte e paimagjinueshme që Fox Neës ose MSNBC të kërkojnë të drejtën e pronës për klipe të shkurta siç janë ato të përdorura në këto postime.

Akti i Mbrojtjes së të Drejtave të Mijëvjeçarit Dixhital (DMCA) i vitit 1998—ligji kryesor i SHBA-ve që rregullon menaxhimin e të drejtave dixhitale—i referohet punës origjinale artistike, si përfituesi kryesor i mbrojtjes juridike. Ligji as nuk i referohet, dhe as nuk është përdorur në SHBA, për deklaratat publike të politikanëve, qoftë edhe ato të bëra në emisione të posaçme televizive.

Është e qartë, se përdorimi i të drejtave të pronësisë dixhitale nga Acromax është aplikim ekstrem i këtyre te drejtave dhe i papajtueshëm me frymën e ligjti dhe me praktikat më të mira botërore.

Së dyti, Acromax ka krijaur dy standarde: ajo nuk heq asnjëherë videot e përdorura në frymë pozitive ndaj Ramës dhe Veliajt.

Qeveria shqiptare përdor rregullisht për propagandën e saj dixhitale video materiale të marra nga kanalet kryesore pa u bllokuar ndonjëherë nga Acromax.

Kryeministri Edi Rama ka shkuar dhe një hap më tej: ai transmeton drejtpërdrejt në faqen e tij personale në Facebook çdo shfaqje të tij në TV. Ky veprim, shfaqje drejtpërdrejt e një emisioni të plotë, duhet të denoncohej nga Acromax, por ajo nuk e ka bërë këtë gjë.

Duket qartë se roli i Acromax është ai i inkuziorit ndaj heretikëve që kritkojnë Ramën dhe Veliajn në rrjetet sociale. Kjo sinjalizon një përshkallëzim të përpjekjeve të dyshes Rama-Veliaj për të kontrolluar cdo kritikë ndaj tyre, dhe për ta eliminuar që në gjenezë. Për këtë qëllim, duke përdorur një kompani private nën kontrollin e tyre, po abuzojnë me një parim të tregut për të shkelur të drejtën themelore të demokracisë: atë të fjalës së lirë.

Rama dhe Veliaj, shkatërruesit e medias

Foto-Veliaj sulmon mediat/ CNA.al i përgjigjet  

Veliaj përfshihet në skandal/ I akuzuari si “vrasësi” i Ardit Gjoklajt, pa diplomë?

Pse tmerrohet Erion Veliaj nga vrasja e Ardit Gjoklajt

 

Veliaj sulm ndaj CNA.al

“Çmendet” PS dhe Veliaj/ Raportojnë CNA.al për shkrimet kritike

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Shënim/ Lironi gazetarët, fajtori është në Presidencë

Publikuar

-

Nga

Pak para mesantës së mbrëmshme, qarkulloi një fake news, sipas të cilit një tërmet i fortë pritej të godiste Shqipërinë.

Lajmi u publikua nga portal Syri.net i Çim Pekës, por ajo që ishte e çuditshme pas këtij lajmi të rremë ishte pikërisht reagimi i vetë medias që e publikoi.

Pasi lajmi në fjalë përhapi panik tek qytetarët e Tiranës të cilët mësynë rrugët, lajmi u fshi dhe për më tepër për tu justifikuar dolën edhe me një qëndrim publik, duke përdorur një intervistë të një sizmologu grek, të dhënë për TCH. Ndër të tjera bëhej apel edhe të mos dëgjohen portalet, kur në fakt lajmi ishte prodhuar nga Syri, sepse sizmologu grek nuk kishte thënë asgjë të tilë.

Intervista e dhënë nga sizmologu grek në Top Channel nuk fliste për asnjë tërmet që pritej për ditën e djeshme.

Nga ana tjetër, pati një reagim edhe nga uniformat blu, të cilët shoqëruan në komisariat gazetarin e Syri.net Aurel Rakipllarin dhe gazetaren e Shekullit, Daniela Grica.

LEXO EDHE:  Kodi i “çuditshëm” i veshjes që Rama u ka vendosur kryeministrave të Ballkanit Perëndimor (Foto)

LEXO EDHE:  Zuckerberg nën presion për t’u larguar nga rrjeti social

Por, këtu ka edhe një tjetër detaj, që nuk duhet anashkaluar.

Në të gjitha faktet dhe detajet, dukej se ajo ishte një sulm i stimuluar për të ngjallur panik në kryeqytet dhe gazetarët duhet të lirohen, sepse përgjegjësit e vërtetë të atij kaosi i gjeni tek Presidenca dhe jo më larg se ky institucion.

Përgjegjësit e këtij paniku i gjeni tek Ilir Meta dhe shokët e tij, dhe jo tek gazetarët që punojnë për bukën e gojës , qoftë edhe tek portal i Cimit.

Shkoni në Presidencë, është ai që bënte paralajmëronte për tërmetin, por që sot e mohon atë.

Njëlloj si Çimi që bënte thirrje për të dalë në rrugë dhe pastaj mohonte daljen në rrugë, edhe Meta sot bën thirrje për “tju rikthyer jetës së përditshme”./ CNA.al

Meta qetëson qytetarët/ T’i kthehemi jetës së përditshme

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Horoskopi i ditës, 22 shtator 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI21. mars – 20. prill

Dite e shkëlqyer do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do përjetoni emocione te forta dhe do i harroni problemet qe keni pasur me herët. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje, por miqtë nuk do i lënë asnjë moment vetëm qe ata te mërziten. Buxhetin do mundoheni fort ta ekuilibroni, por për fat te keq nuk do ja arrini dot.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite aspak e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe do mërziteni. Beqaret do bëjnë mire te rikthehen ne realitet dhe te mos ëndërrojnë me shume nga sa duhet sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi dhe do duhet te paguani fatura te majme ne këtë sektor.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Juve qe jeni ne një lidhje sot do ju pëlqejnë gjerat e çmendura dhe mund te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për te përjetuar sa me shume emocione. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe mund te lëndohen. Shpenzimet kryejini gjate gjithë kohës me kujdes dhe gjendja ka për te mbetur e mire.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Sot do përballeni me surpriza te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Çdo çast i kaluar pranë partnerit do jete aq i bukur saqë shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim interesant. Nuk ka ardhur ende dita me e favorshme për ta. Me financat duhet te ndiqni strategji strikte ne mënyrë qe te mos keni probleme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Edhe pse presioni nga jashtë do jete shume i madh gjate kësaj dite, ju nuk do i dëgjoni aspak te tjerët dhe do bëni gjithçka qe dëshironi. Partneri do jete me i çiltër dhe do dije edhe t’iu surprizoje. Beqaret nuk do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë dhe ka rrezik qe ai t’iu ike nga duart. Ne planin financiar fati do jete me shumice dhe gjendja do vije shume shpejt duke u normalizuar.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Yjet janë premtuese për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe do ju duket sikur keni rilindur. Beqaret pas kaq kohesh pritjeje me ne fund do e gjejnë personin e duhur me te cilin do fillojnë një lidhje emocionuese. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk do ju dale asnjë e papritur. Vazhdoni ne këtë rruge sepse nuk do pendoheni.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

LEXO EDHE:  Detajet/ Si dështuan negociatat e takimit Rama-Basha

LEXO EDHE:  Video/ Qulloset apo permiret kryeministri

Mbajeni gjate gjithë kohës nen kujdes jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse ne te kundërt dikush tjetër do përfitojë dhe mund t’ua rrëmbejë atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te tregohen te duruar sepse sot nuk do iu jepen mundësi aq te mira sa për te filluar një lidhje. Financat do mbeten te mira për aq kohe sa ju te jeni te logjikshëm dhe te mos bëni çmenduri.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ju te dashuruarit do i përkushtoheni edhe partnerit edhe familjareve gjate kësaj dite. Do dini si ta ndani mire kohen qe asnjeri te mos mërzitet. Beqaret do përballen me një surprize gjigante qe do iu pëlqejë tej mase. Përgatituni për rrahje te forta zemre. Financat do jene goxha te mira. Duke iu menaxhuar si duhet ky sektor do ketë veçse përmirësime dhe asnjë lloj problemi.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite aspak e favorshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do grindeni me partnerin edhe për gjerat me elementare dhe nuk do pranoni te hapni rruge asnjë çast. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin, por e rëndësishme është qe do ndihen mjaft mire. Buxheti nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi. Kujdes me investimet qe te mos keni tronditje se shpejti.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite tej mase e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Disa persona te trete do kenë ndikim te jashtëzakonshëm tek ju dhe do ju nxitin te debatoni. Beqaret ka mundësi te fiksohen pas personave te martuar dhe shume me te mëdhenj ne moshe se ata. Nëse ne planin financiar i dëgjoni me kujdes te gjitha këshillat qe do iu japin specialistet gjendja ka për te qene e mire.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, sot mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi për te ardhmen. Nëse kjo lidhje ka ende probleme, mos hidhni asnjë hap sepse mund te gaboni. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe pasi personat qe do takojnë nuk do ju pëlqejnë sa duhet. Buxheti ne tërësi ka për te qene i kënaqshëm. Do i kryeni pa asnjë problem shpenzimet e planifikuara.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume ëndërrimtare sot ju te dashuruarit dhe realiteti ka për t’iu dukur me zhgënjyes se asnjëherë tjetër. Po nuk u rikthyet me këmbë ne toke do vuani. Beqaret do tërhiqen fizikisht nga disa persona, por nuk duhet kurrsesi te hedhin hapa pa i njohur mire ata. Për menaxhimin e buxhetit me mire merrni këshilla dhe sugjerime nga specialistet pasi vete nuk do ja dilni dot mbanë.

 

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

LEXO EDHE:  Kodi i “çuditshëm” i veshjes që Rama u ka vendosur kryeministrave të Ballkanit Perëndimor (Foto)

LEXO EDHE:  Video/ Qulloset apo permiret kryeministri

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: