Connect with Us

Shëndeti mendor po përkeqësohet/ Shqipëria e fundit në Europë për mjekët psikiatër

Sociale

Shëndeti mendor po përkeqësohet/ Shqipëria e fundit në Europë për mjekët psikiatër

Publikuar

-

Sëmundjet e shëndetit mendor po njohin përhapje më të madhe në popullatë së fundit. Por për të përballuar të sëmurët e prekur kërkohen kapacitete si burime njerëzore të specializuar dhe numër shtretërish. Shqipëria për fat të keq renditet e fundit në Europë për nga numri i mjekëve të specializuar në psikiatri, ku sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë Shqipërinë ka vetëm 25 të tillë. Kështu për 100 mijë banorë që jetojnë në vend nga në dispozicion ka vetëm 1 mjek në dispozicion. Nga ana tjetër një anketë e kryer nga INSTAT gjeti se 60-70% e të rriturve në Shqipëri kanë përjetuar sëmundjen e depresionit, një gjendje komplekse mendore dhe emocionale, e lidhur zakonisht me të qenët i trishtuar, humor të keq që ndikon negativisht tek produktiviteti mendor dhe lëvizjet. Edhe sipas mjekëve psikiatër trendi i pacientëve që kërkojnë ndihmë të specializuar nga mjekët psikiatër ka qenë në rritje.

Sipas të dhënave nga INSTAT të publikuara në Treguesit e Shëndetit Publik, numri i shtretërve në shërbimin spitalor të specializuar për shëndetin mendor është 635. Ndërkohë në këtë shërbim spitalor të specializuar operojnë 25 mjek psikiatër.

Pas Shqipërisë, Turqia renditet e dyta në Europë për nga numri i ulët i mjekëve psikatër. Sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e mjekëve specializante dhe popullsinë e secilit shtet, në Turqi ka 5 mjekë psikiatër për 100 mijë banorë.
Renditjet e pason Bullgaria me 8 mjekë, Maqedonia e Veriut dhe Polonia me 9, Malta dhe Spanja me 10.
Numri më i lartë i mjekëve psikiatër vihet re në vendet me mirëqenie të lartë. Kështu rekordin për numrin më të lartë të tyre e mban Zvicra, ku sipas përllogaritjeve ka 51 mjekë psikiatër për 100 mijë banorë, pasuar nga Lihtenshtajn me 35 mjekë, Gjermania me 27, Islanda me 26.
Edhe në vendet nordike numri i mjekëve psikiatër është i lartë, krahasuar me pjesën tjetër të Europës. Në Norvegji dhe Finlandë përllogariten 24 të tillë, ndërsa në Suedi 23.

Rritet kërkesa për medikamente qetësuese

Një tregues i depresionit është dhe rritja e konsumit të barnave qetësuese në vend. Sipas të dhënave konfidenciale nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të siguruara më herët nga Monitor, importet e Loram-it, Xanax-it dhe Citolex-it janë rritur ndjeshëm tre vitet e fundit. Për vitin 2016, ato janë 6-17% më të larta sipas llojit të medikamentit. Më 2016, u zhdoganuan 195,137 pako Loram (2.5 miligramë) nga 167,000 më 2015, me një rritje vjetore 18%. Me ritme dyshifrore (11%) janë rritur edhe importet e Xanax-it dhe rritje 6% edhe ato të Ciltolex-it. Burimet në dogana pohojnë se ritmet e rritjes së importeve të këtyre medikamenteve kanë qenë të larta në dy vitet paraardhëse.

 


Burimi: INSTAT për Shqipërinë, Eurostat për vendet e tjera, përllogaritje të Monitor

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbledhja urgjente e orëve të vona/ Ministrat raportojnë për tërmetet

Publikuar

-

Nga

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme, kryeministr Edi Rama ka mbledhur qeverinë. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se dëmet janë modeste, duke veçuar Tiranën dhe Durrësin që kanë pasur dëmet më të rënda.

“E sotmja ka qenë një ditë e ngarkuar për vendin dhe grupet e punës që kanë qenë të angazhuar. Ka qenë një ditë me ankth. Tani që kemi një pasqyrë më të qartë të situatës nga terreni e kemi të qartë që dëmet reale janë shumë më të vogla nga ato që priteshin. Tërmeti që ra sot ishte i madh dhe duke parë përmasat e saj them se kemi qenë me shumë fat që dëmet janë kaq të vogla. Kemi arsye të besojmë se situata është nën kontroll. Ka pasur 105 persona të lënduar. Këto lëndime kanë ardhur si pasojë e situatës së frikës dhe nxitimit për të lënë banesat. Gjëja e fundit për të cilën kemi nevojë është paniku. Në këto momente nuk duhet të veprojmë në panik. Më e keqja është kaluar. Dëmet janë modeste. Por dëme ka pasur. Qarqet më të prekura janë Tirana dhe Durrësi.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se janë vënë rreth 2000 efektivë në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

“Është ofruar shërbim ndaj qytetarëve që kanë nevojë për asistencë të çfarë do lloji. Do vazhdojë gatishmëria e gjithë strukturave. Vlerësohet se dëmtimet janë të vogla që nuk justifikojnë një gjendje paniku. Ne të gjithë jemi në këmbë. Të gjithë numrat e policisë janë në dipsozicion”, u shpreh Lleshaj.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tërmet gjatë mbledhjes së qeverisë/ Lleshaj: Po përpiqem të mos më lëkundet dhe mua zëri

Publikuar

-

Nga

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Tiranë.

Në momentin e tërmetit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kishte marrë fjalën në mbledhjen e qeverisë që po zhvillohet këtë mesnatë.

“Po përpiqem të mos më lëkundet dhe mua zëri”, tha Lleshaj, ndërsa vazhdoi fjalën.

Lëkundjet kanë pasur sërish epiqendër Detin Adriatik dhe ka pasur magnitudë 4.9 dhe 2 kilometër në thellësi të tokës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tjetër tërmet shkund Tiranën dhe Durrësin në mesnatë

Publikuar

-

Nga

Nje tjeter termet i fuqishem ka lekundur vendin pak minuta pas mesnate. Epiqendra e tij ishte serish ne detin Adriatik dhe ka goditur Tiranen dhe Durresin

Raportohet se termeti i radhes ishte 4.9 balle.

 

Ja ku mund të shikoni situatën e tërmeteve në kohë reale

LEXO TE PLOTE