Connect with Us

Sem Xhankana: Kush ishte mafiozi nga Çikago, që e ndihmoi Xhon Kenedin të zgjidhej president, por më pas e vrau atë

Blog

Sem Xhankana: Kush ishte mafiozi nga Çikago, që e ndihmoi Xhon Kenedin të zgjidhej president, por më pas e vrau atë

Publikuar

-

Bosët e fuqishëm të mafias, u përhapën gjërësisht në SHBA-në e shekullit XX. Por ndikimi i tyre, nuk mbeti i kufizuar vetëm në botën e nëndheshme të krimit. Disa mafiozë, besohet se patën lidhje me nivelet më të larta të qeverisë amerikane, nga Santo Trafikante Xhunior, që ishte pjesë e një komploti për të helmuar Fidel Kastron, tek Laki Luçiano, që ndihmoi zbarkimin e ushtrisë amerikane në Siçili gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përdorur lidhjet e tij me bosët mafiozë të vendlindjes.

Por pak bosë të krimit të organizuar, arritën të kishin lidhje aq shumë konspirative me qeverinë sa italo-amerikani Sem Xhankana. Bosi i Çikagos, kaloi nga vendosja e gjobave, tek bashkëpunimi me CIA-s. Por me interesant është fakti, që emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me ngritjen por edhe fundin tragjik të Xhon Kenedit.

Dihet se Xhankana e ndihmoi Kenedin të zgjidhet president. Ata kishin një lidhje aq të ngushtë së bashku, sa të ndanin deri edhe të njëjtat gra, si Xhudit Eksner, Filis Meguajër dhe madje edhe Merilin Monro. Pra, si përfundoi kjo miqësi me vrasjen e përgjakshme të të dyve?

Salvatore Xhankana, lindi si Xhilormo Xhankana në Ilinois të Çikagos në vitin 1908.  Djali i 2 emigrantëve siçilianë u pagëzua si Momo Salvatore Xhankana, dhe u rrit në një shtëpi të vjetër në lagjen e italianëve. Sipas biografëve, Sem dhunohej shpesh nga i ati, Antonio, që e lidhte në një pemë lisi në oborrin e shtëpisë, dhe e rrihte me rripin e pantallonave.

E ëma nuk e mbronte dot pasi kishte vdekur qëkur ai ishte shumë i vogël. Prandaj, nuk është e habitshme pse Xhankana pati atë karakter të dhunshëm. Në shkollë ishte shumë problematik, ndaj u dërgua në një institucion riedukimi deri në moshën 10-vjeçare. Babai i tij u martua më pas me një grua tjetër, ndaj shumë shpejt Semi u largua nga shtëpia, për tu bërë pjesë e bandës “42”.

Ajo përbëhej kryesisht nga djem adoleshentë, kryesisht italianë, që dominuan pjesën perëndimore të qytetit gjatë viteve 1920-1930. Banda grabiste gratë e pasura, kryente vrasje, vidhte makina që i shiste për pjesë këmbimi, dhe merrej me kontrabandën e alkoolit gjatë prohibicionit.

Xhankana u arrestua herën e parë në moshën 17-vjeçare, dhe derisa sa mbushi 20-vjeç, kishte hyrë disa herë në burg, ndërsa dyshohej se kishte gisht në 3 vrasje (megjithëse nuk u gjykua kurrë për to). Shumë shpejt, Semi u rrit në përgjegjësi në rradhët e bandës.

Cilësitë e tij ranë në sy të Al Kapones, që e mori ne grupin e tij, dhe e bëri drejtues të kontrabandës së alkoolit. Xhankaka i shpëtoi rekrutimit si ushtar në Luftën e Dytë Botërore, kur një psikolog e konsideroi atë një “psikopat”. Në mesin e viteve 1950, Xhankana u bë kreu i mafias së Çikagos.

Përveç martesës së parë, ai nuk do të rimartohej kurrë, por ndërkohë pati shumë të dashura. Përmes tyre, u njoh me figura të njohura pubvlike si këngëtari Frenk Sinatra dhe politikani Xhon Kenedi. Mafia e Çikagos dhe grupet e tjera kriminale, dyshohet se punuan për të siguruar zgjedhjen president të Kenedit në vitin 1960.

LEXO EDHE:  Avioni privat i Cardi B bën ulje emergjente në Çikago

Xhankana dyshohet se pati një lidhje intime me aktoren e famshme Merilin Monro, e cila vdiq në verën e vitit 1962. “Një natë para se të vdiste, herën e fundit që e pashë, ishte në Liqenin Tahoe me Sem Xhankanën, që ishte kreu i mafies”- i tha të birit parukierja personale e Monro, pak pas vdekjes misterioze të divës së Hollivudit.

Monro kishte paralajmëruar se do të zbulonte lidhjet okulte të familjes Kenedi me mafian. “Unë mendoj se ajo u vra ga FBI-ja”- deklaroi e bindur parukierja e saj. Në atë kohë, CIA po përpiqej të rrëzonte nga pushteti diktatorin kuban Fidel Kastro. Xhankana ishte e interesuar për eleminimin e Kastros, pasi me ngjitjen e tij në pushtet, erdhi edhe shkatërrimi i kazinove

në Kubë, shumica e të cilave zotëroheshin nga Xhankana dhe mafiozët e tjerë.

Dosjet e deklasifikuara kohët e fundit, që i përkasin periudhës gusht 1960- shkurt 1963, zbulojnë se CIA i ofroi Xhankanës qindra mijëra dollarë, në këmbim të “shërbimeve” të tij, por ai refuzoi me arsyetimin se po kryente thjesht detyrën e tij atdhetare. Por Xhankana shpresonte që në këmbim të vrasjes së Kastros, presidenti i sapozgjedhur Xhon Kenedi të bindte vëllanë e tij – Prokurorin e Përgjithshëm Bobi Kenedi – të pushonte hetimet mbi mafian në SHBA.

Dhe në fakt në vitin 1962, Kenedi pranoi të ndalonte hetimin e vetë Xhankanës. Xhankana dhe CIA u angazhuan në përpjekje të shumta për të eleminuar Kastron, por nuk ia dolën. Më pas,

Xhankana u zemërua me përpjekjet e Robert Kennedit për të zhdukur mafian.

Dëshmitë ndryshojnë, por sugjerohet që ai dhe mafiozët e tjerë e organizuan vrasjen e Xhon Kenedit në vitin 1963, në shenjë hakmarrje për sulmet e të vëllait kryeprokuror kundër tyre.

Ndërkohë nga mesi i viteve 1960, edhe Sem Xhankana do të merrte tatëpjetën. Në 1965, ai u burgos për shkak se refuzoi të dëshmojë mbi një krim.

Gjithsesi, mafiozët e tjerë vendosën ta dëbojnë nga grupi në vitin 1967. Pa pushtetin e dikurshëm, dhe i frikësuar se FBI mund ta zhdukte për shkak të pjesëmarrjes së tij në atentatet ndaj Kastros, Xhankana u arratis në Meksikë dhe më pas në Argjentinë në një lloj mërgimi të vetë-imponuar.

U rikthye në SHBA vetëm në vitin 1974. Vetëm 1 vit më pas, plasi në publik skandali, sipas të cilit CIA kishte përdorur mafian për të tentuar të vriste Kastron. Senati e thirri në një seancë dëgjimore, por Xhankana nuk do të dëshmonte kurrë. Më 19 qershor 1975, ai u qëllua për vdekje në kuzhinën e shtëpisë së tij në Ilinois, teksa ishte duke gatuar.

Mbi autorin e vrasjes ka shumë teori. Historiani i mafias së Çikagos, Xhon Binder, tha se vrasësi ishte pikërisht shoferi i Xhankanas, Dominik Blazi. Por nipi i të ndjerit, pretendon se autori ishte në fakt mafiozi Toni Spilotro. Sido të jetë e vërteta, nuk është për t’u habitur që vitin pasardhës, edhe ish-partneri i Xhankanës në atentatet ndaj Kastros, Xhoni Roseli, pësoi të njëjtin fat.-përshtatur nga CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Donald Trump po i jep fund luftërave të pafundme të Amerikës

Publikuar

-

Nga

Nga Tony Shaffer “The Hill”

Presidenti Donald Trump, premtoi në fushatë t’i jepte fund ndërhyrjeve të pamatura të Shteteve të Bashkuara në vende të huaja gjatë 2 dekadave të fundit, dhe po e mban këtë premtim. Raportet tregojnë se ai është më afër se kurrë dhënies fund të luftës më të gjatë në historinë e Amerikës.
Pas viteve negociata, talebanët janë në prag të nënshkrimit të një marrëveshje, që do t’i hapte rrugën sheshimit të armiqësive, një zgjidhjeje për të ardhmen e Afganistanit, si dhe një tërheqje të trupave amerikane.

Nëse do të nënshkruhet ky pakt, rreth 5.000 trupa do të largohen nga Afganistani. Nëse kushtet e sigurisë pas kësaj lëvizjeje do të vazhdojnë të përmirësohen, 8.000 ushtarët e fundit mund të rrikthehen në SHBA, duke i dhënë fund një pranie ushtarake 18-vjeçare, e cila prej kohësh ka dalë nga vëmendja e shumicës së amerikanëve, që nuk kanë miq apo familjarë në rrezik.

Siç kam shkruar më herët, një zgjidhje e negociuar do të ishte një zgjidhje e nevojshme, për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan. Trump po shkon drejt suksesit në këtë pikë, dhe po i jep fund asaj lufte. Pasi vendi ynë u sulmua në 11 Shtator 2001, Shtetet e Bashkuara u detyruan të hakmerreshin kundër monstrave që vranë më shumë se 3.000 qytetarë të pafajshëm.
Ushtria jonë e shkëlqyer, vërtetoi kurajon dhe vlerën e saj, duke duruar dislokim pas dislokimi, dhe vitet e konfliktit të përgjakshëm në të gjithë botën. Osama Bin Laden dhe pasardhësi i tij si udhëheqësi më i shquar i terrorit islamik, Abu Bakr Bagadi, janë vrarë, duke u sjellë para drejtësisë nga fuqia e madhe e armëve amerikane.

Ndërkohë gjatë fushatës elektorale Trump u premtoi amerikanëve, se do të shmangte luftërat e pafundme, dhe e tillë ishte edhe përfshirja jonë në Afganistan. Por vetëm në zgjedhjet e vitit 2016, amerikanët e kuptuan më në fund të vërtetën e shëmtuar se “lufta globale kundër terrorizmt”, ishte shndërruar prej kohësh në një angazhim të hapur të trupave amerikane në
zona lufte armiqësore, pa ndonjë fitore të dukshme në horizont.
Dhe kjo nuk ishte askund më e qartë se sa në Afganistan. Prania jonë atje, është tani zyrtarisht më e zgjatur në kohë sesa mosha e disa prej ushtarëve amerikanë që luftojnë atje. Trupat tona, kishin fillimisht për detyrë të dëbonin nga aty njerëzit përgjegjës për sulmet e 11 Shtatorit, dhe krijimin e një qeverie të ligjshme në Kabul.

LEXO EDHE:  FOTO/ Homazhet për Fidel Kastron në Santiago

LEXO EDHE:  Mos e harroni, Fidel Kastro ishte një përbindësh

Por sot misioni i tyre dhe fitorja janë të paqarta. Për shumë vite, amerikanët kanë luftuar dhe vdekur për të krijuar kushtet e paqes në Afganistan, dhe që qeveria demokratike në Kabul të krijonte autoritetin e saj legjitim. Vetëm javën e kaluar, 2 familje të tjera amerikane iu bashkuan afro 2.400 të tjerave, që kanë marrë lajmin tragjik të vrasjes së familjarit të tyre në Afganistan.
Por lufta në Afganistan nuk është më thelbësore për sigurinë sonë kombëtare, dhe kjo i ka lënë trupat tona atje pa ndonjë mision të dukshëm për të kryer. Partnerët tanë afganë kanë nevojë për mbështetjen tonë, por termat e sakta që do të çojnë drejt një fitoreje janë të paqarta.

Duke pasur parasysh këto realitete, Trump dhe këshilltarët e tij, kanë hartuar rrugën më të mirë që duhet ndjekur për t‘i dhënë fund këtyre konflikteve. Ne duhet të kemi një panoramë të qartë dhe lehtësisht të verifikueshme të uljes të dhunës dhe agresionit nga talibanët.

Trupat amerikane, dhe negociatorët që takohen me talibanët dhe përfaqësuesit e qeverisë afgane në Katar, duket se janë në prag të arritjes së kësaj. Trump u dha shumë familjeve amerikane një shpresë të madhe, kur premtoi të ndalte luftërat e pafundme, që kanë marrë kaq shumë jetë amerikanësh gjatë 2 dekadave të fundit. Duke e përmbushur këtë premtim, ai po e rikthen më në fund atë shpresë, në mirënjohje dhe lehtësim në të gjithë vendin./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/ Paraja nuk të bën të lumtur, sporti po

Publikuar

-

Nga

A dëshiron që të jesh i lumtur? Harro paratë dhe pasurinë, dhe fillo të vraposh. Në këtë përfundim mbërrin një studimi të kohëve të fundit, i kryer nga studiuesit e Universiteteve të Jeilit dhe Oksfordit, që nxjerr në pah se si ndikimi pozitiv i sportit në gjendjen tonë të humorit, është shumë më i lartë, sesa ajo që na japë pasuria materiale.

Hulumtimi, i botuar në numrin më të fundit të revistës “The Lancet”, përfshinte mbi 1.200.000 qytetarë amerikanë të cilëve iu dërgua një pyetësor, që i pyeste ata sa herë ishin ndjerë të trishtuar, në depresion apo të stresuar gjatë 30 ditëve të kaluara. Pjesëmarrësit u pyetën gjithashtu për sasinë dhe cilësinë e aktivitetit fizik të kryer, si dhe gjendjen ekonomike individuale.

“Divani i trishtimit”

Nga të dhënat, rezulton se ata që merren rregullisht me aktivitet fizik, ndjehen keq mesatarisht 35 dit në vit, përkundër 53 ditëve për personat që kanë një jetë kryesisht sedentare. Jo vetëm kaq: sipas studimeve, një person joaktiv e arrin të njëjtin nivel lumturie me një atlet, vetëm nëse fiton të paktën 25.000 dollarë në vit më shumë.
Me pak fjalë, duket se ata që kanë qejf të rrinë shumë shtrirë në divanin e tyre, kostoja e lumturisë është shumë më i lartë, sesa ajo e një abonimi në palestrën më të njohur në një qytet. Gjithsesi, i njëjti studim tregon se lidhja midis lumturisë dhe numrit të orëve në stërvitje fizike, është në një pikë të caktuar e përmbysur:teprimi me aktivitetin fizik bëhet kundërproduktiv, jo vetëm për mirëqenien fizike, por edhe për atë mendore.
Kufiri maksimal i ushtrimit fizik, duket të jetë 3 orë në ditë. Sipas studiuesve, përfitimi maksimal nga gjendja shpirtërore merret pas 3-5 seancash stërvitje në javë, që zgjasin nga 30 deri në 60 minuta. Por a ka ndonjë sport që ndikon në mirëqenien psikologjike, më shumë se të tjerat? Për shkencën, më të efektshme në këtë drejtim janë sportet ekipore, edhe pse fryma konkurruese mund të çojë në debate me shokët e ekipit ose kundërshtarët.

LEXO EDHE:  FOTO/ Homazhet për Fidel Kastron në Santiago

LEXO EDHE:  Nga njeriu me ombrellë tek mafia/ Teoritë kryesorë të komplotit mbi vrasjen e Xhon Kenedit

Evropianët kanë tendencë të kenë një jetë sedentare

Përkundër provave shkencore, jo të gjithë duken të bindur mbi rëndësinë që ka sporti në gjendjen tonë emocionale. Sipas një studimi më të fundit nga Rrjeti Evropian i Shëndetit, 25 përqind e grave dhe 22 për qind e burrave në kontinentin e vjetër, nuk po lëvizin aq sa duhet.
Por sa është “mjaftueshëm”? Rekomandimet e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, tregojnë pragun minimal për uljen e rrezikut kardiovaskular tek të rriturit e shëndetshëm në 75 minuta aktivitet intensiv fizik në javë, ose 150 minuta aktivitet të moderuar.
Për njerëzit që janë mbi 65-vjeç, edhe një vëllim i ulët i aktivitetit të moderuar, mund të jetë i mjaftueshëm. Sidoqoftë, ekspertët këshillojnë të shmangni veprimet me kokën tuaj, dhe të këshilloheni me mjekun, mbi sasinë dhe llojin e sportit që duhet të ushtroni./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Rreziqet e pajtimit të Evropës me Rusinë

Publikuar

-

Nga

Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”

Presidenti francez Emanuel Makron, po kryeson kauzën për të vendosur një marrëdhënie të re me Rusinë. Synimi i tij, është t’i japë fund ndjenjës së izolimit dhe distancimit të Rusisë, siç e shpjegoi ai gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Makron beson se Rusia është jetike për sigurinë e Evropës.
Pa u angazhuar fqinji i saj i madh, Evropa nuk do të jetë e sigurt. Dhe kjo është arsyeja pse Evropa duhet të krijojë një lloj arkitekture sigurie, që përfshin edhe Rusinë. Kjo është një tezë që Kremlini – dhe Gjermania – e ka mbrojtur prej kohësh, edhe pse janë kundërshtuar nga shumica e vendeve të BE-së dhe NATO-s.

Ata i perceptojnë thirrje të tilla, si përpjekje të Moskës për të krijuar një aleancë në kurriz të aleancës transatlantike. Përçarja e NATO-s dhe dobësimi i lidhjeve të Evropës me Shtetet e Bashkuara, ka qenë një politike e qëndrueshme e Kremlinit.
Politika “Amerika e Para” e presidentit amerikan Donald Trump, në të cilën BE-ja kritikohet vazhdimisht nga Uashingtoni për tregtinë dhe praktikat e saj të konkurrencës, mund të shfrytëzohet nga presidenti Rus Vladimir Putin. Nën administratën Trump, Makron beson se Evropa nuk mund ta marrë më si të mirëqenë faktin që Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojnë
që ta mbrojnë Evropën.

Por ky argument nuk qëndron edhe aq, duke pasur parasysh se sa shumë po investon Pentagoni për sigurinë dhe mbrojtjen e shteteve balltike. Dhe përkundër kritikave të Makronit ndaj NATO-s si një organizatë ushtarake dhe politike, publiku ka një këndvështrim të ndryshëm mbi aleancën veri-atlantike.
Sipas një raporti të fundit të Qendrës Kërkimore Pju mbi qëndrimet ndaj NATO-s, publiku në shtetet anëtare është i bindur se SHBA-ja do të përdorte forcën ushtarake për të mbrojtur një aleat të NATO-s nga Rusia, ose 60 për qind, ndërsa vetëm 29 për qind besojnë se kjo gjë nuk
do të ndodhte.

Prandaj, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë që të shihen si një aleate e besueshme. Ndërkohë mendoni pak si do të reagonin aleatët evropianë, nëse ndonjë nga aleatët e saj të NATO-s do të sulmohej nga Rusia. Mesatarisht 50 përqind e qytetarëve në 16 shtete anëtare të NATO-s, thonë se vendi i tyre nuk duhet që të mbrojë një aleat ndaj një sulmi rus, krahasuar me vetëm 38 për qind që thonë se vendi i tyre duhet të mbrojë aleatët.
Shumica e publikut kundër mbrojtjes së një aleati, janë evropianë. Pra publiku evropian ka më shumë të ngjarë të besojë se Shtetet e Bashkuara do të mbronin një aleat të NATO-s nga një sulm rus, sesa të mendojnë se vendi i tyre duhet të bëjë të njëjtën gjë. Po Kremlini çfarë mendon?
Përkundër këtyre gjetjeve, Makron beson se Evropa duhet të jetë e gatshme të bëhet më sovrane dhe më e aftë për t’u kujdesur për sigurinë dhe mbrojtjen e saj. Dhe riafrimi me Rusinë, do të përmirësonte sigurinë e Evropës.

LEXO EDHE:  FOTO/ Homazhet për Fidel Kastron në Santiago

LEXO EDHE:  Fidel Castro - Heroi e diktatori i Kubës ndërroi jetë

Por strategjia e re e Makron ndaj Rusisë, është një rrugë më një kalim, dhe kjo për disa arsye. Së pari, ai nuk ka përmendur asnjëherë kushtet për një partneritet të tillë strategjik mes Rusisë dhe Evropës. BE-ja duhet ta vërë më shumë theksin tek vlerat. Por të drejtat e njeriut, liria e mediave, frikësimi i gazetarëve investigativë, sulmet ndaj sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të vendeve të ndryshme, nuk janë pjesë e “diskursit” të Makron mbi Rusinë.
Për më tepër, nëse vlerat do të ishin të rëndësishme për politikat e Makron, ai mund të kritikonte hapur Rusinë, pse vazhdon të mbështesë regjimin brutal të presidentit Bashar Al-Asad, që ka bombarduar civilë, spitale dhe shkolla në Siri, dhe më së fundmi qytetin veriperëndimor të Idlibit.
Vuajtjet aty janë të tmerrshme. Në një deklaratë të hënën, kreu i zyrës së çështjeve humanitare në OKB, Mark Loukok, e quajti atë “tmerrin më të madh humanitar të shekullit XXI”. Dhe nëse siguria është kaq e rëndësishme për Makron, ai e di shumë mirë se lufta në Siri ka krijuar një problem politik dhe të sigurisë për Evropën.

Fluksi i refugjatëve, ka nxitur ngritjen e partive populiste të ekstremit të djathtë, për të mos përmendur kërcënimet dhe sulmet e tyre terroriste. Së dyti, mbështetja e tij ndaj parimit të sovranitetit, të cilin mbron për Evropën, duket se është përdorur në mënyrë selektive.
Makron mjafton të shohë Ukrainën, të cilën Rusia e pushtoi në vitin 2014, para se të aneksonte ilegalisht Gadishullin e Krimesë. Që atëherë, mbi 10.000 civilë janë vrarë në luftë, dhe mbi 1.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit. Siç duket, sovraniteti është një e drejtë ekskkuzive apo aspiratë për Evropën.

Dhe duke pasur parasysh aktorët konkurrues në Siri, është e vështirë të shihet se si mund të rifitohet sovraniteti i këtij vendi, një çështje që Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e shpërfilli hapur kur u pyet për të në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kjo sugjeron që qasja e re e Makron ndaj Rusisë, nuk bazohen në vlera, por në interesa. Ajo që Rusia po bën në Ukrainë dhe Siri, është kundër interesave të Evropës. Dhe edhe nëse lëvizja e fundit bazohet në realpolitikë, Makron mund të fitojë mbështetje nga evropianët e tjerë, vetëm nëse Moska do të japë diçka në këmbim. Dhe deri më tani, kjo nuk duket se po ndodh./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE