LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

RD shpall armike Jozefina Topallin dhe mbron Kaç Islamin

19 Gusht 2019, 12:55, Aktualitet CNA

Disa ditë më parë, ish-kryeparlamentarja dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli mbajti një qëndrim publik, ku i drejtonte kritika kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Por, sikurse ndodh gjithmonë, Lulin e tmerrojnë ata që e kritikojnë dhe menjëherë urdhëroi ?ushtarët? e tij, t?i kundërvihen Jozefina Topallit, një ndër figurat elitë të Partisë Demokratike.

Gjithçka, pas një qëndrimi të Jozefina Topallit në lidhje me Valdrin Pjetrin, i cili u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut, pas akuzave se ishte i dënuar në Itali për trafik droge.

Në qëndrimin e saj, Topalli tha se Basha ka qenë në dijeni të dosjes së Valdrin Pjetrit, por nuk e kishte publikuar më parë, por mbante atë, ashtu sikundër kishte bërë edhe me dosjen 184 në Dibër, të cilën njëherë e aministoi pas marrëveshjes me Ramën në vitin 2017  dhe më pas e hodhi në treg, pasi dogji mandatet e deputetëve dhe u fut në një rrugë pa krye, i shumë kritikuar nga ndërkombëtarët, por pa zgjidhje dhe pa alternativë, njësoj veproj dhe këtë herë.

Por, pas këtij qëndrimi Jozefina Topalli është sulmuar nga partia ku kontribuoi për më shumë se 20 vite dhe drejtoi opozitën e parë, atë opozitë të përgjakshme, të një lufte për mbijetesë, të asaj partie të cilën sot e ka marrë Lulzim Basha, bashkë me familjarët e tij dhe e përdor për interesa personale dhe pazare.

Lulzim Basha përdori zërin zyrtar të Partisë Demokratike, Rilindjen Demokratike për të sulmuar Jozefina Topallin.

Në shkrimin e RD, theksohej se personi që promovoi Valdrin Pjetrin në pushtetin e PD ka qenë Jozefina Topalli për shkak të lidhjeve me të atij e tij.

Gjë e cila në fakt nuk ishte aspak e vërtetë. E vërteta është se ai që solli Valdrin Pjetrin në PD, ishte anëtari i kryesisë së sotme të kësaj force politike Alfred Rushaj. (lexo këtu).

Por, përtej kësaj ka edhe një tjetër detaj. Rilindja Demokratike sulmon Jozefina Topallin, dhe duket se mbron Kastriot Islamin.

Dy ditë më parë, zëri zyrtar i Partisë Demokratike, RD-ja publikon një shkrim të gjatë të ish-deputetit të PS-së, Kastriot Islamit, i cili pasi u përjashtua nga socialistët shkoi tek PD.

Ndër të tjera, në shkrimin në fjalë thuhet se ?Qëllimi i këtij shkrimi është të ndriçojë shqiptarët, por veçanërisht ndërkombëtarët, lidhur me mashtrimin e radhës së Ramës për ?distancim? nga të korruptuarit, kriminelët, trafikantët, të cilët personalisht i kishte përzgjedhur, promovuar dhe mbrojtur fuqimisht para strukturave dhe forumeve të PSSH duke i shpërfillur të gjitha dhe më tej i kishte paraqitur në publik si të talentuar e të përkryer, duke u tallur e bërë gallatë me qytetarët apo akuzuar kundërshtarët.?.

Por, kush është Kastriot Islami që sot mbrohet dhe promovohet nga RD-ja?

Kastriot Islami është një ndër ish-funksionarët e lartë të Partisë Socialiste. Ai ka mbajtur poste të larta në PS që prej vitit 1991, që nga anëtar kryesie, deputet, kryetar komisioni, kryetar Kuvendi e deri te ministër.

Prej vitit 1996-2013: ishte anëtar i PS-së;

Në vitet 1996-1999: anëtar i Kryesisë së PS-së;

Në 1996-2005: anëtar i KPD të PS-së;

Nga 1996-1997: Kryetar i Departamentit të Medias dhe Informacionit në PS;

Në 1991-1992: Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë;

1992-1998: Kryetar/anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektushtetutës;

1998-2001: anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese;

2001-2002: Sekretar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme;

1991: Ministër i Arsimit;

1997-1998: Ministër i Shtetit; 1998: Zëvendëskryeministër;

2002-2004: Ministër i Financave;

2004-2005: Ministër i Punëve të Jashtme;

1999: Koordinator për Krizën e Kosovës./ CNA.al

Luli, pse të tremb Jozefina?

Lajmet e fundit nga