LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta në Shkodër/ Shoqërohet në polici kreu i FRPD-së

19 Gusht 2019, 12:39, Kronika CNA
Protesta në Shkodër/ Shoqërohet në polici kreu i

Pas protestës së sotme të PD-së kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak, policia ka shoqëruar kreun e FPRD-së për qytetin e Shkodrës, Arvi Bushati.

Në lidhje me këtë shoqërim ka reaguar ashpër ish-deputeti Bardh Spahia, i cili ka debatuar me policinë.

Ndalimi i Arvit Bushatit është i paligjshëm. Ishte i paligjshëm nga policë pa mandat dhe shenja dalluese” ka thënë ndër të tjera Bardh Spahia.

Kujtojmë këtu se militantët e PD kanë tentuar disa herë që të çajnë kordonin e policisë për të hyrë në ambientet ku po konstituohej Këshilli Bashkiak i PD. Më pas ata kanë qëlluar me sende të forta ndaj këshilltarëve të rinj dhe ndaj deputetit Tom Doshi në momentin që kanë dalë jashtë.

Lajmet e fundit nga