Connect with Us

PD paralajmëroi protesta në Shkodër/ “Surprizon” PS, ja vendimi i papritur

Politikë

PD paralajmëroi protesta në Shkodër/ “Surprizon” PS, ja vendimi i papritur

Publikuar

-

Pavarësisht vendimit të Valdrin Pjetrit për t’u tërhequr nga marrja e detyrës së kryebashkiakut pas akuzave të PD-së se është i dënuar në Itali për trafik droge, Partia Socialiste duket se nuk do të heqë dorë nga Shkodra. Ditën e sotme pritet që të konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës.

Por, ndërkohë që PD ka paralajmëruar protesta për të bllokuar konstituimin e Këshillit Bashkiak, PS ka marrë një vendim të papritur.

Burimet bëjnë të ditur se PS ka vendosur të ndryshojë vendin e konsitutimit të Këshillit Bashkiak. Po sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se konstituimi nuk do të bëhet në ambientet e universitetit “Luigj Gurakuqi”, siç ishte parashikuar por tek biblioteka e Universitetit të Shkodrës, në një godinë tjetër.

Kujtojmë këtu se Dega e PD-së së Shkodrës e ka konsideruar si provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama, konstituimin e Këshillit Bashkiak në ambientet e universitetit, ku theksojnë se nuk do të lejojnë që aty ku 30 vite më parë u mblodhën të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist, të vendoset një tjetër regjim. Për këtë arsye u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestave. Po kështu selia e PD-së në Shkodër i ka kërkuar Rektorit të Universitetit ‘’Luigj Gurakuqi’’ Adem Bekteshi “të ruajë strikt paanshmërinë politike të institucionit’’.

“Partia Demokratike,dega Shkodër ditën e nesërme në orën 10:00,para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës. Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike,të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist. Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën. Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin,të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes. Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne,për dinjitetin e qytetit tonë,për dinjitetin e Shkodrës”, shkruan dega Shkodër./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërmetet e fuqishme/ Rama mbledh qeverinë në mesnatë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mesnatë qeverine, pas tërmeteve te fuqishme që lekundën vendin.
“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme, sepse u gjetëm në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të një tërmeti që ka tronditur vendin dhe që ka alarmuar të gjithë njerëzit. Ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë. Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes”-tha Rama.
Kreu i qeverisë anulloi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Avokati Altin Goxhaj zbulon ku ndodhet Basha

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ne nje postim te tij ne rrjetet sociale zbulon ku ndodhet Lulzim Basha.

Ai shkruan, “Zbulohet ku ndodhet Basha! Në SHBA! Me George & Alex Soros për t’u takuar me Ramën mbase dhe Veliajn! Por Rama u kthye mbrapsht✈️!
Shikoni pak postimin e vonuar të Bashës që rezulton të jetë bërë më ora 21:22 por del 12:22 në foton e statusit të publikuar në Twitter që e ka nxjerrë SYRI! Distanca 9 orë! Distanca 9 orë i bje të jetë në SHBA! Edhe Rama ishte nisur për në SHBA apo jo dhe kthye prej tërmetit nga Gjermani duke anulluar udhëtimin në SHBA!!! Vetë statusi i vonuar prej 5 orësh nga tërmeti i Lyl Sorosit vërteton që ai nuk ka qenë në Shqipëri por vendodhja përcaktohet nga diferenca orare.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqipëria në panik/ Basha zhgërryhet rrugëve të Europës

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm goditi sot në mesditë Tiranën, Durrësin dhe gjithë Shqipërinë e mesme me epiqendër në detin Adriatik. Raportohet për 75 persona të lënduar, banesa dhe dëme të shumta materiale.

Por ajo që bie në sy është heshtja e gjatë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili i “zgjua” vetëm pas 5 orësh nga Holanda.

Ndoshta po vadiste tulipanët e tij, ndoshta kishte marrë malet diku, por një gjë është e sigurt, kur në Shqipëri bie tërmet, Luli nuk shqetësohet për hallet e shqiptarëve. Kujtohet pas 5 oresh.

Luli po fle! Luli është në Holandë! Luli është tek kunati! Luli është në seli! Luli mund të jetë kudo! Luli është askund! Luli nuk është me shqiptarët dhe këtë e tregoi dhe sot me heshtjen e gjatë të tij. Luli eshte rrugeve te Europes duke shijuar e shpenzuar parate e fituara nga marreveshja me Ramen./CNA.al

LEXO TE PLOTE