Connect with Us

PD në protestë/ Gurakuqi: Shkodra njeh vetëm dekretin e presidentit

Politikë

PD në protestë/ Gurakuqi: Shkodra njeh vetëm dekretin e presidentit

Publikuar

-

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, Partia Demokratike po proteston sot kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak në Shkodër.

Mbështetësit e Partisë Demokratike në këtë qytet, të cilët protestojnë kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Shkodrës të dalë në zgjedhjet e 30 qershorit janë mbledhur pranë Universitetit të Shkodrës. Ndërkohë, Këshilli do të konstituohet pranë bibliotekës së Univeristetit të Shkodrës, pasi vendi u ndryshua për shkak të protestës.

Ish-deputeti i PD-së, Romeo Gurakuqi në një prononcim për Fax News, ka theksuar dhe një herë që gjithçka po ndodhë është e jashtëligjshme. Duke njohur kështu si legjitime vetëm datën e zgjedhjeve të dekretuar nga ana e Presidentit të Republikës.

“Komunteti i Shkodrës njeh vetëm zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës, madje dhe unë kam bërë thirrje sistematike për këtë gjë.

E gjithë kjo është e pandershme dhe e pa tolerueshme sidomos pas skandalit që ndodhi me kryetarin e Partisë Socilaiste.”-tha Gurakuqi.

Por, duket se edhe kjo është një tallje me qytetarët, sepse PD nuk është regjistruar për 13 tetorin, data e dekretuar nga Meta për zgjedhjet vendore, dhe tashmë kanë kaluar të gjitha afatet ligjore.

Ndërkaq i pyetur nëse ka mundësi të përsëritet një 2 prill i mundshëm, Gurakuqi ka theksuar se PD mbështetet vetëm në vlerat e vërteta të demokracisë.

“PD është një parti e cila ka për qëllim të ndjekë gjithë rregullat e demokracisë. Ne jemi në pritje të zhvilimeve, patjetër që komuniteti shkodran do të jetë I lirë në zgjedhjen e kryetarit të ri. Ne e pamë shumë mirë që të gjithë shkodranët e braktisën gjithë këtë farsë.”/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërmetet e fuqishme/ Rama mbledh qeverinë në mesnatë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mesnatë qeverine, pas tërmeteve te fuqishme që lekundën vendin.
“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme, sepse u gjetëm në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të një tërmeti që ka tronditur vendin dhe që ka alarmuar të gjithë njerëzit. Ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë. Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes”-tha Rama.
Kreu i qeverisë anulloi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Avokati Altin Goxhaj zbulon ku ndodhet Basha

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ne nje postim te tij ne rrjetet sociale zbulon ku ndodhet Lulzim Basha.

Ai shkruan, “Zbulohet ku ndodhet Basha! Në SHBA! Me George & Alex Soros për t’u takuar me Ramën mbase dhe Veliajn! Por Rama u kthye mbrapsht✈️!
Shikoni pak postimin e vonuar të Bashës që rezulton të jetë bërë më ora 21:22 por del 12:22 në foton e statusit të publikuar në Twitter që e ka nxjerrë SYRI! Distanca 9 orë! Distanca 9 orë i bje të jetë në SHBA! Edhe Rama ishte nisur për në SHBA apo jo dhe kthye prej tërmetit nga Gjermani duke anulluar udhëtimin në SHBA!!! Vetë statusi i vonuar prej 5 orësh nga tërmeti i Lyl Sorosit vërteton që ai nuk ka qenë në Shqipëri por vendodhja përcaktohet nga diferenca orare.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqipëria në panik/ Basha zhgërryhet rrugëve të Europës

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm goditi sot në mesditë Tiranën, Durrësin dhe gjithë Shqipërinë e mesme me epiqendër në detin Adriatik. Raportohet për 75 persona të lënduar, banesa dhe dëme të shumta materiale.

Por ajo që bie në sy është heshtja e gjatë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili i “zgjua” vetëm pas 5 orësh nga Holanda.

Ndoshta po vadiste tulipanët e tij, ndoshta kishte marrë malet diku, por një gjë është e sigurt, kur në Shqipëri bie tërmet, Luli nuk shqetësohet për hallet e shqiptarëve. Kujtohet pas 5 oresh.

Luli po fle! Luli është në Holandë! Luli është tek kunati! Luli është në seli! Luli mund të jetë kudo! Luli është askund! Luli nuk është me shqiptarët dhe këtë e tregoi dhe sot me heshtjen e gjatë të tij. Luli eshte rrugeve te Europes duke shijuar e shpenzuar parate e fituara nga marreveshja me Ramen./CNA.al

LEXO TE PLOTE