Connect with Us

Nga Bledi Mane/ Lironi Mihalin arrestoni Koço Kokëdhimën!

Opinione

Nga Bledi Mane/ Lironi Mihalin arrestoni Koço Kokëdhimën!

Publikuar

-

Është thjesht pasoja ose më mirë një nga mijëra pasojat që la pas Pashai i Jugut.

Besoj e mbani mend kur Rilindja sapo kishte ardhur në pushtet dhe duke nisur nga Fieri, deri poshtë në Bregdetin Joniane e deri në Gjirokastër komisar Koço Kokëdhima ishte kthyer në një guvernator rajonal dhe kontrollonte gjithçka. Që nga emërimet në administratë e deri te lejet e ndërtimit, tenderat lokalë apo zaptimi i plazheve publike bëheshin vetëm me bekimin e Koços.

Miku i kryeministrit Edi Rama kishte zaptuar partinë dhe para tij, qeveria dorëzohej. Mijëra vende pune, miliona euro investime, qoka pa fund, leje konçesionare, pushtet lokal i përdorur vetëm nga një emër 3 vjet rresht…dhe sot shohim kushëririn e parë të Koço Kokëdhimës tek dhunon natyrën, bregdetin, florën, faunën, turistët ne taksapaguesit habitemi.

Mihali nuk u zgjua pardje nga gjumi dhe në kokë i shkrepi të rrahë brutalisht disa turistë spanjollë pse u ankuan për sasinë e vajit të ullirit në gjellën e servirur në restorantin e tij. Mihali ka muaj e vite që është harbuar e nuk ndjen se ka detyrime njerëzore, fiskale apo lokale. Mihali dhe gjithë mihalët e tjerë nga Tirana deri poshtë në Porto Palermo kanë pasur mbi krye avokatinë e djallit Koço Kokëdhima. Dhe ky i fundit si fillim ka dhënë shembuj flagrantë me bizneset e tij qysh nga viti 1998 kur iu atavua Edi Ramës, atëhere ministër kulture e deri sot vazhdon i pashqetësuar dallaveret e tij me një tjetër tutor, Ilir Metën president Republike.

Koço Kokëdhima është me damkë në tregun e Tiranës si punëdhënësi më ordiner duke lenë pa rroga e pa sigurime shoqërore rreth 320 punonjës të ndërmarrjeve të tij. Shkoni në Gjykatën e shkallës së parë dhe atë të Apelit e do të gjeni 183 çështje të hapura civile e penale kundër biznesmenit, botuesit, ish deputetit apo politikanit Koço Kokëdhima.

I ka poshtëruar, i ka tjetërsuar, i ka lënduar e i ka masakruar burrat, gratë, djemtë, vajzat që kanë punuar e punojnë për të. Një debitor legjendar i Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore ka lenë rrugëve pa pensione rreth 75 ish punonjës të tij dhe deri më sot asnjë masë apo ndëshkim nuk e ka penalizuar këtë matrapaz.

Madje kam rastisur një herë edhe personalisht kur disa inxhinierë të rinj të kompanisë së Koços Abbisnet u dhunuan brutalisht nga Policia Bashkiake e Edi Ramës në vitin e largët 2008. Një polici që tmerronte punonjësit e Koços sa herë ata kërkonin rrogat e tyre çdo 5 muaj.

Më falni që po u bezdis këto ditë të nxehta gushti por mos harroni, Mihali është një zgjatim i dallavereve permanente ilegale të kushëririt të tij Koço Kokëdhima dhe bëni mirë ta nxirrni na qelitë e burgut. Burgu i takon Koço Kokëdhimës dhe sado ta mbrojë Edi Rama apo Ilir Meta, ai duhet ti dorëzohet drejtësisë.

Megjithëse prisni pak, vetëm pak. Mos ndoshta gabohem që kërkoj kaq shpejt ndëshkimin ligjor të Koços. Ilir Meta dhe Edi Rama e mbrojnë të mos e dorëzojnë të vetëm sepse ata ia dinë dallaveret njëti-tjetrit. Presin dhe pak e ashtu të tre pëefundojnë te qelia ku e meritojnë.

E mbani mend kur na thoshte Edi Rama që pleqërinë do e kaloj me Koço Kokëdhimën në fshatin Vuno.

Kush më thotë nga ju, a ka ndërtuar Rilindja burg të ri në Vuno?/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Kush e “ndëshkoi” Durrësin, ikja e Dakos apo Ilir Meta

Publikuar

-

Nga

Sot një tërmet i madh ka shkundur Shqipërinë epiqendra e të cilit ishte afër Durrësit. Deri tani raportohet të ketë disa persona të lënduar por më shumë se sa aq ka qenë paniku në një tërmet 5.6 ballë i përsëritur më pas nga një tjetër 5.2, lëkundje të cilat kanë tronditur kryeqytetin  dhe Durrësin më shumë i cili ka qenë më afër epiqendrës.

Po të shohësh rrjetet sociale dhe komentet e njerëzve dy janë pikat kryesore që i referohen tërmetit.

Së pari në Durrës thonë na ra tërmeti se na iku Vangjush Dako, por edhe më shumë edhe më tej parashikuesi i këtij tërmeti ka qenë Ilir Meta i cili thoshte se do të kishte një shkundje apokaliptike në Shqipëri.

Tani në Durrës, duhet të votojnë që të zgjedhin se kush nga të dy ishte shkaktari i këtij tërmeti, largimi i Vangjush Dakos dhe mos kandidimi i tij apo parashikimi i dhënë nga Ilir Meta që është banor i Durrësit në Gjirin e Lalëzit.

Ndonjë tjetër do të donte të kishte dhe një opsion nga opozita apo Partia Demokratike, kryesisht Lulzim Basha, por sështë se ka ndonjë lidhje të tretë me Durrësin sepse Ferdinand Xhaferri i cili  ndoshta afrohet me Ilir Metën si profet, në këtë aspekt  premtoi vetëm rregullimin e cilësisë së diellit dhe të rërës, nuk hyri tek tërmetet, ndërsa Ilir Meta ishte ai që e parashikoi.

Në finale tashmë duhet të gjejmë ishte Dako apo Meta që sollën këtë tërmet që thuajse e shkundi fare Durrësin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Një idiot politik që parashikon tërmete

Publikuar

-

Nga

Pamja më e dhimbshme gjatë tërmetit në Tiranë, ishte shkatërrimi i pjesës së sipërme të taracës së Fakultetit të Gjelolgji- Minierave, në katin ku studentët mësojnë shkencën e Sizmiologjisë.

Si për t’u tallur me të gjithë përpjekjet e shkencës dhe natyrisht për të na treguar idiotët politikë që bëjnë parashikime, tërmeti dëmtoi më rëndë se gjithçka tjetër, pikërisht ndërtesën që ka prodhuar sizmiologët shqiptarë.

Kjo gjë më kujtoi një episod të hershëm si student, kur na patën çuar për praktikë tek “Qendra Sizmiologjike” diku afër Linzës, dhe profesor Betim Muço, po na demonstronte në një dhomë të vogël në majë të një bregu të thatë shtufi, brenda një ndërtesë një katëshe me tulla silikate, aplitudat e tërmeteve që po ndodhnin në atë moment në botë.

Unë po dëgjoja pa interes pedagogun dhe po shikoja një çarje të tullave silikate diagonalisht.

Profesor Betimi i pabezdisur nga mungesa e vëmendjes ndërhyri.

-Eshtë nga tërmeti, tha. Atë se dimë ku bie, dhe se kemi në dorë. Godinën që e kemi në dorë, se kemi bërë ne, e ka bërë ushtria.

Tani në gjithë këtë histeri paniku, që vjen kryesisht nga bestytnia se dikush e di kur do bjerë sërish dhe ka thënë rrini jashtë, një gjë është ende në dorën tonë. Dhe ato janë ndërtimet.

Shqipëria është në një brez mesatar sizmik, që duhet marrë në konsideratë. Historiku i tërmeteve shkatërrimtare ka shkuar deri 9 ballë dhe në histori flitet për tërmete 11 ballë.

E vetmja gjë që vlen, është që disiplina shkencore e mbijetesës ndaj tërmeteve, të përkthehet në ligjësi ndërtimi.

Çdo ndërtim duhet të marrë në konsideratë intestitetin më të lartë historik të një tërmeti në vend, dhe duhet të krijojë hapësira për gjendjen e emergjencës.

Kaq i ka në dorë njeriu, shteti, ndërtuesi, investitori, dhënësi i lejeve etj. Tërmetin nuk e kemi në dorë dhe mos u lodhni ta parashikoni.

Lodhuni të ndaloni ndërtues të papërgjegjshëm, leje të papërgjegjshme, mungesë hapësire për gjendje emergjence dhe injorimin e ligjësive natyrore.

Tërmete si ky i sotmi vlejnë shumë për të reflektuar për pasoja të mundshme katastrofike, nëse do të ishte një shkallë më lart, për pallatet që do të rrëzoheshin dhe që kanë brenda rrezes së ndërtimit pallate të tjera jashtë çdo regulli, për diga të rrezikuara në lumenjtë e vegjël, e rezevuarët që ka 30 vjet që i ruan Zoti, për rrugica që mund të bllokohen nga një taracë e vogël e rrëzuar dhe mund të zërë në çark një komunitet të tërë, për shtesa kati që mund të varrosin një pallat solid, si dhe shumë probleme të tjera që shoqërojnë bumin e ndërtimeve në Shqipëri.

Ndaj nuk do të ishte vonë të niste një studim shtetëror, për të përcaktuar pikat e nxehta që mund të rrezikojnë nga tërmetet, për shkak të ndërtimeve të paligjshme dhe ta nisim vetë me përgjegjshmëri tërmetin e komanduar, për të bërë me dorën tonë, atë që mund të bëjë tërmeti me papërgjegjshmëri për 30 sekonda.

Nga Durrësi në Tiranë janë së paku disa pika të nxehta që nuk dihet ç’mund të ndodhë, nëse e lë fatin e tyre në dorë të tërmetit. Eshtë e vetmja mënyrë të “parashikojmë” dëmet e tërmetit të radhës./Mero Baze-TemA

LEXO TE PLOTE

Opinione

Agron Gjekmarkaj: Vendimi ndaj Tahirit vë në dyshim Reformën në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Analisti politik Agron Gjekmarkaj ka qenë pjesë e rubrikës “Opinion”, në TV “News 24”, ku vendimi ndaj ish- Ministrit të Brendshëm, i dhenë dje nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Renda, ka qenë në fokus.

Duke folur për dënimin e Saimir Tahirit, Gjekmarkaj vlerësoi se dënimi i tij ishte i pritshëm, kurse ka zbuloi ksuh e ka mbrojtur gjithmonë “krahun e tij të djathtë”.

“Ky ishte një vendim i pritshëm. Rama e ka mbrojtur. Ambasada amerikane tregon se ato ishin orë negociatash dhe jo orë për të marrë vendimin. Reforma në drejtësi, tanimë, vihet në dyshim. Vendimi ishte qesharak për akuza që kanë qenë të rënda. I vendosën njollën e të fajshmit, por deklaratat e tij ishin si triumf. Tahiri mbrëmë ka trembur vendimmarrësit. Është një histori banale dhe qesharake e tregon sesa tragjike është gjendja në Shqipëri. Gjykatësit ishin nën frikë, sepse nuk e kanë kaluar ende vettingun, artikuloi analisti Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE