LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Balili tek kokaina e Maminasit/ Zbardhet pasuria e gjyqtares, që i ngecin "dosjet e nxehta"

19 Gusht 2019, 12:51, Vetingu CNA
Nga Balili tek kokaina e Maminasit/ Zbardhet pasuria e gjyqtares, që i

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Miliana Muça pritet të dalë në Vetting, gjatë vjeshtës.

Muça, tek Krimet e Rënda ka pasur në duar, të paktën si gjyqtare paraprake disa dosje të nxehta, siç është ajo të ashtuquajturit “Eskobarit të Ballkanit”, Klement Balili, dosjen e ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri apo dosja e e 613 kg kokainë që ndryshe njihet si ngjarja e Maminasit.

Ndërsa sa i përket pasurisë, rezulton se të ardhurat ndër vite i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit gjyqtar, si nga qira apo shitje e pasurisë të patundshme.

Në vitin 2003 ajo deklaorn vetëm pagat dhe  një tokë bujqësore, në Maminas, Durrës, përfituar sipas Ligjit 7501, ndërsa në deklaratën ë fundit, atë të vitit 2018, deklaron kredi që ka marrë për blerjen e një apartamenti.

Pasuri ka shtuar në vitin 2005, kur bashkëshorti i saj ka blerë një benz që ka kushtuar, 600 000 lekë, pas tre vitesh më 2008 ka blerë apartament me sipërfaqe 98 m2, me vlerë 3 800 000 lekë.

Një tjetër apartament ka blerë në vitin 2015 në Tiranë, me sipërfaqe 86 m2, i mobiluar me garazh me sipërfaqe 17.7 m2 me vlerë 1 000 000 lekë si dhe në vitin 2017 ka blerë një makine, me vlerë     300 000 lekë.

Nga të dhënat në deklarimin e pasurisë, gjatë vëzhgimit që CNA.al ka bërë, duket e justifikuar. Çka do të thotë se gjyqtarja Miliana Muça e kalon Vettingun, nëse institucionet që merren me pastërtinë e fugurës nuk ka ndonjë informacion për jopërshtatshmërinë e saj në detyrë.

Më poshtë po sjellim pasurinë deklauar nga gjyqtarja Miliana Muça.

Viti 2003

Tokë bujqësore, në Maminas, Durrës, përfituar sipas Ligjit 7501.

Të ardhura nga paga nga Gjykata në Korçë, në shumën 75 000 lekë.

Të ardhura e bashkëshortit nga Gjykata në Pogradec, në shumën 75 000 lekë.

Të ardhurat nga vjehrrri dhe vjehrra, nga pensioni në shumën, 12 000 lekë.

Viti 2004

Paga mujore, nga Gjykata Korçë, në shumën 77 488 lekë.

Të ardhura e bashkëshortit nga Gjykata në Pogradec, në shumën, 77 488 lekë.

Pensioni i vjehrrit mujor, në shumën 7 800 lekë.

Pensioni i vjehrrës mujor, në shumën 3 100 lekë.

Viti 2005

Makinë, Benz në emër rë bashkëshortit me vlerë, 600 000 lekë.

Pakësuar dhe mbyllur më vonë depozita bankare në emër të bashkëshortit në shumën 3 374 31 38 lekë.

Pakësuar depozita bankare në emër të bashkëshortit me 200 000 lekë. Në total shuma ishte 700 000 lekë.

Të ardhura nga overdrafti i bashkëshortit në shumën 180 000 lekë.

Të ardhura nga paga vjetore në shumën 765 552 lekë.

Të ardhura nga paga vjetore të bashkëshortit në shumën 765 552 lekë.

Qira mujore, 120 000 lekë.

Huamarrje, over draft, 3 paga bashkëshorti, në shumën 180 000 lekë.

Viti 2006

Kursime nga paga, në shumën 700 000 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, 100 000 lekë.

Të ardhura bruto nga paga në shumën 800 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit nga paga në shumën 800 000 lekë.

Detyrim për pagesë qiraje banese, në shumën 120 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga në shumën 946 650 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, 100 000 lekë.

Shpërblim në shumën, 10 000 lekë.

Kursime në shumën, 200 000 lekë.

Kredi me afat 5 vjeçar, në shumën 2 000 000 lekë.

Pgesë kredie për periudhën mars-dhjetor 2007 , në shumën 5 220 franga. Detyrimi i pashlyer është 20 235 franga.

Viti 2008

Blerë apartament me sip.98 m2, me vlerë 3 800 000 lekë.

Të ardhura nga paga në shumën 946 560 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit nga paga në shumën 1 150 560 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, 100 000 lekë.

Shpërblim në shumën, 18 000 lekë.

Të ardhura nga kontrata e huasë në shumën 800 000 lekë.

Kursime në shumën, 200 000 lekë.

Pagesë kredie për shumën 20235  franga, nga periudha janar-dhjetor 2018 janë shlyer në shumën 6264 franga, detyrim i pashlyer  5 222 franga.

Pagesë huaja, 100 000 lekë, kanë mbetur pa shlyer edhe 700 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën, 1 041 430 lekë.

Shpërblim në shumën, 10 000 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, 100 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si gjyqtar, nga paga në shumën 1 224 000 lekë.

Kursime në shumën, 200 000 lekë.

Pagesë kredie për shumën 20235  franga, janë shlyer 6 213 franga, detyrim i pashlyer  2 536  franga.

Pagim  i këstit vjetor si detyrim  nga kontrata e qirasë, 100 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën, 1 110 313 lekë.

Shpërblim në shumën, 10 000 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, 100 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si gjyqtar, nga paga në shumën 1 267 494 lekë.

Kursime në shumën 200 000 lekë.

Pagesë kredie për shumën 20235  franga, janë shlyer 6 121 franga, detyrim i pashlyer 7 364 franga.

Pagim  i këstit vjetor si detyrim  nga kontrata e qirasë, 100 000 lekë. Nga shuma 800 000 kanë mbetur 500 000 pa u shlyer.

Viti 2011

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën, 1 190 338 lekë.

Shpërblim në shumën, 9 000 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, 100 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si gjyqtar, nga paga në shumën 1 285 288 lekë.

Kursime në shumën 200 000 lekë.

Pagesë kredie për shumën 20235  franga, janë shlyer 7 555 franga. Kredia është mbyllur.

Pagim  i këstit vjetor si detyrim  nga kontrata e qirasë, 100 000 lekë. Nga shuma 800 000 kanë mbetur 400 000 pa u shlyer.

Viti 2012

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi si gjyqtare, në shumën 944 600 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi i bashkëshortit si gjyqtar në shumën, 1 006 136 lekë.

Kursime në shumën 700 000 lekë.

Pagim  i këstit vjetor si detyrim  nga kontrata e huasë 100 000 lekë. Nga shuma 800 000 kanë mbetur 300 000 pa u shlyer.

Viti 2013

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi si gjyqtare, në shumën 977 825 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi i bashkëshortit si gjyqtar në shumën,1 127 831 lekë.

Kursime në shumën 700 000 lekë.

Pagim  i këstit vjetor si detyrim  nga kontrata e huasë 300 000 lekë. Likuidohet e gjithë shumë prej 800 000 lekësh.

Viti 2014

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi si gjyqtare, në shumën 1 206 963 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi i bashkëshortit si gjyqtar në shumën,1 430 020 lekë.

Kursime në shumën 700 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Korçë për periudhën 1 Janar 2015 -4 Korrik 2015, në shumën 534 883 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, në shumën  534 143 lekë.

Të ardhura nga toka bujqësore, 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi i bashkëshortit si gjyqtar në shumën, 1 414 831 lekë.

Huamarrje si bashkëkredimarrës me bashkëshortin në shumën 5 000 000 lekë.

Huamarrje nga bashkëshorti në lidhje me një shoqëri, në shumën 4 000 000 lekë.

Pakësuar dhe mbyllja llogarisë më vlerë, 1 198 000 lekë.

Blerë apartamenti në Tiranë me sip.86 m2, i mobiluar me garazh me sip 17.7 m2 me vlerë 1 000 000 lekë.

Shpenzime për shkollimin e fëmijës në shumën 126 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, në shumën 1 378 979 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi i bashkëshortit si gjyqtar në Pogradec nga periudha 1 Janar 2016- 18 Nëntor 2016 në shumën 1 345 315 lekë.

Të ardhura dhe shpërblimi i bashkëshortit si gjyqtar në Tiranë, në shumën 80 979 lekë.

Bashkëshorti ka shitur automjetin Mercdez Benz 200 000 lekë.

Shpenzime për shkollimin e fëmijës në shumën 266 000 lekë.

Huamarrje si bashkëkredimarrës me bashkëshortin në shumën 5 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer në shumën 621 830,4 lekë, ndërsa detyrimi i pashlyer në shumën 4 532 793,09 lekë.

Huamarrje nga bashkëshorti në lidhje me një shoqëri, në shumën 4 000 000 lekë. E pashlyer totalisht.

Viti 2017

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, në shumën 1 502 453 lekë.

Të ardhura dhe shpërblimi i bashkëshortit si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 246 017 lekë.

Të ardhura nga tjetërsimi i tokës bujqësore me marrëveshje më një palë tjetër, për shitjen e tokës bujqësore në fshatin Zvirinë, Korçë, e gjitha në vlerën 2 400 000 lekë, nga e cila bashkëshorti i gjyqtares merr vetëm 1/5 e vlerës, në shumën 4 800 000 lekë, ku nga totali i çmimit të dakorduar në vitin 2017 është kaluar shuma 700 000 lekë me 3.02.2017 dhe 200 000 lekë me datë 28.12.2017, ndërsa pjesa tjetër në Janar 2018. Gjatë vitit 2017 janë kaluar në llogarinë e bashkëshortit të gjyqtares 900 000 lekë dhe nga kjo shumë janë marrë 400 000 lekë, kurse pjesa tjetër është shpërndarë tek bashkëpronarët.

Blerje makine, me vlerë 300 000 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse e gjyqtares, me vlerë 20 737 08 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të bashkëshortit të gjyqtares, Niko Rapi në shumën 372 3 lekë.

Huamarrje nga bashkëshorti në lidhje me një shoqëri, në shumën 4 000 000 lekë. E pashlyer totalisht.

Huamarrje si bashkëkredimarrës me bashkëshortin në shumën 5 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer në shumën 621 830 4 lekë, ndërsa pa shlyer shuma 4 106 211 46 lekë.

Shpenzime për shkollimin e fëmijës në shumën 277 200 lekë.

Viti 2018

Te ardhura nga paga neto dhe shpërblimi si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për periudhën 01 janar 2018 – 31 dhjetor 2018, në shumën 1.509.151 lekë.

Të ardhura nga paga vjetore neto dhe shpërblimi si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për periudhën dt.01 janar 2018 – dt.31.12.2018, në shumën 1.196.071 lekë.

Të ardhura sipas marrëveshjes noteriale nr.478 rep, nr.347 kol dt.08.03.20I7 për tjetërsimin në të ardhmen të tokës bujqësore, marrëveshje e lidhur midis shtetasit Llambi Rapi dhe familjes bujqësore me kryefamiljar Dhori Rapi, në referim edhe të deklaratës noteriale nr.1257 rep, nr.512 kol dt.12.03.2018 për shitjen e tokës bujqësore në fshatin Zvirinë-Korçë (deklaratë e anëtarëve të familjes), si edhe në referim të deklaratës noteriale nr.23 rep, nr.l5 kol dt.04.01.2019 (e shtetasit Llambi Rapi), e gjithë sipërfaqja e shitur në vlerën 2.400.000 lekë, nga e cila bashkëshorti i deklaruesit (Niko Rapi) me vetëm 1/5 % të vlerës në shumën 480.000  lekë. Nga totali i çmimit të dakordësuar në vitin 2017 ka kaluar shuma 700.000 lekë dhe me dt.03.02.2017 dhe 200.000 leke me dt 28.12.2017, ndërsa pjesa tjetër në Janar 2018 dhe gjatë vitit 2019.

Konkretisht: gjatë vitit 2017 janë kaluar në llogarinë e bashkëshortit të deklaruesit 900.000 lekë dhe prej bashkëshortit të deklaruesit janë marrë 400.000 lekë, kurse pjesa është shpërndarë tek bashkëpronarët e tjerë sipas deklaratës noteriale; gjatë vitit 2018 (me dt.16.01.2018) janë kaluar në llogarinë e deklaruesit 200.000 lekë dhe prej bashkëshortit të deklaruesit nga kjo shumë është marrë 50.000 lekë, kurse pjesa tjetër është shpërndarë në bashkëpronarët e tjerë sipas deklaratës- noteriale; gjatë vitit 2019 janë kaluar në llogarinë e bashkeshortit të deklaruesit 800.000 lekë, ku kjo shumë është shpërndarë  dhe me bashkëpronarë e tjerë sipas deklaratës noteriale nr.1098 rep, nr.1080 kol, 41.22.03.2019, në lidhje edhe me kontratën e shitjes me rezervë pronësie nr.I097 rep, nr.I079 kol, dt.22.03.2019. Përfitimi shkon në shumën 50.000 mijë lekë.

Kontrate kredie me kufi (Overdraft) me Raiffeisen Bank sha, e lidhur me dt.08.10.2018 për shumën 250,000 lekë dhe e ndryshuar me dt.20.12.2018 për një shumë tjetër shtese 50,000 leke, në total 300.000 leke me afat deri me dt.31.10.2028, me normë interesi 12.15% në vit. Kjo kredi është mbartur si detyrim nga viti 2018 (objekt deklarimi) për në vitin pasardhës (2019) në shumën 275,381.62 lekë, ndërsa është mbyllur para afatit të parashikuar me dt.18.02.2019 sipas “Formularit për mbyllje…”, ku si burim për mbylljen e kredisë në formën e Overdraftit kanë shërbyer të ardhurat nga shitja e apartamentit në Korçë në vlerën 4,650,000 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse ne Union Bank e vetë subjektit deklarues Miliana Muça me dt.31.12.2017, sipas dokumentit bankar dt. 19. 03. 2018 (llogaria njedhese ku kalon paga nga detyra si gjyqtare e subjektit deklarues ne Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Shuma është 359.74 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, e bashkëshortit të subjektit deklarues (Niko Rapi) me dt.31.12.2018, sipas dokumentit bankar dt.11.03.2019 (llogaria rrjedhëse ku kalon paga nga detyra si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Tiranë), – 275381.62 lekë.

Kreditim i llogarisë njedhëse ne Raiffaisen Bank sh.a të bashkëshortit të subjektit deklarues (Niko Dhori Rapi) me dt.29.03.2018 nga ana e shtetasit Robert Dhori Ravi (vëllai i bashkëshortit të subjektit deklarues) në shumën 400.00 euro, shumë cila ka kaluar në këtë llogari vetëm me qëllim dhënien e saj shtetasit Roel Robert Ravi nipi i bashkëshortit të subjektit deklarues, i dt.15.05.1996, student në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë, shumë e cila është tërhequr dhe i ka kaluar këtij të fundit me dt.25.04.2018, sipas dokumentit bankar te printuar me dt.15.01.2019. Shuma 400.00 euro.

Huamarrje nga bashkëshorti në lidhje me një shoqëri, në shumën 4 000 000 lekë. E pashlyer totalisht.

Huamarrje si bashkëkredimarrës me bashkëshortin në shumën 5 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer në shumën 618 491 06 lekë, ndërsa pa shlyer shuma 3 655 002 45 lekë.

Shpenzime për shkollimin e fëmijës në shumën 2 160 euro./CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga