Connect with Us

Nga Andi Bushati/ Ç’ka mbetur tek rilindja nga partizanët?

Opinione

Nga Andi Bushati/ Ç’ka mbetur tek rilindja nga partizanët?

Publikuar

-

andi bushati opinion

Prej ditësh në rrethet e ngushta të historianëve, gazetarëve dhe veteranëve po gëlon një debat lidhur me reshtimin e Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore. Shkak për këtë polemikë, të nxjerrë në plan të parë nga gazeta “Dita”, është bërë një konferencë që Akademia jonë e Shkencave po organizon për vjeshën e ardhshme, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të vendit.

Dhe kaq është dashur që hendeku i qartë mes atyre që janë për revizionimin e luftës dhe atyre që mbrojnë pacënueshmërinë e saj, të rishfaqet me forcën e tij të përhershme.

Të parët, kanë arritur të fusin në programin e konferencës terma të tilla si “antifashizmi pa armë”, “antifashizmi pa uniformë”, duke tentuar që të rishihet rroli i asaj pjese të madhe të bashkëkombasve tanë që kanë qëndruar neutralë gjatë pushtimit. Sipas tyre një segment i qënësishëm i popullsisë e ka parë me indferencë okupimin Italian dhe më pas gjerman dhe kanë vazhduar jetën e tyre në indiferencë të plotë.

Por, kjo u ka ngritur qimet përpjetë të dytëve, që shohin këtu një konspiracion për ringjalljen e teorive të vjetra që mëtojnë rishikimin e rrolit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Ata kanë thëritur edhe njëherë komplot, duke pretenduar se këto ide dhe nisma fshehin prapavijën e rehabilitimit të kolaboracionistëve, Ballit, Legalitetit dhe gjithëkujt që flirtoi apo bashkëpunoi me fashistët dhe nazistët.

Po t’a shikosh në sipërfaqe, ky grupim i dytë që po përpiqet të ngrejë zërin për “skandalin”, duket tepër sektar dhe i indoktrinuar. Ata gati gati nuk pranojnë se ka pasur qytetarë të pa anshëm dhe të paangzhuar gjatë luftës. Ata përdorin koncepte me të cilat jemi mësuar që në kohë të monizmit, si “lufta më gjithë përfshirëse që kanë zhvilluar shqiptarët”, “beteja që e ndau shoqërinë në dy palë” etj.

Pra, po të shohësh argumentat e tyre më të sakajshme, duket sikur fasha gri e shoqërisë nuk ka ekzistuar, sikur gjithçka ka qenë bardh e zi, sikur vendi ishte ndarë sipas skemës me të cilën na kanë edukuar filmat e socrealizmit: në “të mirë” apo “të këqinj”.

Në fakt, ky lloj këndvështrimi që në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar ka qenë dominant edhe në shtete që i kanë dhënë betejës kundër nazi-fashizmit shumë më tepër sesa ne, ka ardhur duke u rishikuar edhe nga studiuesit perendimorë. Në mes tyre ka gjithnjë e më shumë zëra që ia kanë kushtuar hulumtimet e tyre pikërisht pjesës gri, asaj zone neutrale, të gjendur mes armiqve, që thjeshtë ka parë punën e saj.

Natyrisht që studimi i saj do të ishte jo vetëm i domosdoshëm, por mbi të gjitha i mirëpritur edhe tek ne. Ai nuk mund të luftohet me mendësinë, se në atë betejë të madhe botërore askush s’mund të qe asnjëanës, apo se të tillë ishin vetëm bashkëpuntorët e kamufluar të pushtuesit.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Etilda në hotelet e çudirave

Pas shtatë dekadash me lëvdata dhe superlativa për heronjtë, Shqipëria ka të nevojshme të shkruajë edhe historinë e njerzve të saj të zakonshëm, të vegjël, të padukshëm. Ajo i duhet të tashmes dhe të ardhmes jo vetëm si kuriozitet, por ndofta edhe për të kuptuar se sa lehtë ne kalojmë nga një regjim autoritar tek një tjetër, apo se sa pak na majfton që të përshtatemi me ata që na rrinë në krye.

Në këtë kuptim, të gjithë ata që kanë synim të thellohen në këtë drejtim, përpara se të anatemohen duhen inkurajuar.

Por thënë këtë, sërish e drejta duket se qëndron tek të tjerët që kanë shkundur kambanat e alarmit. Tek ata që i frikësohen zyrtarizimit të kësaj nisme dhe paraqitjes së saj, jo si alternativë studimi, por si tezë mbizotëruese.

Dhe ky shqetësim mbështetet në dy shtylla kryesore. Së pari se ky rishikim po bëhet në kuardrin e ceremonive qeveritare për përkujtimin e 75 vjetorit të çlirimit, gjë që lë një shije të keqe. Askund, në asnjë vend që u rendit në anën e fituesve gjatë konfliktit të dytë botëror, nuk u zhvishet roli i protagonistit, atij grupimi që mori pushkën në dorë kundër Musolinit apo Hitlerit. Nga Moska në Bruksel, në 9 maj, janë ata që përkujtohen. Ashtu si çdo vit në brigjet e Normanidisë përulen përpara sakrificës të njëzetvjeçarëve që zbarkuan për të çliruar Francën. Nga Vishia deri në Paris, francezët mund të shkruajnë libra dhe të bëjë dokumentarë për gjatë gjithë vitit, për gratë e tyre që shkuan në shtrat me gjermanët, për burrat që bënë para në tregun e zi të pushtimit, por kur vjen puna për datat e shënuara, ato i takojnë fitimtarëve. Prandaj dhe nisma për të shtjelluar një histori alternative në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nuk duket krejtësisht naive.

Reziku i dytë vjen nga fakti se ajo po bëhet në këtë periudhë kur në pushtet është një qeverisje që tentoi të reabilitojë kreun e një organizate kolaboracioniste si Balli Kombëtar dhe një kryeministri që në rini të vet e ka quajtur luftën partizane si një konflikt civil.

Pra, nisur nga premisa se rilindasit e sotëm, e kanë tradhëtuar tashigiminë që duhej të ruante e majta, atë të partizanëve të djeshëm dhe duke i shtuar kësaj, traditën e shëmtuar të studiuesve dhe historianëve tanë për ti’u shërbyer tezave që do dhe promovon pushteti, ajo që rrezikon të ndodhë në përvjetorin e 75 të çlirimit mund të jetë vërtet e rrezikshme. Dhe këtu ata që e shohin këtë si një tentativë për rehabilitimin e kolaboracionistëve nuk duhen shpërfillur. Në kohën e rilindjes e kemi humbur luksin për të qenë indiferentë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Shqiptarët gjysmë debila”/ Nuk përmbahet Artan Fuga

Publikuar

-

Nga

Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet robëri!” Kështu shprehet akdamiku Artan Fuga, përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa i referohet publikimeve të bisedave që politikanët tanë, bëjnë me banorët teksa vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti.

Duke kritikuar ashpër këto publikime, Fuga shkruan se video e biseda të tilla, i paraqesin shqiptarët si një popull servil, të pakulturuar e gjysëm debila.

Pasqyra që na rrënon dinjitetin.
———————————
Dëmi më i madh i disa videove dhe bisedave a gjysëm bisedave në rrugë a nëpër shtëpi të cilat transmetohen pastaj në televizione ose në ndonjë portal, është se ata i paraqesin shqiptarët e zgjuar, të mënçur, dhe kritikë, na paraqesin neve pra si një popull:

servil,
hipokrit,
të paditur,
të pakulturuar,
të nënshtruar,
gjysëm debila,
madje që nuk dimë as edhe të formulojmë dot as mendime logjike!

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Timonieri po shkruan librin e tij të kuq

LEXO EDHE:  Denoncim/ Veliaj kërcënon avokatin Altin Goxhaj

Katastrofë e mjerueshme televizive që na ve përpara surratit pasqyrën që na shtrembëron veten tonë,

Sikur e meritojmë Piramidën mbi kokën tonë.

Sa më të rrënuar skllevërit aq më e lartë maja e Piramidës.

Me vjen keq për këtë pamje të llahtarëshme që e shoh për ditë me zë dhe figurë!

Nuk është ky populli im!

Unë e di që ata luajnë teatër,
bëj kuvendin sipas vendit,
shkëmbejnë pesë lajka me një çadër dimrore!

Tregti e detyruar!

Fake Neës i llahtarshëm!

Ndaleni këtë rregji se nuk na ka hije!

Lutem!

Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet robëri!

Nuk ka nevojë t’a shtojmë edhe më!

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Post përvjetori i të parës parti opozitare

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja

– Më 10 dhjetor 2019 në faqen zyrtare të Partisë Demokratike thuhej midis të tjerave se anuloheshin aktivitetet e planifikuara për të kujtuar themelimin e kësaj force politike. Që i bie 29 vjetori i të parës forcë opozitare në Shqipërinë e sapo dalë nga diktatura e proletariatit dhe e luftës së klasave. Në një farë mënyre e shqyerjes së njeriut prej njeriut veç për të drejtën e të shprehurit dhe lëvizjen e lirë. Pa përmendur avantazhet e ekonomisë së tregut që pritej karshi asaj monopol dhe totalisht të dështuar të diktaturës.

Por jemi tek frymëmarrja, liria njerëzore si ekzistencë përballë një bote të dëshiruar si ajo në perëndim. Se çfarë është një forcë e parë opozitare në Shqipërinë e viteve 90-të askush nuk e di më mirë se ata që përjetuan dallimin dhe privilegjin klasor.

Askush nuk mund ta kuptoj sot rëndësinë kohore të saj sidomos ata që nuk e përjetuan kapërcyellin e viteve 80-të në 90-të. Ndofta qe kjo arsyeja që pikërisht kjo forcë politike do t’i nënshtrohej një simpatie sociale numri i së cilës kalonte mbi atë shifrorin e teserave të anëtarësimit. Dhe mbetet akoma si forca politike që ka më shumë përfaqësues demokratë përmatanë kangjellave të oborrit se në atë fletoren e teserave në arshivën e saj.

Nëse forcat e tjera janë ato listat emërore apo janë kthyer tashmë në parti, kjo forcë është akoma përmbi nocionin është akoma si thuash një spektër më i gjerë social. Dhe ndofta nga kjo nuk i shkon të thuhet që më 11 dhjetor 2011 u themelua Partia Demokratike, është një term që na ka nxjerrë bojën qysh kur themeluam Partinë Komuniste më 28 nëntor 1941.

LEXO EDHE:  Denoncim/ Veliaj kërcënon avokatin Altin Goxhaj

LEXO EDHE:  Bushati “masakron” Bashën/ “Po bën lojën e Ramës, është bajat”

Nuk është themeluar Partia Demokratike, është krijuar, u mbrujt nga shpresa e re për një Shqipëri si Europa. Se si të mbysin gromësirat, thartira etj., kur lexon se për të kujtuar një përvjetor demokratëve u duhen ca fonde, ca para, për ndonjë birrë a ndonjë shishe verë. Eshtë bajate për faktin se përkujtimet janë gjendje që afrojnë gjithkënd për të ndarë idealin e një kohe që afërmendsh nuk ishte kohë pushimesh, por zbori, këmbaleje, tela me gjemba dhe koha e kampeve të internimit.

Ne e mundëm atë kohë pavarësisht se sot ka me shumicë propogandë mbi atë që koha kishte vdekur, apo deshi dhe e la Ramiz Alia. Regjimi kishte vdekur që kur vendosëm dhe vramë publikisht inteligjencën por askush nuk guxoi. Nuk besoj që demokratët duan birra që të mblidhen. As deklarata statutesh. Thjesht një shesh si ai kohës kur shëmbën diktaturën. Por shefat mbetën duke thënë se sheshet janë tokë e xaxun. Dhe vet shefat qënie të xaxuna a qënie të lidhura, sy e duar.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bislim Ahmetaj/ Urime për Ditëlindjen bija jonë e dërrmuar, e kërrusur, e grabitur, e keqtrajtuar !

Publikuar

-

Nga

Fëmija i parë i Lëvizjes Studentore në atë Dhjetor historik të 90-ës ishte Partia Demokratike e Shqipërisë.
E kam hedhur firmën për të qënë themelues i saj darkën e datës 10 Dhjetor në Godinën Nr.15 në Qytetin Studenti , në një dhomë studentesh të improvizuar si zyra e Kryetarit të Komisionit Nismëtar për themelimin e partisë së studentëve dhe intelektualëve të ri akoma pa marrë emrin e vërtetë që mori më vonë, në këtë zyrë ishte Azem Hajdarit.
Në atë moment historik kam qëlluar të jem bashkë me babën tim, i cili erdhi në Tiranë për me qënë pranë nesh jo si i dërguar nga Komiteti i Partisë së rrethit siç ndodhi me shumë të tjerë, por nga ndërgjegjia e tij si prind i përgjegjshëm që i njihte mirë djemtë e tij dhe na kish porositur një mijë herë ” Mos hyni në burg si punëtor ferme, se nuk do ta marrë vesh kurrë njëri që jeni në burg, duroni, shkoni në shkollë të lartë, po u burgosët duke qënë studentë do ta marrë vesh gjithë Shqipëria”. Pasi unë e shkrova emrin, emrin e babës, mbiemrin, numrin e letër-njoftimit në një fletore në memorien time, dhe hodha firmën.
Azemi ju drejtua babës: Daje firmos edhe ti për të hyrë në partinë tonë.
Baba ju kthye si rrufe, siç ai dinë të japë përgjigje që kur e njoh:
Azem kjo është partia juaj, koha jonë ka mbarue. Ju ju daltë për hair..
Tani pas 29 vitesh Azemi nuk jeton ma ,jo prej Zotit, por prej dorës së vrastareve që nuk deshën që ajo të ishte partia e brezit të ri siç mendonte im atë dhe ne aso kohe.
Baba jeton akoma por nuk ma kujton më atë moment, ndoshta edhe pse nuk do të më lëndojë.
Ndërsa Partia Demokratike pas Godinës 15 që ishte selia e parë e saj ka ndërruar 5 seli-shtëpi dhe 6 kryetar në këtë pevjetor e ka shtëpinë-seli më të madhe, me më shumë drita , por ekipin që e drejton dhe kryetarin më të vogël dhe shkëlqimin më të zbehtë, besimin dhe shpresën thuajse të dërmuar…
Selinë e Parë të Partisë së studentëve dhe intelektualëve të rinjë shqiptarë që ishte Godina Nr.15 në Qytetin Studenti këto ditë po e shëmbin, ndoshta e ka goditur pamëshirshëm termeti i 26 Nëntorit, ndoshta edhe errësimi po aq i pamëshirshëm i syve të vrastarëve historikë të lirisë tonë.
Shtëpia e re ku është vendosur PD-ja pas humbjes rraskapitëse të vitit 2013 ka një histori të shëmtuar në të kaluarën komuniste.
Ajo ka shërbyer si shtëpi e propagandës bolshevike kundër NATO-s dhe Amerikës, ishte vendi i orgjive të oficerëve të lartë të ushtrisë komuniste shqiptare.
Ajo sot vertetë shndritë nga jashtë por lidershipi i ngujuar nëpër zyrat e shumta të saj tash 6 vite s’ja ka dalë të mbjellë shprese dhe besim tek shqiptarët edhe pse jemi qeverisur më keq se kurrë në këto 29 vite, ngjashëm me vitet kur kishte vetëm një parti dhe disa këmbë oktapodi që e ushqenin dhe mbanin në pushtet.
Ajo, Godina Nr.15 vertetë s’kishte drita, aq më pak luks por ja doli të ngjallë shpresë dhe besim ndër shqiptarë anëkënd botës ku ata jetonin deri sa mjeshtrat e vjetër të politikës antishqiptare vendosën ta shuajnë atë shpresë, ta djegin atë liri dhe tash së fundi edhe ta rrafshojnë Selinë e parë të Lirisë dhe Demokracisë Shqiptare.
Gëzuar ditëlindjen bija jonë e dërrmuar, e kërrusur, e grabitur, e keqtrajtuar.
Uroj që në përvjetorin e 30 ti bija jonë që linde në Qytetin e Lirisë, pas 46 vitesh diktature të ketë një shtëpi të ngrohtë ku të mblidhen rreth teje të gjithë ata që të themeluan me shpirt dhe me zemër, të gjithë ata wë tu bashkuan në ditët e para dhe të rritën, të gjithë ata që investuan idealet dhe rininë e tyre tek ti, të gjithë ata që e çmojnë dhe e duan lirinë demokracinë dhe mbi të gjitha Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Denoncim/ Veliaj kërcënon avokatin Altin Goxhaj

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Timonieri po shkruan librin e tij të kuq

 

LEXO TE PLOTE