LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndalimi i Arvit Bushatit/ Reagon Belind Këlliçi: Shkodrën se gjunjëzoi Enveri, jo më Rama

19 Gusht 2019, 14:45, Politikë CNA
Ndalimi i Arvit Bushatit/ Reagon Belind Këlliçi: Shkodrën se

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka reaguar përmës një postimi në rrjetet sociale, lidhur me ndalimin e kreut të FRPD-së në Shkodër Arvit Bushati gjatë protestë së sotme.

Këlliçi shkruan se Rama nuk mund ta gjunjëzojë dot Shkodrën me dhunë e terror pasi këtë gjë nuk e bëri dot as Enver Hoxha.

?Sa më shpejt të largohesh, aq më mirë për ty. Ndryshe do të vijë dita kur do të të tërheqin zvarrë rrugëve të Shqipërisë, si njeriun që vjedh e placckit këtë vend dhe dhunon shqiptarët e ndershëm për llogari të krimit!? shkruan më tej Këlliçi.

Postimi i plotë

Kryekrimineli i Shqiperise Edi Rama, pasi nuk ia doli te gjunjezoje Shkodren, ka urdheruar trafikantet e kriminelet qe i ka veshur me uniforme policie te dhunojne protestuesit dhe te arrestojne kryetarin e FRPD Shkoder, Arvit Bushatin.

Rinia e Shkodres te tmerron, prandaj pas cdo proteste arreston dhe shpall ne kerkim Arvitin dhe te rinj te tjere. Nuk ke faj. Mendoj se duhet te kesh shume frike, sidomos nga rinia e Shkodres dhe e gjithe Shqiperise, per te cilet ti s?je asgje me shume se nje kryetrafikant, kryehajdut dhe kryekriminel, qe po e largon cdo dite e me shume Shqiperine nga Europa dhe po e varferon e shkreton vendin!

Edi Rama nuk e gjunjezon dot Shkodren me dhune e terror. Nuk e beri dot Enver Hoxha per 45 vjet, jo me ti qe nga frika e paranoja s?ke lene kriminel pa mbledhur rreth vetes. Nuk e mban dot pushtetin e inkriminuar me police, nuk e mban dot Shqiperine peng te krimit.

Edi Rama, sa me shpejt te largohesh, aq me mire per ty. Ndryshe do te vije dita kur do te te terheqin zvarre rrugeve te Shqiperise, si njeriun qe vjedh e plackit kete vend dhe dhunon Shqiptaret e ndershem per llogari te krimit!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga