Connect with Us

Memoriali turk në Tiranë/ Shoqëria Civile organizon protestë

Sociale

Memoriali turk në Tiranë/ Shoqëria Civile organizon protestë

Publikuar

-

Shoqëria Civile do të mbajë nesër një protestë kundër memorialit turk të vendosur në kodrat e Liqenit nga Bashkia e Tiranës.

Protesta nis në orën 10:30, ndërsa ftohen të gjithë qytetarët ti bashkohen protestës para këtij memoriali.

Vendosja e memorialit për të rënët e ushtrisë dhe policisë gjatë grushtit të shtetit para tre vjetësh në Turqi, është cilësuar një provokim i fortë për kombin shqiptar duke ngjallur edhe reagime të shumta./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Syri i Çimit kapet prapë duke gënjyer/ Ardit Gjebrea i nxjerr bojën

Publikuar

-

Nga

Portali “Syri.net” botoi ditën e sotme një artikull  ku shkruante se Ardit Gjebra do të merrte një shumë të majme parash, prej 180 mijë eurosh për realizimin e tre këngëve të cilat do i këndonte në inagurimin e stadiumit të ri “Arenës Kombëtare”.

Konkretisht në portalin “Syri.net” shkruhej se “përveç shifrave të frikshme që janë shpenzuar për stadiumin-kullë, shqiptarët duhet të paguajnë edhe për një këngë të Arditit, plot 180 mijë euro.”, por lajmi u fshi më vonë.

Lidhur mbi këtë ka reaguar dhe vetë Gjebrea, i cili duke hedhur poshtë lajmin shkruan në rrjetet sociale: “Hajde, hajde, po ku e gjetët këtë mo? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe e njoh, mund të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin…”.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Protestuesit marshojnë nga sheshi Shqiponja drejt Zogut të Zi

LEXO EDHE:  Kokainë e miliona lekë/Pamjet brenda shtëpisë së "korrierëve" të drogës në Tiranë (Video-Emrat)

Kjo nuk është hera e parë që portali i Çimit kapet mat duke gënjyer. Mjafton të kujtojmë lajmin e fundit me tërmetin në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Paralajmërimi për shembjen e banesave/ Banorët e Astirit ngujohen në rrugë

Publikuar

-

Nga

Banorët e Unazës së Re, janë ngujuar në rrugë pranë rrethrrotullimit te sheshi “Shqiponja”, pas informacioneve se në orët e para të mëngjesit do të zbarkojnë në zonë punonjës të IKMT-së.

Sipas informacioneve INUK do të mbërrijë në orën 05:00 të mëngjesit të nesërm në këtë zonë, ku do të nisë aksioni për shembjen e banesave.

LEXO EDHE:  “Unaza e Madhe”/ Kryemadhi zbulon mashtrimin e Gjiknurit dhe Ramës

LEXO EDHE:  Kokainë e miliona lekë/Pamjet brenda shtëpisë së "korrierëve" të drogës në Tiranë (Video-Emrat)

Ndërkaq, banorët janë shprehur do të qëndrojnë përgjatë gjithë natës në gatishmëri, në mbrojtje të banesave të tyre./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Media në zi/ Ndahet nga jeta veterani i gazetarisë

Publikuar

-

Nga

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare gazetari i mirënjohur Sotiraq Gjordeni.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, dega Durrës.

Gjatë karrierës së tij, Gjordeni iu përkushtua gazetarisë dhe mbuloi me profesionalizëm raportimin e ngjarjeve të rrethit të Durrësit.

Për një kohë të gjatë, Gjordeni ishte korespodent i gazetës ‘Zëri i Popullit’ për Durrësin, duke qenë një figurë qendrore i publicistikës durrsake. Ndërsa vitet e fundit ka punuar dhe si korrespondent i Agjencisë Telegrafike Shqiptare./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE