Connect with Us

“Kryeministri të mbledhë me urgjencë deputetët”/ Frika që po pushton Britaninë

Bota

“Kryeministri të mbledhë me urgjencë deputetët”/ Frika që po pushton Britaninë

Publikuar

-

Boris Johnson gjendet nën presionin e deputetëve të cilët kërkojnë mbledhjen e Parlamentit pasi frika për dëmtimet që do t’i shkaktohen Britanisë nëse del nga BE po rriten gjithnjë e më shumë. Një Brexit pa marrëveshje do të ndikonte shumë në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri ka pohuar përsëri që do të angazhohet maksimalisht për tu larguar nga BE me 31 Tetor edhe pse aleatët e tij vendosën të përhapin panik me detajet që dolën nga dosja sekrete e Whitehall, e cila publikoi çfarë do të ndodhte nëse Mbretëria e Bashkuar do të largohej nga BE me një Brexit pa marrëveshje.

Por Konfederata e Industrisë Britanike ka deklaruar se është e pamundur të përgatitesh plotësisht për përçarjet që do të ndodhin pas daljes së UK nga BE pa një marrëveshje.

LEXO EDHE:  Tre qëndrime të ndryshme në Bundestagun gjerman për negociatat ndaj Shqipërisë/ Çfarë pritet të ndodhë sonte

Sot kancelari John McDonnell ka paarqitur një kërkesë pranë kryeministrit, që të shkurtojë pushimet e zyrtarëve për të përballur me deputetët në Ëestminster.

Jeremy Corbyn, lideri i partisë Labouriste është shprehur se është në të njëjtin mendim: “Në e mbështesim kërkesën e mbledhjes sa më shpejt të Parlamentit”.

Dhoma e Komunave nuk duhet të kthehet deri më 3 shtator por më shumë se 100 deputetë kanë nënshkruar një letër duke kërkuar z. Johnson të mbledhë në mënyrë urgjente Parlamentin, në mënyrë që ata të mund të shqyrtojnë planet e qeverisë Brexit në mes të panikut që është përhapur, që Mbretëria e Bashkuar do të ndahet nga Brukseli pa një marrëveshje.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Trump: Ambasadori Grenell do të vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump e konfirmoi këtë të dielë në Shtëpinë e Bardhë, pasi u pyet nga Zëri i Amerikës se si ndikon emërimi i Ambasadorit Grenell si kreu në detyrë i shërbimeve inteligjente amerikane, ndërkohë që është edhe ambasador në Gjermani dhe ndërmjetës në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti tha se zoti Grenell do të vazhdojë në detyrën e dërguarit amerikan për Kosovën dhe Serbinë:

“Ambasadori do të vazhdojë pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende”, tha presidenti duke iu referuar marrëveshjes së fundit për rihapjen e transportit hekurudhor e rrugor Kosovë-Serbi, raporton radioja amerikane VOA.

LEXO EDHE:  Gjykata e Larte vendos “arrest me burg” per deputetin Armando Prenga

LEXO EDHE:  Salianji e Duma u flasin shqiptarëve nesër nga  Parlamenti

Presidenti i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për vizitën e tij në Indi.

LEXO TE PLOTE

Bota

Video-Koronavirusi në Itali/ Qytetarët në panik, boshatisin raftet e supermarketeve

Publikuar

-

Nga

Prej dy ditësh Italia po përjeton momente të vështira pas përhapjes së koronavirusit në disa zona të vendit.
Njerëzit janë në panik dhe të frikësuar nga përhapja në mënyra masive e këtij virusi.

Ndërkohë që qeveria italiane ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ata janë dyndur nëpër supermarkete duke boshatisur raftet e ushqimeve dhe produkteve të nevojshme për jetesë.

Në videon e mëposhtme duken raftet e boshatisura të supermarketit, pasi njerëzit përgatiten për tu vetëizoluar në shtëpitë e tyre nga frika e koronavirusit.

LEXO EDHE:  Salianji e Duma u flasin shqiptarëve nesër nga  Parlamenti

LEXO EDHE:  Gjuzit s’i del “e keqja” për kritikën e Ruçit/ Isha me kostum amerikan si kaubojs, çfarë problem ka

Autoritetet vazhdojnë të theksojnë kufizimin e lëvizjeve dhe daljeve në publik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pas 9 viktimave një tjetër tërmet i fuqishëm shkund Turqinë

Publikuar

-

Nga

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë pasditen e stome, pas atij të mëngjesit i cili i mori jetën 9 personave dhe la pas 37 të plagosur.

Tërmeti ka qenë i shkallës 5.8 ballë, ndërsa ende nuk raportohet për viktima apo dëme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë kufirit mes Turqisë dhe Iranit.

 

LEXO TE PLOTE