Connect with Us

Horoskopi i ditës, 19 gusht 2019

Lajm i Rekomanduar

Horoskopi i ditës, 19 gusht 2019

Publikuar

-

Dashi

Dite mjaft e trazuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Beni kujdes mos provokoni xhelozinë e partnerit sepse gjerat do iu ndërlikohen edhe me tepër. Beqaret duhet te jene me te disponueshem ndaj ftesave qe do iu bëhen sepse vetëm kështu do e gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar do keni si objektiv kryesor përmirësimin e te ardhurave dhe do ia arrini qëllimit.

Demi

Marrëdhënia ne çift do filloje te përmirësohet ndjeshëm sot. Do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqareve do iu buzëqeshë fati me ne fund. As ata nuk do ndihen me vetëm, përkundrazi do kenë ne krah një person me shume vlera. Merkuri do iu udhëheqë ne planin financiar. Do jeni te kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi dhe nuk do hidhni hapa te nxituara.

Binjaket

Fale influencës mjaft pozitive te yjeve edhe çiftet qe kane pasur zënka te forta do pajtohen gjate kësaj dite. Do rigjeni paqen dhe harmoninë qe aq shume keni kërkuar. Beqaret me ne fund do takojnë dike me te cilin jo vetëm qe do fillojnë një histori dashurie, por ajo do jete afatgjate. Ne planin financiar do jeni me fat dhe nuk pritet asnjë lloj problemi.

Gaforrja

Mundohuni me sa keni mundësi qe ta ruani sa me te forte komunikimin dhe bashkëpunimin ne çift gjate kësaj dite. Vetëm ne këtë mënyre do shmangni edhe debatet. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe nuk do dine çfarë te bëjnë me pare. Financat duhen pasur me ne vëmendje se kurrë me pare. Gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte.

Luani

Po e larguar rutinën do e shpëtoni lidhjen sot, ndërsa po vazhduat te bëni te njëjtat gjera si me pare do keni probleme goxha te mëdha. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe me disa takime interesante. Shfrytëzojeni sa te mundni. Dite e favorshme edhe për sektorin e financave. Me pak mundim do arrini ta stabilizoni situatën dhe do ndiheni te qete.

Virgjeresha

Marrëdhënia ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do filloni te bëni plane me atë qe keni ne krah dhe madje do filloni te bashkëjetoni. Beqaret nuk do jene ne humor te mire për te filluar lidhje do vazhdojnë lidhjen e tyre normale. Ne planin financiar do hidhni hapa te pamenduara mire dhe situata mund te përkeqësohet. tregohuni te kujdesshëm.

Peshorja

Dita do jete e mbushur me sensualitet dhe emocione te forta sot. Do ndiheni mire ne krahët e partnerit tuaj dhe nuk do dëshironi te shkëputeni për asnjë çast. Beqaret nuk duhet te fillojnë menjëherë një histori dashurie pa i njohur mire personat. Saturni do iu ndihmoje te planin financiar do e rigjeni me ne fund ekuilibrin e shume kërkuar.

Akrepi

Do kaloni shume momente te lumtura gjate kësaj dite dhe do dëshironi ta shfrytëzoni ditën deri ne sekondën e fundit. Disa do marrin edhe vendime te cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Beqaret do kërkojnë pa fund dje, por mundësitë do jene te pakta. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi.

Shigjetari

Ju qe jeni ne një lidhje nuk do mund te parashikoni dot asgjë sot. Partneri do mundohet t’iu surprizojë gjithë kohës dhe do iu beje te ndiheni mire. Beqaret nuk do fillojnë histori dashurie afatgjata megjithatë do ndihen mire edhe duke biseduar me disa persona te njohur rishtazi. Ndikimi i Merkurit do jete si thike me dy presa ne planin financuar. Kujdes me çdo shpenzim.

Bricjapi

Do keni shume kundërshtime me partnerin tuaj sot dhe kjo do e përkeqësoje gjendjen mes jush. Nuk do mundeni dot te qetësoheni dhe te flisni qetësisht. Yjet këshillojnë te qëndroni pak larg njeri-tjetrit. Beqaret ka shume mundësi te fillojnë një lidhje serioze me personin qe kane takuar para disa kohesh. Financat mund te kenë ndonjë tronditje te vogël për shkak te disa shpenzimeve qe do kryeni.

Ujori

Nuk do tregoheni shume te sinqerte sot me atë qe keni ne krah dhe kjo do sjelle mosmarrëveshje te mëdha. Gënjeshtrat vërtet i kane këmbët e shkurtra. Beqaret nuk do jene me fat dhe do mbeten me te njëjtin status si disa dite me pare. Ne planin financiar do bëni shume përpjekje për ta stabilizuar situatën dhe për te pasur edhe përmirësime.

Peshqit

Do keni diskutime te gjata me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne fund do merrni edhe një vendim me rëndësi. Do jeni te dy ne humor te mire. Beqaret do kërkojnë gjate gjithë kohës, por edhe kur te gjejnë disa persona nuk do kënaqen me karakteristikat qe ata kane. Ne planin financiar do përballeni me probleme goxha te mëdha te cilat do duan kohe te zgjidhen.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“O zhapik langaraq”/ “Masakrohet” Petrit Vasili, nuk shpëton as Meta

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Socialiste për Integrim, pas tetë vitesh në pushtet, katër vite me Sali Berishën dhe katër të tjera me Edi Ramën, me ministrat dhe drejtorët hajdutë, tashmë ka dy vite që ndodhet në opozitë.

Dhe në mungesë të “tepsisë” së pushtetit, tashmë kanë marrë “shpatën” në dorë e flasin e sulmojnë këdo, a thua se Shqipërisë i erdhi fundi vetëm se në pushtet nuk është më LSI-ja.

Ish-deputetët e LSI-së çdo ditë komentojnë në rrjetet sociale, gjithçka që ndodh në vend, duke mos kursyer as akuzat e forta.

Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili një ditë më parë ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku sulmon hapur Reformën në Drejtësi.

Por, pas këtij postimi edhe qytetarët nuk janë kursyer ndaj ish-deputetit të LSI-së, por edhe ndaj kryetares aktuale të kësaj force politike, Monika Kryemadhi, por edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Metën.

“Ky zhapiku langaraq të pyesë të shoqen e kryetarit de jure të partisë së tij se ç’bënte ajo me ushtarët e saj të punësuar në administratë në kohën që I.M. ishte KM.”-shkruan një qytetar, duke iu referuar kështu kohës kur kryeministër ishte Ilir Meta, ish-kreu i LSI-së, sot president.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “ O “zhapik” ku ke gojë e flet ti për “drejtësinë” e padrejtë?!”.

Po ashtu një tjetër qytetar, nëpërmjet një fotojë i kujton Vasilit, korrupsionin e Metës dhe floririn e vjedhur.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Si nuk ke turp, korrupsioni ka arritur kulmin”/ Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të propagandës, në rrjetet sociale, duke tentuar t’ju hedhë hi syve qytetarëve.

Mëngjesin e sotëm, Rama ka publikuar një tjetër rast, që sipas tij problemi i qytetarit u zgjidh pasi iu drejtua platformës për bashkëqeverisjen.

“Mirëmëngjes dhe me rastin shembullor të Albertit, që i’u drejtua platformës shqiperiaqeduam.al dhe e bëri të dëgjohet zërin e tij, duke zgjidhur jo vetëm çështjen e fëmijëve të fshatit ku jeton, por të tre fshatrave bashkë, ju uroj një fundjavë të bukur”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, qytetarët të cilët çdo ditë përballen me një realitet ndryshe nga propaganda e kryeministrit, kanë shpërthyer në komente.

Një qytetar shkruan se ka tre muaj që shkruan në portalin që propagandon kreu i qeverisë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Kam 3 muaj rresht qe shkruaj në portal dhe e vetmja përgjigje që marr është “do ju kthejmë pergjigje pas 10 ditësh”…ndërkohë 10-ditëshi ka kaluar 6 herë”-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se korrupsioni, ka arritur kulmin.

“Ku te shkruaj unë se dje mora padrejtesinë tjeter. Korrupsioni ka arritur kulmin.E mira te te jem perball teje, se te kam dash shumë”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “ Mirmengjesi zoti KM. Po si nuk ke turp qe na thua mirmengjesi pas asaj qe bere me Tahirin.”.

Ndërsa në një tjetër postim të Ramës, ku ky i fundit thotë se PS është gati për dialog me PD, në lidhje me Reformën Zgjedhore, një qytetar shkruan “Po për çfarë reformë zgjedhorë flet kur ke gjashtë vitë në pushtet dhe nuk ke ndryshuar një germë në atë kod që dikur ke premtuar se në momentin që PS do të fitoj pushtetin do ta ndryshoj në perputhje me standartet nderkombetarë e sidomos me votimin dhe numerimin elektronik etj etj.”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE