LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Favorizoi Shullazin/ Pezullohet nga detyra drejtori i Burgut “313”

19 Gusht 2019, 16:34, Kronika CNA
Favorizoi Shullazin/ Pezullohet nga detyra drejtori i Burgut “313”

Është pezulluar nga detyra Drejtori i Burgut ?313? Maksim Hamitaj.

Urdhëri për pezullimin e tij është dhënë nga drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Sipas informacioneve paraparake, shkak për pezullimin mendohet të jetë bërë i dënuari Emiljano Shullazi, të cilin e ka favorizuar me takime shtesë, duke e lejuar të takohet me anëtarët e bandës.

Ndërkohë, Hamitaj është zëvendësuar nga Qazim Hoxha, i cili deri më tani ka qenë drejtori i Burgut të Durrësit.

Kujtojmë që ky është drejtori i dytë i këtij institucioni që shkarkohet  në pak muaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga