LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cila është lidhja e Valdrin Pjetrit me Sandër Simonin?/ Dalin në dritë detaje të reja

19 Gusht 2019, 09:29, Aktualitet CNA
Cila është lidhja e Valdrin Pjetrit me Sandër Simonin?/ Dalin

Valdrin Pjetri u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës me 30 Qershor 2019.

Ende pas u betuar, ndaj tij vërshuan një sërë akuzash nga Partia Demokratike se ka shkelur Ligjin për Dekriminalizimin.

Sipas PD, Pjetri është dënuar në Itali për trafik droge, Dokumentat e publikuara nga PD, u konfirmuan edhe nga Zëri i Amerikës.

Pas këtyre akuzave, Valdrin Pjetri u dorëhoq nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës.

?I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t?a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër?, njoftoi Pjetri.

Por, ndërkohë që ai po ndjek procedurat ligjore, mediat  pranë Lulzim Bashës për të larguar gjurmët që Pjetri  ka qenë zyrtar në Qeverinë e PD,  i rekomanduar nga anëtari i kryesisë së kësaj partie Alfred Rushaj filluar të hidhnin shashka kundër ish nënkryetares së PD dhe ish kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Por, ka dhe një detaj tjetër, i cili nuk është ditur deri më tani dhe për të cilin mediat nuk kanë shkruar.

Pjetri nuk ka lidhje vetëm me socialistët apo me PD të cilët e kanë pasur në gjirin e tyre, por edhe me njerëz të drejtësisë.

Valdrin Pjetri është kushëriri i kreut të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Sandër Simoni, shkruan CNA.al.  Përkatësisht, Pjetri është djali i tezes së Simonit.

A do të ndikojë ky detaj në Vettingun e Sandër Simonit? Pjetri, sipas asaj që është raportuar nga mediat në vend por edhe nga Zëri i Amerikës, ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali, në vitin 2003.

Ndërsa sipas procesit të Vettingut, gjyqtarët dhe prokurorët, nuk duhet të kenë kontakte të papërshtatshme. Valdrin Pjetri duket se ekspozon Simonin duke e çuar drejt shkarkimit.

Kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, sigurisht që tashmë duhet ta ketë bërë gati justifikimin për Vettingun në lidhje me Pjetrin.

Por, nëse do heshtej për Pjetrin, kjo gjë që s’do të merrej vesh kurrë dhe në këtë mënyrë as Simoni s’do të ishte i ekspozuar përballë Vettingut./CNA.al

Lajmet e fundit nga