LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beteja për “kalanë e fundit”/ Konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës

19 Gusht 2019, 10:25, Politikë CNA
Beteja për “kalanë e fundit”/ Konstituohet Këshilli

Partia Socialiste ka marrë sot edhe Shkodrën, bashkia e fundit, e cila njihet si një bastion i djathtë.

Edhe pse Partia Demokratike që prej orës 10:00 vijon protestën, mësohet se është Konstituar Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe kryetare e këtij këshilli është zgjedhur Brisela Kadia.

Brisela Kadia është zgjedhur me 47 vota kryetare e këshillit bashkiak Shkodër,  ndërsa dy vota kanë qenë të pavlefshme. Po kështu janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët e Këshillit Bashkiak. Ata janë Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj.

Kryetarja e Re ka thënë se do të jetë e drejtë dhe e paanshme.

“Ky këshill fillon punë në një situatë të pazakonte, ku disa parti kanë lënë jashtë votuesit e tyre. Do të punojmë për të gjithë. Kjo detyrë që më është besuar do të jem e drejtë dhe e paanshme ne të drejtë të ligjit për të shërbyer për Shkodren dhe shkodranët” ka thënë ndër të tjera Kadia.

Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës është bërë mes tensionesh, ndërsa PD protestonte jashtë ambienteve të sallës së Bibliotekës së Universitetit ?Luigj Gurakuqi?.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë për t?u futur brenda në sallë, por janë ndaluar nga uniformat blu.

Po ashtu debate ka pasur edhe në mbledhje, ku ishte e pranishme përfaqësuesja e PD-së, Greta Bardeli për të vëzhguar mbledhjen dhe për të dokumentuar parregullsitë. Por pas debateve, ajo është larguar nga mbledhja.

Tashmë PS ka shumicën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ndërsa nuk është vendosur ende asgjë në lidhje me fatin e Voltana Ademit.

Kujtojmë këtu se kandidati i PS, Valdrin Pjetri i cili doli fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, u tërhoq nga marrja e detyrës, pas akuzave të PD-së, sipas të cilës ai rezulton i dënuar në Itali për trafik droge./CNA.al

Lajmet e fundit nga