LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Bëni gati valixhet"/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron Ramën dhe Bashën

19 Gusht 2019, 06:52, Politikë CNA
"Bëni gati valixhet"/ Ish-anëtari i Këshillit

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me një shkrim të publikuar në revisten Monitor, sipas të cilit Shqipëria ka nivelin më të ulët në rajon për pagat në mjekësi dhe në arsim.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri ?kryqëzon? kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.

?Duke lexuar revisten Monitor per nivelin e pagave ne mjekesi dhe arsim qe eshte me i uleti ne rajon mu kujtua ?Republika e Vjeter?! Ne kater vjecarin e pare 2005-2009 pagat e mesuesve dhe infermiereve dhe mjekeve ne sistemin paresor shendetesor gati u dyfishuan.

Por ja qe Rilindja e quante qeverisjen e PD 2005-2013 si deshtim, kurse PD e Bashes ?Republike e Vjeter?!?-shkruan Kulluri.

Më tej, ai ndërsa risjell në vëmëndje ikjen masive të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, Kulluri paralajmëron Ramën dhe Bashën të ?bëjnë gati valixhet?.

?Dhe kur sheh si ikin mjeke, infermiere dhe mesues me torbe ne shpine rrugeve te Europes dhe ky tjetri premton rroga nga 1200 euro (sic e ka zakon qe genjen kot), e kupton shprehjen e nje zyrtari te larte amerikan se ?politikanet e brezit te kaluar me eksperience ishin me te pergjegjshem se keta qe drejtojne sot?!

Tani shikoni endrra me Rilindje dhe Republike te Re deri sa t?ju dale gjumi e te beni gati valixhet per Gjermani. Tung?-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga