Connect with Us

Akuza e fortë e Gerti Bogdanit/ “Qokat e Veliajt i morën jetën dy të rinjve”

Politikë

Akuza e fortë e Gerti Bogdanit/ “Qokat e Veliajt i morën jetën dy të rinjve”

Publikuar

-

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka komentuar ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku humbën jetën tragjikisht dy të rinj, pasi skela ku po punonin u shemb duke i marrë jetën.

Teksa dënoi mungesën e sigurisë në punë, Bogdani nuk i ka kursyer akuzat dhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Bogdanit, Bashkia e Tiranës, po investonte në  fasadën e një pallati të ri, jo të vjetër, dhe kjo për ti bërë nderë zv/kryeministrit Erion Braçe që banonte aty.

“Kryeministri duhet ta kuptojë që e ka tepruar me sytë e errësuar ndaj votave të vjedhura, ndaj parave të korrupsionit, ndaj koncesioneve, apo rastin e pallatit në Tiranë, ku Bashkia e Tiranës investon për të rregulluare fasadën e pallatin e ri, jo të vjetër. Pse! Për ti bërë qokë zv/kryeministrit që jeton aty me parat e buxhetit të shtetit.

Pra bëjnë qoka dhe lajnë qoka ndaj bizsenzmenëve dhe këtë e vuajnë qytetarët shqiptar dhe dy të rinjtë që humbën jetën aty për 250 mijë lek të vjetra.

LEXO EDHE:  Partisë Socialiste i del tymi/ Konflikti ministra-deputetë, shtrihet në bazë

Kur kryeministri të hapi sytë për problemet e qytetarëve shqiptarë fillon dhe procesi i dialogut për zgjidhjen e krizës”. theksoi Bogdani në studion e lajmeve në FaxNews./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Reparti i patologjisë në Kavajë do kthehet në karantinë/ Kërcënim serioz për banorët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Sipas Bardhit, kjo është papërgjegjshmëri!

“Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën”, shkruan bardhi.

LEXO EDHE:  PD sulmon ashpër Veliajn/Kulmi i mashtrimit dhe manipulimit

LEXO EDHE:  Partisë Socialiste i del tymi/ Konflikti ministra-deputetë, shtrihet në bazë

Ai i bën thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
“Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë”, përfundon Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përhapja e koronavirusit/ Spahia: Mungon serioziteti, këmbana duhet të ishte alarmante

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur lidhur me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Spahia u shpreh se që në fillim të përhapjes së koronavirusit duhet të ishin marrë masa nga Ministria, pasi sipas tij, institucionet shqiptare kanë pasur një mos seriozitet për trajtimin e situatës.

“ Shqipëria që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi, duhet të kishte qenë kambanë alarmi për vendin tonë për të marrë disa masa. Tani që virusi është te porta, këmbana për autoritetet shqiptare duhet të ishte alarmante. Kam vënë re një mos seriozitet për trajtimin e kësaj situate nga strukturat e shtetit shqiptar. Ne i lamë disa ditë kohë institucioneve tona për përballimin e kësaj situate për t`u organizuar. Por ne kemi parë një apati totale nga institucionet përgjegjëse. Pastaj filluam denoncimin e situatës që kishte në thelb të vetin mungesën e përgjegjësisë. Faji kryesor bie mbi Ministria e Shëndetësisë për të gjitha denoncimet që kemi bërë ne dhe media”, tha Spahia në studion e Rtv Ora.

LEXO EDHE:  Nga vrasja e Ardit Gjoklaj tek betonizimi/ Zbardhen bëmat e Erion Veliajt

LEXO EDHE:  Veliaj dëshmitar në gjyqin 60 milionë dollarësh të Shkëlzen Berishës në Florida?!

Demokrati shtoi se kontrollet në pikat kufitare duhet të kishin qenë më të mëdha. Ai tha se ka inspektuar nga afër punën që bëhej në pikat kufitare, ku ka konstatuar se personeli mjekësor nuk është i pajisur me mjetet e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se qeveria nuk ka asnjë paisje të tekonoligjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas qytetarit, e vetmja mënyrë për të kntrolluar është vënia e dorës në ballë.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisa! Asnja kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus! Qendrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli pervçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha bashkëgjitur mesazhit të qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE