Connect with Us

Aksidentet në punë/ ISHP publikon shifrat e frikshme

Kronika

Aksidentet në punë/ ISHP publikon shifrat e frikshme

Publikuar

-

Inspektorati i Punës ka dalë sot me një deklaratë zyrtare në lidhje me aksidentin e së premtes, ku dy punëtorë ndërtimi humbën jetën pas shembjes së një skele në Tiranë.

ISHP deklaron se “Rasti i fundit i aksidentit të ndodhur , si shkak i rënies së skelës në kantierin e ndërtimit të pallatit në rikonstruksion në Rr. Faik Konica, me pasojë humbjen e jetës së 2 punëmarrësve, dhe plagosjen e katër të tjerëve, tregon se kontrollet duhet të intesifikohen më shumë, në sektorin e ndërtimit dhe jo vetëm, duke synuar në rritjen e cilësisë së inspektimeve, me qëllim parandalimin dhe mosndodhjen në të ardhmen.”

Gjithashtu në deklaratë thuhet se subjektet Xhimi Tarushi dhe “Skela Syla” shpk , të cilët u përfshinë në këtë aksident në punë, janë në proçes hetimi nga inspektorët e punës së Degës Rajonale Tiranë duke bashkëpunuar dhe me organet e Policisë, me reultatet e të cilit do ju bëjmë me dije në përfundim të këtij proçesi.

Më tej, ISHP publikon shifrat tronditëse të punëtorëve që kanë humbur jetën në punë për gjatë 6 muajve të fundit.

“Nga të dhënat e ISHPSHSH-së për periudhën nga janari, deri tani për aksidentet në punë ju informojmë se:
– 99 raste aksidentesh të ndodhura në punë, me 88 punëmarrës të aksidentuar nga të cilët 25 me pasojë vdekjen janë rregjistruar pranë ISHPSHSH-së.
– 21 nga këto raste kanë ndodhur në sektorin e ndërtimit me 19 punëmarrës gjithsej të aksidentuar nga të cilët 8 me pasojë vdekjen.
Për hetimin e 99 rasteve të aksidenteve të ndodhura, janë inspektuar 114 subjekte gjithsej , të cilët kanë qënë duke punuar, në kantierin ku kanë ndodhur këto aksidente.”-thuhet ndër të tjera në deklaratën e ISHP-së.

Deklarata e plotë:

DEKLARATË PËR SHTYP

Inspektorati i Punës, në zbatim të misionit të tij për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të punëmarrësve, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik potencial për aksident në punë, ka vlerësuar sektorin e ndërtimit, si një sektor me risk shumë të lartë në këtë drejtim.
Rasti i fundit i aksidentit të ndodhur , si shkak i rënies së skelës në kantierin e ndërtimit të pallatit në rikonstruksion në Rr. Faik Konica, me pasojë humbjen e jetës së 2 punëmarrësve, dhe plagosjen e katër të tjerëve, tregon se kontrollet duhet të intesifikohen më shumë, në sektorin e ndërtimit dhe jo vetëm, duke synuar në rritjen e cilësisë së inspektimeve, me qëllim parandalimin dhe mosndodhjen në të ardhmen.
Subjektet Xhimi Tarushi dhe “Skela Syla” shpk , të cilët u përfshinë në këtë aksident në punë, janë në proçes hetimi nga inspektorët e punës së Degës Rajonale Tiranë duke bashkëpunuar dhe me organet e Policisë, me reultatet e të cilit do ju bëjmë me dije në përfundim të këtij proçesi.
Deri tani mund të ndajmë me ju, informacionin për sa më poshtë:
?Subjekti “Xhimi Tarushi” , i regjistruar si person fizik me numër Nipti L61619004D, me adresë “Njësia Bashkiake Nr 5, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë, ka filluar aktivitetin në datë 19.04.2016. Ky subjekt është në marrëdhënie kontraktuale me subjektin “Skela Syla” shpk për rikonstruksionin e objektit, pallat banimi në Rr. Faik Konica, nga data 05.07.2019.
?Subjekti “Skela Syla”shpk, me numër Nipt K81401024O, me adresë “Qendër Kamez, Tiranë, ka filluar aktivitetin në datë 01/02/2008.
Punëmarrësit e përfshirë në këtë aksident rezultojnë:
– Ergys Ibrahimi, i cili ka humbur jetën dhe Genci Bardhi i lënduar janë punëmarrës të subjektit “Xhimi Tarushi”.
– Orjan Kodra, që ka humbur jetën , Eugidius Lika, Behar Sadrija dhe Altin Marku të plagosur janë punëmarrës të subjektit “Skela Syla” Shpk
Të gjithë punonjësit rezultojnë të deklaruar dhe të siguruar në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore.
Nga historiku i inspektimeve pranë arkivës së ISHPSHSH-së nga viti 2015 rezulton se :
– Subjekti “Xhimi Tarushi” nuk ka asnjë inspektim, më parë nga inspektorët e punës.
Duke qënë se aktiviteti i subjektit “Skela Syla”shpk, është kryesisht i përqëndruar në montimin dhe çmontimin e skelave që përdoren në ndërtim, ky subjekt punon në kantiere të lëvizhshme gjithmonë në dinamikë. Është inspektuar 16 herë nga ISHPSHSH-ja, nga të cilat 13 herë nga Dega Rajonale e ISHPSHSH-së Tiranë, 2 herë nga Dega Rajonale Durrës dhe 1 herë nga Dega Rajonale Kukës.
Subjektit i janë lënë vazhdimisht për çështje që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë detyra me afat për t’u realizuar dhe në një rast është vendosur gjobë me vlerë 100 000 lekë.
Nga të dhënat e ISHPSHSH-së për periudhën nga janari, deri tani për aksidentet në punë ju informojmë se:
– 99 raste aksidentesh të ndodhura në punë, me 88 punëmarrës të aksidentuar nga të cilët 25 me pasojë vdekjen janë rregjistruar pranë ISHPSHSH-së.
– 21 nga këto raste kanë ndodhur në sektorin e ndërtimit me 19 punëmarrës gjithsej të aksidentuar nga të cilët 8 me pasojë vdekjen.
Për hetimin e 99 rasteve të aksidenteve të ndodhura, janë inspektuar 114 subjekte gjithsej , të cilët kanë qënë duke punuar, në kantierin ku kanë ndodhur këto aksidente.
Masa ligjore të marra në përfundim të hetimit të rasteve të mësipërme janë:
– 29 dënime administrative kryesore “Paralajmërim për sanksion”
– 34 dënim administrative gjobë me vlerë 2 240 000 lekë.
Jemi të vendosur, për realizimin e objektivave që si Institucion i kemi vënë vetes, për të ndikuar në ndryshimin e situatës në raport me zbatimin e Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë , si dhe për arritjen e një qëllimi madhor që është jeta dhe mbrojtja e punëmarrësve.
Për këtë po propozojmë, një paketë për ndërhyrje në kuadrin ligjor, duke synuar një zbatueshmëri më me efikasitet të legjislacionit të punës, duke evidentuar të gjithë konstatimet e hasura gjatë punës në hetimin e aksidenteve në punë.
Duke mospatur qëllim në vetvete sanksionin e subjekteve, por përmirësimin e situatës përmes informimit, këshillimit të subjekteve, ju bëjmë apel të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me rigorozitet ligjin për sigurinë dhë shëndetin në punë të punëmarrësve të tyre. Nga ana jonë si inspektorat nuk do të tolerohet asnjë subjekt që do të konstatohet në shkelje të ligjit, pasi vë në rrezik jetën dhe sigurinë e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shkrumbohen banesat në Shtyllë të Korçës/ Zbardhen dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy banesa janë djegur në fshatin Shtyllë të Korcës, pas një zjarri që ka prekur një nga godinat e fshatit. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Njoftimi i policisë:



Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku“./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunoi bashkëshorten/ Arrestohet 28 vjeçari në Pogradec

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një 28 vjeçar me iniciale A.XH është arrestuar nga Policia pasi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K. Xh, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Udënisht të Pogradecit.

Njoftimi nga policia:



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit në kërkim A. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases K. Xh., 26 vjeçe”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Hapet rruga e Arbrit/ Rama shfaq pamjet në ditën e Çilirimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot, është hapur Rruga e Arbrit.

Me një video të rrugës, të postuar në rrjete sociale, Rama iu uron shqiptarëve, 29 Nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.

Në fakt, hapjen  këtij segmenti rrugor, sot, Rama e kishte njoftuar ditë më parë.

Kujtojmë se ministrja Belinda Balluku ka deklaruar të shtunën, se rruga do të hapet në mënyrë të pjesshme, pasi e gjitha përfundon në pranverë.

LEXO EDHE:  6000 pallate e banesa dhe 9000 banorë të dëmtuar nga tërmeti/ Publikohen shifrat zyrtare

LEXO EDHE:  6000 pallate e banesa dhe 9000 banorë të dëmtuar nga tërmeti/ Publikohen shifrat zyrtare



Punimet për “Rrugën e Arbërit” nisën në verën e vitit 2009 dhe zgjatën më shumë se 12 vite.

Tashmë distanca Tiranë-Klos është vetëm 35 km. Rruga kalon në gjashtë tunele dhe ka dy ura.

Ura e Vashës  është më e larta në Ballkan, 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë./CNA.al

LEXO TE PLOTE