Connect with Us

Aftësia ndryshe jo pengesë për punësim/ Historia e Suksesit të Ersi Pirrës në Jumbo

Sociale

Aftësia ndryshe jo pengesë për punësim/ Historia e Suksesit të Ersi Pirrës në Jumbo

Publikuar

-

Personat me aftësi ndryshe nuk mundet dhe nuk duhet të jenë të privuar nga të marrit pjesë në jetën aktive të shoqërisë, nga e drejta për t’u arsimuar, për t’u punësuar e kështu me radhë. Aftësia e tyre ndryshe nuk është dhe nuk duhet të jetë një pengesë që ata të mund të japin kontributin e tyre në shoqëri.

Këtë e ka dëshmuar më së miri i riu Ersi Pirra, një 22-vjeçar i cili po jep tashmë kontributin e tij në një nga kompanitë e Grupit Balfin.

Ersi, aplikoi nëpërmjet kanaleve zyrtare që Grupi ka në dispozicion të gjithkujt që është i interesuar për të punuar në një nga kompanitë e tij, dhe në fund të këtij procesi rezultoi që Ersi përmbushte cilësitë e pozicionit për të cilin kishte aplikuar dhe me këtë rast u mundësua punësimi i tij pranë kompanisë Jumbo Albania.

Kjo kompani është e mirënjohur për shitjen e lodrave për fëmijë, artikujve shkollorë, ato të kopshtarisë, etj.

Ersi ka ndjekur me vëmendje gjatë viteve veprimtaritë e grupit Balfin dhe kujdesin e treguar ndaj njerëzve me aftësi ndryshe. Ai kërkonte patjetër të rifillonte një punë të re, pasi një projekt i mëparshëm, ku kishte qenë i angazhuar kishte përfunduar me kohë. Pas kontaktit të parë Ersi zhvilloi një intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Grupit Balfin në Tiranë dhe pas 3 muajsh ai u punësua nga kompania Jumbo në TEG, në pozicionin sistemues.

Nëse në vende të tjera situata të këtij lloji mund të bien në vesh të shurdhët, e kundërta ndodh në Grupin Balfin, aq më tepër po të kihet parasysh vëmendja speciale që i kushtohet njerëzve me aftësi ndryshe.

Duhet thënë se të gjithë ata që e ndoqën këtë rast, u ndjenë mjaft të përfshirë nga pozitiviteti dhe vullneti i fortë i Ersit, saqë nuk arrinin të fshihnin lumturinë për punësimin e tij.

Në Jumbo kanë qenë vërtet të impresionuar nga Ersi, ata thonë se ai është një punonjës shembullor në hapat e parë të punës së tij të re, tepër korrekt me oraret, aq sa është kthyer në një shembull për të gjithë, pasi është gjithnjë punonjësi i parë që paraqitet në dyqan, gjithnjë para orarit zyrtar të fillimit të ditës së punës.

Ersi tashmë po mbyll muajin e tij të tretë si punonjës pranë Jumbo-s në Tiranë dhe ne vajtëm për t’i marrë përshtypjet e para të përvojës së tij.

Intervista

  • Sa kohe keni që punoni për Jumbo dhe cila është konkretisht detyra juaj?
  • Në Jumbo kam rreth dy muaj e gjysëm tashmë. Kam filluar punë në datën 1 Qershor. Një nga detyrat e mia kryesore është të mbaj sa më në rregull ambientin a magazinës si dhe të ndihmoj djemtë e tjerë që punojnë në këtë departament.
  • Si u ndjetë në ditët e para të punës?
  • Fillimisht realizova një intervistë me Balfin dhe më pas Grupi më adresoi te Jumbo në TEG. Tek Jumbo, kolegët e burimeve njerëzore ma bënë gjithçka më të lehtë, dhe u kujdesën që gjithçka të shkonte ashtu siç duhej.
  • Cilat jane pershtypjet tuaja per keto muaj të parë të ekperiencës ne kompani?
  • Përshtypjet janë mjaft të mira, ndjehem mjaft mire këtu, sidomos me kolegët e magazinës.
  • A ka qenë i vështirë integrimi në këtë punë të re?
  • Si gjithçka e re, ka veshtiresitë e veta por më kanë pritur mjaft mirë dhe janë mjaft të afrueshëm kolegët.
  • Si fillon një ditë normale pune për Ersin dhe si ecën në vijim ajo?
  • Ditë fillon me mbledhjen e mëngjesit për ndarjen e detyrave. Ashtu si edhe të tjerët, edhe mua më ngarkohen punët e ditës. Më pas për çdo gjë, komunikojmë dhe marrim direktivat nga supervizori ose asistenti i magazines.
  • Çfarë do të veçoje nga bashkëpunimi me kolegët?
  • Komunikimin e mirë që ka në departamentin e magazines dhe jo vetëm, por edhe me kolegët e tjerë të marketit, të cilët janë shumë të sjelleshëm dhe të komunikueshëm.
  • Çfarë do të thotë të punosh në një kompani ndërkombetare si Jumbo?
  • Për mua thjesht të punoj në Jumbo është shumë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një kompani ndërkombetare, ndaj ndihem shumë i kënaqur.
  • Cili është një nga elementët e punës që të pëlqen më shumë?
  • Realizimi i të gjitha detyrave që na ngarkohen nga supervizori në kohën e duhur, ndjehem mirë ashtu.

Jumbo është pjesë e Grupit Balfin, Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tërmeti/ Flet sizmologu: Ja çfarë parashikohet në vazhim

Publikuar

-

Nga

“Rreziku nga tërmeti nuk ka kaluar.” Kështu u shpreh sizmiologu Rrapo Ormeni.

Sipas tij, termetet nuk mund të parashikohen, por sipas rregullave të sizmiologjisë, vatra e termetit do të ketë goditje të tjera më vogla në vijim.

“Ne gjykojmë që goditjet kryesore kanë kaluar, por në vazhdim mund të ketë pasgoditje.

Tërmeti në Durrës është ndjer deri në 8 ballë, çka ka shkaktuar dëme në ketë zonë, ndërkohë që në Tiranë është ndjerë deri në 7 ballë.

Ky termet do të shoqërohet me pasgoditje që të vazhdojnë me ditë, javë apo edhe deri në muaj mund të vazhdojnë sepse është një termet i konsiderueshëm. Por jemi të mendimit që pasgoditjet me kalimin e kohës do të vijnë duke u shuar. Do jenë gjithmonë e më të vogla deri sa të shuhen dhe deri sa të vendoset gjendja e ekuilibrit.

Tërmetet nuk parashikohen, por goditja kryesore shoqërohet me një pasgoditje dhe sipas ligjeve të termeteve. Por ndonjëhërë pasgoditja që është me e vogël se goditja kryesore, ndonjëherë në zonën e hidrocentraleve mund të jetë e rrezikshme, pasi goditja ka shkaktuar dëme në godina edhe ndërtesa dhe pasgoditja e gjën të gatshme dhe pasgoditjet mund të sjellin dëme”, tha për Panorama profesor Rrapo Ormeni./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video/ Tërmeti tmerron “live”gazetaren në studion e lajmeve

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë tronditi pasditën e sotme Shqipërinë.

Si pasojë e tërmetit 68 persona mbetën të lënduar ndërsa ka dhe dëme të shumta materiale.

Lëkundjet e fuqishmë kanë shkaktuar panik tek qytetarët, duke bërë që të dalin jashtë banesave.

Ndërkohë, gjatë lëkundjeve të tërmetit gazetarja e Ora Neës, Besmira Palushaj ka kaluar momente frike teksa ishte “Live” duke transmetuar edicionin e lajmeve.

Por, dhe pse tronditjet ishin të forta gazetarja mundi të transmetonte lajmet deri në momentin e ndërprerjes së edicionit.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video/ Si duhet të veproni kur ka lëkundje të forta termeti

Publikuar

-

Nga

Tërmetet e fuqishme që goditën vendin pasditen e sotme kanë shkaktuar panik tek shumë qytetarë.

Më poshtë po ju sjellim një manual të thjeshtë se çfarë duhet të bëni në rast se ndjeni lëkundje të forta tërmeti.

Hapi i parë

Në momentet që bie termeti duhet të qëndroni të palëvizur, edhe kur jeni në shtëpi apo në rrugë.

Hapi i dytë

Kur jeni brenda në shtëpi, futuni poshtë tavolinës apo midis skeletit të derës.

Hapi i tretë

Mos merr ashensorin, por merrni shkallët.

Hapi i katërt.

Qëndroni në distancën nga ndërtesat nëse jeni jashtë dhe as afër pemëve.

Kur je duke lëvizur me makinë, duhet të ndaloni dhe të parkoni makinën.

Hapi pestë.

Nëse je duke gatuar, mbyllni gazin apo sobën dhe hapni dritaret.

Në të tilla raste mos ndizni cigare apo çakmakë.

Po ashtu nuk rekomandohet të flisni në telefon.

LEXO TE PLOTE