LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Të kritikosh kryetarët e partive, të shqyejnë ushtarët"/ Nuk përmbahet më Arian Galdini

18 Gusht 2019, 07:47, Politikë CNA
"Të kritikosh kryetarët e partive, të shqyejnë

Kreu i LDE, Arian Galdini, hequr paralele mes kohës së Çezarit dhe politikës së sotme.

Sipas të njëjtit, në Shqipëri po të bësh kritika për çezarët e partive, të turren ushtarët e tyre për të shqyer, duke brohoritur se kryetari i tyre është perëndi.

“Në Romën e lashtë, kur Çezarët ktheheshin fitimtarë dhe bënin marshimin e Triumfit, ishte traditë që të gjithë ushtarët përreth e thërrisnin me sharje: O kokëtul, ti s’vlen asnjë kacidhe, e kështu me radhë…Kjo traditë ishte vendosur që çezarëve të kujtohej se janë njerëzore dhe të prekshëm e se duhet të mbeten të tillë.

Në Shqipëri, po të besh kritika për çezarët e partive, të turren ushtarët e tyre per të të shqyer e duke brohoritur se Kryetari i tyre është Perendi… As si Roma e para 3000 vjetëve nuk jemi ne, në mendësi…Dhe flasim për demokraci, liri dhe europianizim…”, shkruan Galdini në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Ne Romen e lashte, kur Cezaret ktheheshin fitimtare dhe benin Marshimin e Triumfit, ishte tradite qe te gjithe ushtaret perreth e therrisnin me sharje: O koketul, ti s’vlen asnje kacidhe, e keshtu me rradhe…

Kjo tradite ishte vendosur qe Cezareve tu kujtohej se jane njerezore dhe te prekshem e se duhet te mbeten te tille.

Ne Shqiperi, po te besh kritika per Cezaret e Partive, te turren ushtaret e tyre per te te shqyer e duke brohoritur se Kryetari i tyre eshte Perendi…

As si Roma e para 3000 vjeteve nuk jemi ne, ne mendesi…

Dhe flasim per demokraci, liri dhe europianizim…

Ne jemi si Atila more…

Ne ia bejme cope e cike muret Romes…

Ne Shqiperine tone, Popujt e Partive, u bene mbi 75 vite qe e mbysin Popullin e Qytetareve…

Ndaj edhe jemi kaq pak ne qe kerkojme te verteten..

Sepse e verteta e trishte eshte se tek ne Populli i qytetareve eshte i mbytur nga Popujt e Partive.

E problemi tjeter eshte se ne keshtu si jemi katandisur ngrihemi ose kur jemi te fundit fare, pasi te gjithe kane mbaruar pune, sic beme ne ’90 (te fundit qe u ngritem kunder Komunizmit ne te gjithe Europen ish-komuniste.), ose kur na preken parate personale sic beme ne vitin 1997, ose kur na mbyt frika si ne rastin e armeve kimike…

Ceshtjet e tjera duan me shume mendim, e me pak instinkt….

Sic duket ne jemi ende tek reagimi instinktiv…

Lajmet e fundit nga