Connect with Us

Shpëtoi pasurinë e ish-deputetit socialist/ Gjyqtarja e skandalit seksual, në filtër

Vetingu

Shpëtoi pasurinë e ish-deputetit socialist/ Gjyqtarja e skandalit seksual, në filtër

Publikuar

-

Vettingu ka ende shumë punë me sistemin e drejtësisë. Pjesa më e madhe e të korruptuarve dhe të inkriminuarve të drejtësisë janë përjashtur, megjithëse tek tuk ka pasur edhe standarte të dyfishta.

Një gjë e tillë ndodhi me rastin e prokurores Antonteta Sevdari, e cila nuk e meritonte të largohej nga drejtësia, ndërsa të tjerë të zhytur deri në fyt janë konfirmuar në detyrë.

Për Sevdarin, Strasburgu duhet të bëjë drejtësinë, ndërsa “Vettingu” nuk duhet të dorëzohet para të inkriminuarve dhe të korrupturave apo të paaftëve të drejtësisë.

Në filtër të CNA.al sot do të kalojë gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda Nure Ndreni. Në bazë të CV profesionale, ajo duhet ta kalojë Vettingun pasi ka bërë shumë për Partinë Socialiste.

Alfred Peza

Gjyqtarja Ndreni i ka shpëtuar pasurinë ish deputetit socialist Alfred Peza, i cili sot mban detyrën e sekretarit për marrëdhënie me mediat.

Fillimisht me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda vendosi sekuestro preventive ndaj aksioneve të bashkëshortes së Pezës, Mirela Ndinit, me vlerë 1.1 miliard lekë.

Në vitin 2017, gjatë  kohës që Peza ishte deputet nën siglën e PS, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi të lirojë nga sekuestroja pasurinë e deputetit pas vendimit të gjykatës së shkallës  parë që ia sekuestroi sipas ligjit “Antimafia”.

Gjyqtarja që udhëhoqi treshen e trupës gjykuese ishte Nure Dreni.

Rasti i deputetit Peza u bë publik pas blerjes së aksioneve në bankën e nivelit të dytë, ku prokuroria arriti në konkluzionin se ai nuk i justifkonte këto të ardhura me deklarimet e bëra deri në atë kohë.

Por, derisa gjyqtare se Nure Dreni, Peza dhe zyrtarët e sojit të tij do të vijojnë të gazojnë pasurinë, ndonëse të dyshimtë.

Gjyqtarja Nure Dreni, duket se i ka “pikë të dobët socialistët”. Edhe në raste të tjera ka vendosur në favor të tyre.

Sjellim në vëmendje skandalin seksual me ish kryebashkiakun e  Dibrës, Shukri Xhelili.

Po, në vitin 2017, gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ndryshuar akuzën për Shukri Xhelilin, ish-kryebashkiakun e Dibrës, të përfshirë në një skandal seksual, duke zbutur masën e dënimit ndaj tij,

Shukri Xhelili

Në përfundim të gjykimit në Apel, nje Kolegj Penal i kryesuar nga Nure Dreni ka vlerësuar se i pandehuri Xhelili nuk duhet të akuzohet për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, por për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruara detyrën”, mbetur në tentativë.

Duke e deklaruar të fajshëm vetëm për këtë pjesë të akuzës, Apeli ka vendosur dënimin përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg për Xhelilin. Ky dënim ishte 1 vit më u ulët se dënimi i Shkallës së Parë, në janar 2017, sipas të cilit ish-zyrtari u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.

CNA.al ka marrë pranë ILDKPKI-së, pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Nure Ndreu. Zonja e shtrin pasurinë nga Kukësi në Tiranë.

Bashkëshorti i saj punon në institucione shteterorë, Skënder Dreni, duke filluar nga  Instituti i  Sigurimeve Shoqërore, Tiranë, për të vijuar në zyrën e administrimit të buxhetit gjyqësor dhe tek Ministria e Shëndetësisë.

Ndër vite gjyqtarja deklaron si burime të ardhurash dhe përfitimet nga bonot e thesarit. Në vitin 2010, gjyqtarja ka vazhduar masterin në një universitet privat ku i ka kushtuar në shumën 1250 euro si dhe ka blerë një makinë Citroen në shumën 6 900 euro, për të cilën thotë se ka marrë me kredi.

Nga viti 2011, mijëra paund i ka shpenzuar për shkollimin e vajzës në Londër, ndërsa në vitin 2017 bashkëshorti, i gjyqtares ka blerë autoveturë Mercedez Benz, 29 000 euro. Një hetim i hollësishëm nga Vettingu, i cili ka edhe kapacitetet,  do të verifikonte më së miri llogari të tëra që gjyqtarja deklaron në emër të saj, të bashkëshortit dhe vajzave.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Nure Dreni.

Viti 2003

Magazinë, zona industriale, Kukës, përfituar nga privatizmi me ankand.

Shtëpi banimi në Tiranës, blerë pas shitjes së shtëpisë në Kukës.

Apartament, bashkëpronar me vëllain.

Automjet, tip Benz viti i prodhimit 1996.

Bono thesari, 1.9 milion lekë.

Gjendje, 6 500 euro në shtëpi.

Viti 2004

Gjendje cash, 1 000 000 lekë.

Bashkëshorti, Skënder Dreni të ardhura nga puna në Institutin e  Sigurimeve Shoqërore, Tiranë, në shumën 1 081 801 lekë.

Të ardhura nga puna dhe shpërblime si gjyqtare në shumën 1 292 837 lekë.

Të ardhura të përfituara nga bursa të dhëna nga Bashkia për dy fëmijët në shumën, 24 000 lekë.

Shpenzime telefoni, në shumën 100 000 lekë.

Viti 2005

Gjendje depozitë, në shumën 10 483 euro.

Gjendje kesh në shumën 200 000 lekë.

Paga dhe shpërbime nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shumën 1 328 276 lekë.

Bashkëshorti, Skënder Dreni të ardhura nga puna në Institutine  Sigurimeve Shoqërore, Tiranë, në shumën 1 084 400 lekë.

Të ardhura të përfituara nga bursa të dhëna nga Bashkia për dy fëmijët në shumën, 57 000 lekë.

Viti 2006

Pakësuar gjendja, shuma 42 000 lekë.

Shtesa, në shumën 120 000 lekë.

Paga nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shumën 1 310 000 lekë.

Bashkëshorti, Skënder Dreni të ardhura nga puna në Institutine  Sigurimeve Shoqërore, Tiranë, në shumën 962 881 lekë.

Interesa, boni thesari në emër të bashkëshortit, në shumën 140 479 lekë.

Interesa, boni thesari në shumën, 20 000 lekë.

Bursa për Arba Drenin në shumën, 36 000 lekë.

Pakësuar llogari e bashkëshortit, 2 000 000 lekë.

Vitit 2007

Pakësuar gjendja e llogarisë në shumën, 10 480 euro.

Shtesa në bono thesari në shumën 1 300 000 lekë.

Shtesa vjetore në lekë, në shumën 1 000 000 lekë.

Paga nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shumën 1 420 397 lekë.

Bashkëshorti, Skënder Dreni të ardhura nga puna në Institutin e  Sigurimeve Shoqërore, Tiranë, në shumën 973 690 lekë.

Bursë për vajzën në shumën, 45 000 lekë.

Interesa nga bonot e thesarit në emër të bashkëshortit në shumën 148 604 lekë.

Interesa nga bonot e thesarit, në shumën 110 000 lekë.

Pakësuar gjendja e llogarisë së bashkëshortit, 5 000 euro.

Viti 2008

Pakësuar gjendja e llogarisë, në 300 000 lekë.

Shtesa në bono thesari në shumën 300 000 lekë.

Shtesa vjetore, në shumën 600 000 lekë.

Paga nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shumën 1 347 286 lekë.

Bashkëshorti, Skënder Dreni të ardhura nga puna në Institutin e  Sigurimeve Shoqërore, Tiranë, në shumën 250 000 lekë.

Bashkëshorti, shpërblim nga instituti privat i pensioneve në shumën 105 000 lekë.

Interesa nga bonot e thesarit në emër të bashkëshortit në shumën 171 000 lekë.

Interesa nga bonot e thesarit, në shumën 134 000 lekë.

Bursë për vajzën në shumën, 45 000 lekë.

Interesa nga depozita bankare në shumën 250 euro.

Bashkëshorti , interesa në bono thesari 500 000 lekë.

Viti 2009

Shtesë vjetore në shumën 200 000 lekë.

Paga nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shumën 1 449 223 lekë.

Paga e bashkëshortit, zyra e administrimit të buxhetit gjyqësor në shumën 638 932 lekë.

Interesa nga bonot e thesarit në emër të bashkëshortit në shumën  254 156 lekë.

Interesa nga bonot e thesarit, në shumën 152 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e makinë, në shumën 600 000 lekë.

Bashkëshorti , shtesa në bono thesari 500 000 lekë.

Blerë makinë tip Benz, në shumën 900 000 lekë.

Detyrim për studimet e vajzës në shumën 30 000 lekë.

Detyrim për studime e vajzës në Londër në shumën 1 370 paund.

Viti 2010

Blerje makine, Citroen me kredi 50 % në shumën 6 900 euro.

Paga nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shumën 1 557 357 lekë.

Paga e bashkëshortit, zyra e administrimit të buxhetit gjyqësor në shumën 1 104 419 lekë.

Bashkëshorti ka përfituar të ardhura nga ekzekutimi i një vendimi gjyqësor në shumën 2 170 195 lekë.

Interesa nga bonot e thesarit në emër të bashkëshortit në shumën 68 151 lekë.

LEXO EDHE:  Rrëfimi prekës i parukieres për ekzekutimin e gjyqtares/Dëgjova të shtëna, e pashë të ...!

Interesa nga bonot e thesarit, në shumën 164 887 lekë.

Interesa depozite në emër të bashkëshortit në shumën 8 000 lekë.

Kredi për blerje makinë, paguar, 2 162 euro dhe papaguar 5 621 euro.

Detyrim për pagesë master, në shumën 1250 euro.

Pakësim në bono thesari në emër të bashkëshortit, shuma 3 000 000 lekë.

Shtesa në depozitë bankare në emër të bashkëshortit në shumën 3 000 000 lekë.

Shtesa në depozitë bankare në emër të bashkëshortit në shumën 1 980 000 lekë.

Detyrim për studimet e vajzës në shumën 30 000 lekë.

Detyrim për studime e vajzës në Londër në shumën 6 670 paund.

Vajza, Arba Dreni gjendje llogarie në shumën 5 535 paund.

Viti 2011

Paga nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shumën 1 549 384 lekë.

Paga e bashkëshortit, zyra e administrimit të buxhetit gjyqësor në shumën 1 116  962 lekë.

Interesa depozite në emër të bashkëshortit në shumën 115 574 lekë.

Të ardhura nga bursa për studim në Angli në emër të vajzës, në shumën 3 300 paund.

Detyrim për pagesë master, në shumën 1250 euro.

Kredi për blerje makinë, paguar 2640 euro, ndërsa pa paguar 2 980 euro.

Kaluar në emër të vajzës, Arba Dreni,  4 645 paund.

Vajza, Arba Dreni, gjendje llogarie në shumën 890 paund.

Bashkëshorti ka paguar për studimet e vajzës, në Angli shumën 13 380 paund.

Bashkëshorti ka paguar për studimet e vajzës, Greta Dren në fakultetin juridik, Tiranë, 30 000 lekë.

Viti 2012

Pakësim në gjendjen e llogarisë. Shuma është 800 000 lekë.

Paga nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shumën 1 589 841 lekë.

Paga e bashkëshortit, zyra e administrimit të buxhetit gjyqësor në shumën 1 204 601 lekë.

Vajza, Arba Dreni të ardhura nga puna në një kompani në Londër në shumën 200 paund.

Bashkëshorti, interesa nga depozita bankare në shumën 114 euro.

Interesa në depozitë dhe llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën 61 165 lekë.

Kredi për blerje makinë, paguar 2 627 euro, ndërsa pa paguar 426 euro.

Shtesë në depozitat bankare në shumën 114 euro.

Shtesë intereash në depozitat bankare në shumën 61 165 lekë.

Bashkëshorti i ka dërguar vajzës në Angli, 890 paund.

Viti 2013

Pakësim, në gjendjen cash, shuma 900 000 lekë.

Paga nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shumën 1 603 481 lekë.

Paga e bashkëshortit, zyra e administrimit të buxhetit gjyqësor në shumën 897 623 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga Ministria e Shëndetësisë, 209 233 lekë.

Interesa në depozitën bankare në emër të bashkëshortit, 91 euro.

Interesa në depozitë dhe llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën 205 719 lekë.

Të ardhura nga puna e vajzës në Angli, 3 054 paund.

Bursa për studim e vajzës në Angli, në shumën 3 300 paund.

Kredi për blerje makinë, paguar 426 euro dhe e përfunduar e tëra.

Viti 2014

Pakësim në gjendjen cash, në shumën 1 600 000 lekë.

Paga nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shumën 1 734 338 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga Ministria e Shëndetësisë, në shumën 1 391 541 lekë.

Vajza, Greta Dreni, të ardhura nga  Drejtoria rajonale e sigurimeve shqoërore, Tiranë, në shumën 108 000 lekë.

Interesa në depozitën bankare në emër të bashkëshortit, 91 euro.

Interesa në depozitë dhe llogari rrjedhëse e bashkëshortit në shumën 273 604 lekë.

Të ardhura nga puna e vajzës në Angli, 1 700 paund.

Bursa për studim e vajzës në Angli, në shumën 2 000 paund.

Bashkëshorti pakësim në gjendjen kesh, 1 600 000 lekë.

Bashkëshorti pakësim në gjendjen llogarie në shumën 937 000 lekë.

Viti 2015

Shtesë në llogari në shumën  26 727 lekë.

Paga nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shumën 1 751 616 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga Ministria e Shëndetësisë, në shumën 1 252 762 lekë.

Të ardhura nga puna e vajzës në Angli, 6 970 paund.

Interesa në depozitën, 32 euro.

Të ardhura nga puna e vajzës në Angli, 1 700 paund.

Të ardhura nga shitja e armës së gjahut në shumën 50 000 lekë.

Bashkëshorti pakësim në gjendjen llogarie në shumën 3 020  449 lekë.

Detyrim në vlerën 1 000 000 lekë,marrë hua me një afat dy vjeçar, marrë për studime për të plotësuar kërkesën për vizë në konsullatën angleze për të gjithë programin e studimit, viti shkollor, shtator 2014-shtator 2015 për vajzat. Gjendja e pashlyer në shumën 700 000 lekë.

Vajza, Greta Dreni, llogari bankare në shumën 1 037 paund.

Viti 2016

Gjendje llogarie në shumën 24 884 lekë.

Paga nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shumën 1 720 308 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga Ministria e Shëndetësisë, në shumën 1 035 687 lekë.

Të ardhura nga puna e vajzës në Angli, 23 800 paund.

Vajza, Greta Dreni të ardhura si juriste nga puna në bankë në shumën 470 964 lekë.

Vajza, Greta Dreni të ardhura si juriste, nga një subjekt privat në shumën 45 270 lekë.

Shtesë në llogarinë në Londër, në shumat, 5 442 paund dhe 301 paund.

Viti 2017

Shtesë në llogarinë rrjedhëse 82 052 lekë.

Paga nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shumën 1 699 684 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga Ministria e Shëndetësisë, në shumën 1 096 463 lekë.

Të ardhura nga puna e vajzë Arba Dreni në Angli, 25 958 paund.

Vajza, Greta Dreni të ardhura si juriste nga puna në bankë në shumën 700 309 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga trajtimi financiar për trajnime në Shkup dhe Prishtinë, në shumën 276 dhe 576 euro.

Vajza, Arba Dreni, llogari bankare në shumën 8 505 paund.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse në emër të vajzës, Arba Dreni, në shumën 1 820 paund.

Bashkëshorti, gjendje llogarie në shumën 687 lekë.

Bashkëshorti, gjendje llogarie në shumën 127 euro.

Pakësuar llogari e bashkëshortit. Shuma është 5 309 euro.

Bashkëshorti, ka shitur makinën 4 800 euro.

Bashkëshorti,blerë autoveturë Mercedez Benz, 29 000 euro.

Vajza, Greta Dreni, llogari rrjedhëse, 590 463 lekë.

Vajza, Greta Dreni, shtesë në llogarinë rrjedhëse, në shumën 100 paund.

Vajza, Greta Dreni, pakësuar gjendja e llogarisë në Londër në shumën 1 095 paund.

Vajza, Greta Dreni, shtesë në llogarinë rrjedhëse, 1 095 paund.

Vajza, Greta Dreni, të ardhura si juriste në një bankë, në shumën 700 309 lekë dhe 44 000 lekë honorare, dieta.

Viti 2018

Shtesë në llogarinë rrjedhëse në shumën 558 997 lekë.

Të ardhura nga paga në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, në shumën 1 701 814 lekë.

Të ardhura nga paga pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Tiranë, bashkëshorti, Skënder Dreni, në shumën 1,106,604 lekë.

Të ardhura nga shërbimet/dietat pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Tirane, bashkëshorti, Skënder Dreni, në shumën 289 698 lekë.

Të ardhura nga puna ,Arba Dreni tek Kompania PC, në shumën 36677.89 paund.

Të ardhura nga interesat në llogarine (saver account), në Bank NatËest (Londër), Arba Dreni në shumën 149.86 Paund.

Të ardhura nga paga, me detyrë  juriste në Banka Kombëtare Tregtare Tiranë, Greta Dreni në shumën 822798 lekë.

Të ardhura nga honorare (dieta) me detyrë juriste në Banka Kombëtare Tregtare Tiranë, Greta Dreni, në shumën 74000 lekë.

Të ardhura nga interesat në llogarinë, Bono Thesari, Greta Dreni në shumën 9667.58 lekë.

Arba Dreni, shtesë e gjendjes në paund, në Llogarinë (saver account), me nr.51 I37828 në Bank NATËEST U.K (Londër), në shumën 8079.86  paund.

Arba Dreni, gjendje me datë 31.12.2018 në Llogarinë rrjedhese, me nr.47161574 ne NATËEST Bank, U.K (Londër),   1814.95 Paund

Gjendje në MONZO bank , nr. Llogarise 74722921. (krijuar në prill të vitit 2018) , në shumën 9.35 Paund.

Arba Dreni, të ardhura nga paga dhe të tjera (shërbimi udhëtimi/pune) në KOMPANINË PËC “PRICEËATERHOUSECOOPERS” —(biznes group) LONDER UK, në shumën 36677.89 Paund/

Arba Dreni, të ardhura nga interesat në Llogarinë (saver account), me nr.51137828 në Bank NATËEST (Londër), në shumën 149.86 Paund./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

“Mungesë të burimeve financiare”/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besnik Canit

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cani ka dalë para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pasi Komisioneri publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Canit.

Në konkluzionet përfundimtare të komisionerit publik, thuhet se ankimimi nga subjekti Besnik Cani nuk provon të kundërtën e pretendimit të komisionerit.

Pas verifikimeve të kryera është kërkuar shkarkim nga detyra i Canit, pasi sipas Komisionerit Publik prokurori rezulton me mungesë të burimeve financiare.

Deklarata e Komisionerit Publik:
Për KP nga shqyrtimi i dosjes u provua se subjekti gjendet në kushte të pamjaftueshme për dy shuma të blerjes se banesës.
– subjekti ka deklarim të pasaktë, mungesë të burimeve të ligjshme.
Në lidhje me pasurinë, truall 600 m2 në Paskuqan, nuk provohet burimi i ligjshëm i saj.
Lidhur me pasuritë autoveturë dhe garazh, subjekti ka deklarim të pasaktë ndër vite dhe mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e këtyre pasurive. Në ato vite ka një bilanc negativ prej gati 500 mijë lekë.
KP: Për periudhën 2010-15 subjekti ka një bilanc negativ 2 mln lekë mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve.
Për aftësitë profesionale, konfirmimi në detyrë është vendosur në vlerësim të gabuar të provave.
Subjekti ndodhet ne kushtet ku me veprimet dhe mosveprimet e tij, marrëdhënies së tij me një kompani tregtare, si dhe përfitimi i statusit të të pastrehut kur kryente detyrën e titullarit të Prokurorisë Fier, KP rithekson se këto kushte bien ndesh me detyrën e magjistratit.
KP: Për kriterin e pasurisë, subjekti rezulton me mungesë të burimeve financiare.
Përfundimisht kërkojmë: Shkarkimin nga detyra të Besnik Canit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kërkuar shkarkim nga detyra të Besnik Canit.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kaloi në sitën e vettingut/ Konfirmohet në detyrë zv. prokurori i Përgjithshëm

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Thoma Jano.

Gjatë verifikimit të kritereve, u konfirmua se Jano nuk kishte fshehje të pasurisë, deklarime të rreme apo konflikte interesi, ndërsa nuk u gjet asnjë provë apo informacion për të ngritur dyshime mbi kontaktet e tij me krimin e organizuar.

Kujtojmë se fund të vitit të kaluar Jano u emërua si zëvendësprokuror i Përgjithshëm dhe drejtor i Përgjimeve, nga kreu i organit të akuzës, Olsian Çela, me një mandat dyvjeçar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ngec në “sitën” e vettingut/ KPK shkarkon prokurorin e “ndereve”

Publikuar

-

Nga

Ngec në sitën e vettingut prokurori Adnand Xhelili.

Mësohet se Komisoni i Pavaruir i Kualifikimit e ka shkarkuar, pasi ka konstatuar probleme me dy pasuritë kryesore të familjes së tij, konkretisht një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Adnand Xhelili i Prokurorisë së Tiranës, u lakua pak kohë më parë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku denoncoi sorollatjet e një qytetareje në zyrat e një notereje, të Hipotekës, gjykatës, prokurorisë dhe përmbarimit.

Ndërsa në anën ekonomike, Xhelili ka deklaruar  gjashtë burime të ardhurash . Ai ka deklaruar të ardhura nga paga e rij si prokuror, si pedagod, pagën e bashkëshortes, pagën e  djalit, të ardhurat nga tokat bujqësore në Borsh, të ardhura nga shtëpia e pushimeve verore për turizëm./ CNA.al

Miliona lekë nga turizmi/ Zbardhet pasuria e prokurorit të “ndereve”

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: