Connect with Us

Shpërndante lëndë narkotike/ Arrestohet 19-vjeçari

Kronika

Shpërndante lëndë narkotike/ Arrestohet 19-vjeçari

Publikuar

-

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për trafikim të lëndëve narkotike.

Uniformat blu raportojnë se kanë vënë në pranga të riun Xh. B., të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 22 doza kanabis të futura në qese farmaceutike gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Sekuestrohen 22 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

LEXO EDHE:  Me 30 kg drogë drejt Greqisë/ Arrestohen dy shqiptarë

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.B., 19 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike Cannabis sativa të futura në qese farmaceutike gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dritan Dajti në “sitën” e OFL-së/ I dërgohet formulari për të deklaruar pasurinë

Publikuar

-

Nga

Agjentja bjonde e Operacionit Forca e Ligjit deklaroi sot se i është dërguar formulari për të deklaruar pasurinë Dritan Dajtit dhe të dënuarit për trafik droge Xhevdet Troplini.

Dritan Dajti, me banim në Tiranë, ka qenë i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Ndërkohë, Troplini, me banim në Durrës, ka qenë i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  Me 30 kg drogë drejt Greqisë/ Arrestohen dy shqiptarë

LEXO EDHE:  Tiranë/ Drejtonin makinën në gjendje të dehur, arrestohen 9-të persona

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Agjentja bëri me dije se OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitja dhe plagosja e çiftit në Allias/ Jepete masa e sigurisë për autorët

Publikuar

-

Nga

Jepet masa e sigurisë për autorët e e grabitjes dhe plagosjes së çiftit Petrit dhe Afërdita Laze më 19 janar në Allias, Tiranë.

Mësohet se është dhënë masa ‘Arrest me burg’ për Fatjon Mërtënika, 28 vjeç, ‘arrest me burg në mungesë’ për organizatorin Markeljan Cungu dhe ‘Hetim në gjendje të lirë’ për moskallëzim krimi për Mario Toçcin.

Kujtojmë se Petrit dhe Afërdita Laze kishin një biznes të tyre privat në katin e parë të ndërtesës në Allias, ku merreshin me tregtimin e prodhimit të brumit.

LEXO EDHE:  Policia në universitete/ Reagon ashpër Partia Demokratike

LEXO EDHE:  Grabitet banesa e biznesmenit/ I marrin një shumë të konsiderueshme parash

Dy persona të maskuar janë futur mbrëmjen e 19 janarit në shtëpinë e tyre, me qëllim grabitjen por, pasi janë ndeshur me të zotin e shtëpisë Petrit Laze, e kanë plagosur atë dhe bashkëshorten e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Asnjëherë s’ke bërë se*s? Mbylle derën!”/ Ndalohet mësuesi në Fier pas skandalit seksual me nxënësen

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit ka ndaluar mësuesin e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa”, në Fier, Agron Bego, pas skandalit seksual të publikuar nga emisioni investigativ “Stop”.

“Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier. Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Policia në universitete/ Reagon ashpër Partia Demokratike

LEXO EDHE:  Policia në universitete/ Reagon ashpër Partia Demokratike

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./CNA.al

Profesori ngacmon seksualisht nxënësen/ “Mbylle derën me çelës, nuk ma merr mendja se…”

LEXO TE PLOTE