Connect with Us

Nga Arian Galdini/ Faleminderit Mihal!

Opinione

Nga Arian Galdini/ Faleminderit Mihal!

Publikuar

-

U desh kacavjerrja silvesterstalloneske e Mihalit mbi makinën e spanjollëve që të gjithë të shihnim me zë e figurë të vërtetën e madhe mbi gjithë kulturën agresive që karakterizon pothuajse në një masë të madhe mënyrën sesi ne e duam përfitimin.

Pa përgjithësuar aspak, ripërsëris se kjo masa e madhe është masë aq kritike sa na thërret e ulëret për ta marë seriozisht. Ne bëjmë tregëti me ushqime të skaduara dhe tregëtari është i lumtur që fiton para duke helmuar bashkëqytetarët e tij.Ne prodhojmë e shesim produkte bujqësore e blegrotale të shiringuara me hormone, kimikate e pesticide dhe fermeri e tregëtari janë të lumtur që fitojnë para duke helmuar bashkëqytetarët e tyre.

Ne sjellim ilaçe të skaduara apo të falsifikuara, i transportojmë ilaçet me motora e furgona specash dhe grosisti farmaceutik është i lumtur që bën pasuri duke helmatisur bashkëqytetarët e tij. Ne shkojmë në Kinë e bëjmë marrëveshje çmimi duke manipuluar atje cilësinë e çdo produkti dhe sipërmarësit tanë janë të lumtur që fitojnë shumë para duke na shitur shtrenjtë mallra të këqija e të dëmshme.

Ne kemi ndërtues që bëjnë pallate duke vënë dorë mbi materiale e cilësi ndërtimi e lumturohen që bëjnë miliona duke i lënë bashkëqytetarët e tyre në mëshirë të Zotit, që kurrë mos ndodhtë tërmet këtu.Për herë të parë në Shqipëri, kemi të listuar si shkaktarë kryesorë kancerit, cilësinë ushqimore, cilësinë e ajrit dhe cilësinë e materialeve të ndërtimit.

Shteti është kaçak. Qeveria është kaçake.Sipërmarrësi është kaçak. Partitë janë kaçake. Politikanët janë kaçakë. Shteti u bën keq qytetarëve që të bëjë buxhet.Partitë u bëjnë keq qytetarëve që të bëjnë plaçkë e pushtet. Politikanët u bëjnë keq qytetarëve që të bëjnë plaçkë e pushtet.

Sipërmarrësit u bëjnë keq qytetarëve që të bëjnë pasuri e katandi. Jemi në një cikël vrastar ku pasurimi i disave duhet të kalojë patjetër nga shtegu i krimit.
Gjyjatësit e Prokurorët shesin drejtësinë. Taksidarët vënë gjoba për shtetin e gjoba për xhepin. Politikanët e partitë i blejnë votat 20 euro dhe i shesin vendet e punës 5000 euro. Hapësirat dhe territoret në Shqipëri nuk shihen si harta e mundësi zhvillimi por si zgëqe  pasurimi.

Madje edhe buka që hamë bëhet me miell kafshësh i ardhur nga Serbia. Nga copa e bukës që fusim në trup e deri tek shtëpia ku fusim trupin, ne jemi nën agresion helmrash që pasurojnë një pakicë e na gjymtojnë neve të gjithëve.Kapedan Mihali që iu turr makinës së spanjollëve, ishte manifestimi më i sinqertë i të vërtetës së madhe ku ne mbijetojmë. Ai rrezikoi kokën, për një faturë.

Ata spanjollë që u rrebeluan tek Restoranti në Porto Palermo, u kthyen në ngucësit e pashmangshëm të atij reagimi prej kaçaku të Mihalit sepse me të drejtë ky është zënë ngushtë. Mihali e mijëra Mihalë të tjerë këtë bëjnë natyramisht çdo ditë.Mihalë pafund kemi në politikë që na vjedhin, plaçkisin e poshtërojnë.

A i keni parë Mihalët e Qeverisë dhe Politikës si reagojnë kur dikush ua thotë të vërtetën, duke ua tollovitur rendin me të cilin janë mësuar?Ky Mihali që kemi sot Kryeministër, kë pyeti për ta bërë zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë si akomodim personal me flutura e psikedelizma sipas shijeve thellësisht private?

Ky Mihali që kemi sot Kryeministër e dje Kryebashkiak të Tiranës, cilin plan urbanistik e zhvillimor konsultoi kur bëri si i deshi qejfi atë Bunker-Shtëpinë e tij private?A nuk është sjellë ky si kaçak vetë edhe me zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë edhe me ndërtimin atipik të shtëpisë së tij private?

Ndërtimet, zaptimet e shërbimet kaçakiste të Mihalëve në qeveri, parti, politikë, sipërmarrje e ngado, janë thjeshtësisht dhe natyralisht të tilla, Far West dhe Kap ç’a t’kapësh.Rrebelimi i pafajshëm i spanjollëve thjesht takoi një Mihal të sinqertë dhe psikopat që krejt normalisht reagoi si vrastar për një të drejtë që ai e quan në krahun e tij.

Të fitosh para duke zaptuar, helmuar, cënuar cilësinë, duke bërë hile, është mënyra sesi shihet rendi i gjërave në vendin tonë. Të fitosh pushtet duke blerë e shitur shpirtra, duke bërë ujdi me krimin e banditët, duke vjedhur e bërë plaçkë, është mënyra sesi shihet rendi i gjërave në vendin tonë.

Provojeni, rrebelohuni si spanjollët tek Restoranti në Porto Palermo, rrebelohuni kundër Mihalëve të politikës, partive, e sipërmarrjes e do ta shihni se Kapedani i Qeparoit është thjesht një episod qesharak dhe skizofrenik.  Mihalët e politikës dhe partive po vrasin Shqipërinë e po përzënë shqiptarët, e nuk ka kush tu flasë. Sepse ne kemi Mihalë, por nuk jemi spanjollë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Agron Gjekmarkaj: Vendimi ndaj Tahirit vë në dyshim Reformën në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Analisti politik Agron Gjekmarkaj ka qenë pjesë e rubrikës “Opinion”, në TV “News 24”, ku vendimi ndaj ish- Ministrit të Brendshëm, i dhenë dje nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Renda, ka qenë në fokus.

Duke folur për dënimin e Saimir Tahirit, Gjekmarkaj vlerësoi se dënimi i tij ishte i pritshëm, kurse ka zbuloi ksuh e ka mbrojtur gjithmonë “krahun e tij të djathtë”.

“Ky ishte një vendim i pritshëm. Rama e ka mbrojtur. Ambasada amerikane tregon se ato ishin orë negociatash dhe jo orë për të marrë vendimin. Reforma në drejtësi, tanimë, vihet në dyshim. Vendimi ishte qesharak për akuza që kanë qenë të rënda. I vendosën njollën e të fajshmit, por deklaratat e tij ishin si triumf. Tahiri mbrëmë ka trembur vendimmarrësit. Është një histori banale dhe qesharake e tregon sesa tragjike është gjendja në Shqipëri. Gjykatësit ishin nën frikë, sepse nuk e kanë kaluar ende vettingun, artikuloi analisti Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ 30 vjet burg për Saimir Tahirin

Publikuar

-

Nga

Kësaj here titullin e vërtetë të shkrimit tim po e vendos në shpinën e kësaj gruaje. Është Blerina Gjylameti, një femër anonime që u fut në zyrat e Partisë Socialiste nga dera e pasme gjatë vitit 2013 kur fitorja po i buzëqeshtte opozitës së atëhershme. Dhe merita e vetme e Blerinës ishte dobësia që kishte për këtë grua, ish kryetari i PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri.

Por Blerina nuk ishte e vetmja, lista e femrave pikëdobëta të Tahirit kishte edhe nëntë të tjera. Duke shfrytëzuar dobësinë e Edi Ramës për Tahirin, Tahiri koorporoi dobësinë për femrat e tij dhe profitet shpërthyen. Me përjashtim të Armina Mevlanit që u largua me mision tjetër, 9 femrat e tjera u katapultuan deputete, drejtoresha, këshilltare dhe shefe sektoresh në administratën e qeverisë socialiste.

Dobësia e Saimir Tahirit ishte dualiste. Jo vetëm për femrat, Tahiri ishte edukuar edhe me tribalizmin e fortë lab të prindërve të tij. Kopjoi keq Sali Berishën dhe zëvendësoi në Policinë e Shtetit, tropojanët me tepelenasit. Këta të fundit me poste kyçe në mbrojtjen e rendit, shkërdhyen çdo normë qytetarie dhe ligjore. Shkatëruan Lazaratin por ndërtuan perandorinë e hashashit në gjithë Shqipërinë.

Me bekimin e heshtjes së Edi Ramës, me kungimin e britmave të Koço Kokëdhimës për legalizim kanabisí, me indiferencën e djallëzuar të socialistëve të vjetër brenda PS-së, Shqipëria u mallos aq keq sa nuk po dinte ku ta shiste mallin, pordhët, lekët, arrogancën.

I rrethuar nga beniaminë syleshë, Tahiri yshti egon e tij diletante dhe makutëria e tij harroi për një çast se Habilajt po bënin namin me emrin e tij por Sajme makiavelisti tashmë po i përkushtohej përgjimit dhe ndjekjes së çdo kundërshtari.

Aq keq u verbua Saimir Tahiri, sa duke joshur mediat e Tiranës kujtoi se kishte vënë në gjumë xhelozinë e Ilir Metës, Fatmir Xhafës, Erion Veliajt, Adriatik Llallës dhe si pasues imagjinar i Edi Ramës po arkivonte mëkatet e kundërshtarëve që nesër t’ua përdorte për mbyllje goje. Mbyllje goje për këta banditët tanë por kurrësesi jo mbyllje syri për aleatët.

Në Bruksel dhe në Washington Saimir Tahiri përkëdhelej duke abuzuar me besimin e tepruar por nuk zgjati shumë. Brukseli nuk është si Endri Fuga, Washingtoni nuk është si Edi Rama ndaj dashuria për Tahirin u bë pis e u gris jo vetëm nga demaskimet e opozitës.

Saimir Tahiri nuk puth më në politikë dhe këtë ia kam thënë edhe në sy. Dënimi i djeshëm nga gjykata e krimeve të rënda është i lehtë, shumë i lehtë. Tahiri përveç kokëfortësisë që po tregon ndaj Washingtonit duhet të dënohet me 10 vjet burg edhe për TRE vepra të rënda penale:
1-Hashashëzimin e Shqipërisë
2-Kurvërizimin e Partisë
3-Tepelenizimin e Policisë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Dritan Shano/ Tirana ka katër ditë pa ujë, kryetari i Bashkisë bën pordhë dixhitale në Londër

Publikuar

-

Nga

Mediat shqiptare, dhe ato ndërkombëtare me sytë nga Tirana?! Një pjesë e madhe e Kryeqytetit ka 4 ditë pa ujë !!! Kryetari i bashkisë bën pordhë dixhitale në Londër. Po dixhitale as pihet as lahet.

Asnjë investigim, asnjë përgjegjësi a thua se kjo është gjëndje normale.

Emisionet euro-milionere të darkës merren me Bllokun e Enver Hoxhës dhe Tahirin a thua se këto gjëra janë më të rëndësishme se furnizimi me ujë i banorëve. Portalet, shtypi, etj., nuk merren me furnizmin me ujë se u duket çështje ordinere; ato merren me reforma dhe me porositë e Merkel ndoshta. Ndërkohë, qytetarët e Tiranës kanë 2 vjet që paguajnë ujin sikur të ishte parfum francez.

A është kjo strategjia e administratës bashkiake për të dhënë ujësjellësin e Tiranës me konçesion tek klienti i rradhës? Me këtë duhet të merret Prokuroria e Republikës, edhe pse drejtorit të Sarandës që eksperimentoi duke e lënë qytetin bregdetar pa ujë për 3 ditë rresht nuk i hyri gjemb në këmbë.

Kur do kem ujë në rubinet zotërinj të bashkisë ???/CNA.al

LEXO TE PLOTE