LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta akuza të forta Kuvendit/ Po mbulon paligjshmërinë e qeverisë

18 Gusht 2019, 20:31, Politikë CNA
Meta akuza të forta Kuvendit/ Po mbulon paligjshmërinë e

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin ?Kojshia Show? në RTV21 ka adresuar disa akuza të rënda ndaj Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Kreut të Shtetit,  Parlamenti po përdoret thjesht për të mbuluar paligjshmërinë e akteve të qeverisë.

?Praktikisht gjatë këtyre 11 vjetëve demokracia në Shqipëri ka ardhur duke degraduar dhe kjo është vënë re te Parlamenti, te të gjithë institucionet e tjera dhe mbi të gjitha te mënyra se si realizohet vendimmarrja e qeverisë dhe së fundi se si Parlamenti përdoret thjesht për të mbuluar paligjshmërinë e akteve të qeverisë.

Pra, bëhen ligje për persona të veçantë në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me detyrimet që Shqipëria ka nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në, në kundërshtim me konkurrencën, në kundërshtim me parimet e mosdiskriminimit, që është një parim kushtetues e kështu me radhë? , u shpreh Meta./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga