Connect with Us

Kufoma në Durrës/ Ekspertiza zbardh të vërtetën

Kronika

Kufoma në Durrës/ Ekspertiza zbardh të vërtetën

Publikuar

-

Policia e Durrësit ka dhënë detaje zyrtare për kufomën e gjetur mëngjesin e kësaj të diele nga një peshkarexhë.

Sipas uniformave blu, trupi nuk ka shenja dhune, ka qenë i veshur me rroba dhe i janë evidentuar të gjitha gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

LEXO EDHE:  Policia thirrje qytetarëve të Durrësit/ Kufizoni lëvizjet me makina

Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë.

Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas motoçikletën/ Plagoset i moshuari

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësajtë diele në Belsh.

Një makinë ka përplasur motocikletën e për pasojë ka mbetur i plagosur një i moshuar.
I moshuari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti ndërkohe që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U arrestuan për ushtrimin e lojërave të fatit/ Gjykata cakton masën e sigurisë për disa të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës jep masat e sigurisë për të arrestuarit e 20 shkurtit, në kuadër të operacionit kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Mësohet se Gjykata ka lënë në burg disa nga të arrestuarit dhe ka liruar disa prej tyre. Ndër ta, 84 janë administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizoheshin lojërat e fatit.

Operacioni u shtri në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Fier.

Në total u arrestuan 115 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 24 dhe 2 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u sekuestruan në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë.

LEXO EDHE:  Ushtronte lojëra fati në lokal/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

LEXO EDHE:  Berisha nuk kursehet ndaj Lleshajt/ Arrestoi të “fortin” e Lezhës

Disa nga masat e marra nga Gjykata:

-Ali Çaushi, arrest me burg.

-Ilirjan Balla arrest me burg.

-Redinel Hamolli arrest shtëpie.

-Erjon Kreka arrest me burg.

-Igli Spaholli arrest me burg.

-Klajdi Kuqo arrest me burg.

-Adi Murra arrëst shtëpie.

-Elvis Brahimi arrest me burg.

-Melaim Hyka arrest me burg.

-Endri Osmanaj arrest shtëpie.

-Taulant Reci arrest me burg.

-Haxhi arrest me burg.

-Erjon Muja arrest me burg.

-Klajdi Toska arrest shtëpie.

-Romir hamitaj arrest me burg.

-Ledion Malicka detyrim paraqitje.

-Klevis Dedja detyrim paraqitje.

-Isuf Tato detyrim paraqitje.

-Arjan Kasellari detyrim paraqitje.

-Drini Gora detyrim paraqitje.

-Denis Hysko detyrim paraqitje.

-Edrian Myftari detyrim paraqitje./ CNA.al

Policia zbardh detajet e operacionit/ Arrestohen 115 persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fyen dhe kundërshtuan policinë/ “Shqiponjat” arrestojnë dy të “fortët” në Bllok

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj janë vënë në prangat e bluve të kryqytetit, pasi kundërshtuan kontrollin e mjetit nga patrulla e policisë.

Sipas njoftimit, mësohet se në pranga janë vënë dy shtetasit me inicialet K.Rr., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç.

 Kryenin veprime të pakontrolluara në zonën e ish Bllokut në orët e para të mëngjesit, kundërshtuan dhe fyen punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke mos ju bindur urdhrit për kontrollin e mjetit, por me ndërhyrjen e forcave “Shqiponjat”, vihen në pranga .

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.RR., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar punonjësit e Patrullës së përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke i penguar ata për të mos kontrolluar mjetin në të cilin qarkullonin, pasi kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut .

LEXO EDHE:  Ushtronte lojëra fati në lokal/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

LEXO EDHE:  Kontrabandonte bagëti të imëta/Arrestohet nga Policia Kufitare

Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE