LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Zjarr i madh në pyllin e Semanit

18 Gusht 2019, 17:10, Kronika CNA
Foto/ Zjarr i madh në pyllin e Semanit

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në Pyllin e Semanit në Fier.

Sipas informacioneve,  zjarri ka rënë në një zonë me shkurre dhe pisha të rëna, pa prekur kurorën pyjore.

Policia njofton se në vendgjarje kanë shkuar menjëherë 2 automjete zjarrfikëse, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile të Bashkisë Fier dhe Drejtoria Pyjore të cilat kanë bërë menjëherë lokalizimin e flakëve.

Shkak dyshohet të ketë qenë pakujdesia njerëzore, pasi zona është mjaft e frekuentuar nga plazhistët për shplodhje dhe hije pishash./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga