Connect with Us

Ekskluzive-Basha shkërmoq PD/ Tre parti të reja opozitare në Shtator

Lajm i Rekomanduar

Ekskluzive-Basha shkërmoq PD/ Tre parti të reja opozitare në Shtator

Publikuar

-

Ndryshime dhe lëvizje të mëdha priten në skenën politike këtë shtator.

Tre parti të reja me profil të djathtë po bëhen gati që të themelohen në vjeshtë.

CNA. al, mëson se dy prej formacioneve të reja politike, do të marrin jetë nga njerëz që kanë kontribuuar për vite të tëra në Partinë Demokratike.

Dhe pas shkërmoqjes së PD nga Lulzim Basha, ata do ta japin kontributin politik në parti të reja.

Ashtu siç kemi raportuar më herët, në muajt Shtator-Tetor, një grup deputetësh të listës Basha dhe përfaqësues të Partisë Demokratike në Parlament do të themelojnë një parti të re, të djathtë.

Si nismëtar për themelimin e kësaj force të re politike, mësohet se është deputeti Myslim Murrizi, ndërsa pjesë e kësaj force politike do të jenë Halit Valteri, Korab Lita apo edhe Alban Zeneli, i cili hyri në listë së fundmi por që ka qenë edhe deputet në mandatin e kaluar.

Ndërkaq, si shans i një partie të re, po me profil të djathtë, konsiderohet edhe një nismë e udhëhequr nga deputetja Rudina Hajdari. Kjo e fundit është pikasur për maturi, për sa kohë është në politikë dhe mbi të gjitha ka edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve.  Një parti e re e udhëhequr nga Rudina Hajdari, do të ishte një shpresë e re për qytetarët.

Ndërkaq edhe avokati Altin Goxhaj, ka paralajmëruar se do të krijojë një parti të re. “Koalicioni Qytetar për Shqipërinë”, pritet të vijë si forcë e re politike.

Goxhaj, njihet si një zë i fortë qytetar në kauzën antisoros dhe me tezat e tij proamerikane. Sipas tij është shumë e lehtë të kesh sukses përballë kastës politike në Shqipëri.

“A mund të kemi sukses me Koalicionin Qytetar Për Shqipërinë? Po, është relativisht sukses i garantuar dhe aq i lehtë sa s’ka. Dhe a e dini pse. Sepse ne jemi një vend shumë i vogël, me një popullsi akoma dhe më të vogël, se sa mban ky vend i begatë dhe i bekuar”, ka shkruar Goxhaj, ndërsa ka njoftuar formimin e një partie të re.

Me hyrjen në skenë të tre partive të reja, do të thotë zhvendosja e kupolës së vjetër politike deri në largimin e tyre përfundimtar./CNA.al

Ekskluzive-Përçahet PD/ Tjetër parti e re në vjeshtë

Rudina Hajdari, shpresa e një force të re politike

Avokat Altin Goxhaj bën gati partinë e re

1 Koment

1 Koment

  1. t

    18 Gusht, 2019 at 2:03 pm

    Pese me hiç,si do hyne ashtu do dalin

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“O zhapik langaraq”/ “Masakrohet” Petrit Vasili, nuk shpëton as Meta

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Socialiste për Integrim, pas tetë vitesh në pushtet, katër vite me Sali Berishën dhe katër të tjera me Edi Ramën, me ministrat dhe drejtorët hajdutë, tashmë ka dy vite që ndodhet në opozitë.

Dhe në mungesë të “tepsisë” së pushtetit, tashmë kanë marrë “shpatën” në dorë e flasin e sulmojnë këdo, a thua se Shqipërisë i erdhi fundi vetëm se në pushtet nuk është më LSI-ja.

Ish-deputetët e LSI-së çdo ditë komentojnë në rrjetet sociale, gjithçka që ndodh në vend, duke mos kursyer as akuzat e forta.

Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili një ditë më parë ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku sulmon hapur Reformën në Drejtësi.

Por, pas këtij postimi edhe qytetarët nuk janë kursyer ndaj ish-deputetit të LSI-së, por edhe ndaj kryetares aktuale të kësaj force politike, Monika Kryemadhi, por edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Metën.

“Ky zhapiku langaraq të pyesë të shoqen e kryetarit de jure të partisë së tij se ç’bënte ajo me ushtarët e saj të punësuar në administratë në kohën që I.M. ishte KM.”-shkruan një qytetar, duke iu referuar kështu kohës kur kryeministër ishte Ilir Meta, ish-kreu i LSI-së, sot president.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “ O “zhapik” ku ke gojë e flet ti për “drejtësinë” e padrejtë?!”.

Po ashtu një tjetër qytetar, nëpërmjet një fotojë i kujton Vasilit, korrupsionin e Metës dhe floririn e vjedhur.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Si nuk ke turp, korrupsioni ka arritur kulmin”/ Qytetarët i “nxjerrin bojën” Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të propagandës, në rrjetet sociale, duke tentuar t’ju hedhë hi syve qytetarëve.

Mëngjesin e sotëm, Rama ka publikuar një tjetër rast, që sipas tij problemi i qytetarit u zgjidh pasi iu drejtua platformës për bashkëqeverisjen.

“Mirëmëngjes dhe me rastin shembullor të Albertit, që i’u drejtua platformës shqiperiaqeduam.al dhe e bëri të dëgjohet zërin e tij, duke zgjidhur jo vetëm çështjen e fëmijëve të fshatit ku jeton, por të tre fshatrave bashkë, ju uroj një fundjavë të bukur”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, qytetarët të cilët çdo ditë përballen me një realitet ndryshe nga propaganda e kryeministrit, kanë shpërthyer në komente.

Një qytetar shkruan se ka tre muaj që shkruan në portalin që propagandon kreu i qeverisë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Kam 3 muaj rresht qe shkruaj në portal dhe e vetmja përgjigje që marr është “do ju kthejmë pergjigje pas 10 ditësh”…ndërkohë 10-ditëshi ka kaluar 6 herë”-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se korrupsioni, ka arritur kulmin.

“Ku te shkruaj unë se dje mora padrejtesinë tjeter. Korrupsioni ka arritur kulmin.E mira te te jem perball teje, se te kam dash shumë”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “ Mirmengjesi zoti KM. Po si nuk ke turp qe na thua mirmengjesi pas asaj qe bere me Tahirin.”.

Ndërsa në një tjetër postim të Ramës, ku ky i fundit thotë se PS është gati për dialog me PD, në lidhje me Reformën Zgjedhore, një qytetar shkruan “Po për çfarë reformë zgjedhorë flet kur ke gjashtë vitë në pushtet dhe nuk ke ndryshuar një germë në atë kod që dikur ke premtuar se në momentin që PS do të fitoj pushtetin do ta ndryshoj në perputhje me standartet nderkombetarë e sidomos me votimin dhe numerimin elektronik etj etj.”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE