Connect with Us

Dokumenti sekret që futi në panik britanikët/ Zbulohen detaje të reja rreth publikimit të tij

Bota

Dokumenti sekret që futi në panik britanikët/ Zbulohen detaje të reja rreth publikimit të tij

Publikuar

-

Një dosje sekrete e Whitehall (qeverisë britanike) nënvizon një gjendje të mundshme paniku në rastin e një Brexit pa marrëveshje.

Operacioni Yellowhammer hedh hije dyshimi mbi daljen e propozuar në 31 tetor. Përforcimi i kufirit me Irlandën , priten shkurtimet e karburantit , ilaçeve dhe ushqimeve .

Lajmet përhapen ndërkohë që Boris Johnson përgatitet të takoje liderët e BE në mbledhjen e G7 këtë javë. Ministri i energjsë Këasi Këarteng tha që frikërat rreth Brexit pa marrëveshje ishin qëllimisht frikësuese. Anëtari i parlamentit Iain Duncan Smith tha që mungesa e dokumentave ishte dizenjuar për të rritur frikën.

Mbështetësi i Brexit Nigel Farage tha që dokumenti ishte aq ekstrem sa nuk mund të ishte i besueshëm.

LEXO EDHE:  “Farage dhe Johnson do të ishin një forcë e pandalshme”/ Kryeministri britanik refuzon propozimin e Trump    

Zyrat e qeverisë britanike të njohura si No10 janë përgjigjur duke pretenduar se dokumenti është publikuar nga një ish ministër.

Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Panik në Greqi/ Tërmeti i fuqishëm shkund vendin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër tërmet i fuqishëm, me magnitudë 4.8 të Shkallës Rihter, është ndjerë në Greqi.

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti u regjistrua në orën 02:52 dhe epiqendra ka qenë në Detin Jon.

Nga lëkundjet sizmike nuk ka raportime për persona të lënduar dhe për dëme materiale.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Greqia u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter me epiqendër në Zakinthos./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

U ndalua në kufi nga policia serbe/ Lirohet pas disa orësh punonjësi i Byrosë së Sigurimeve

Publikuar

-

Nga

Milan Vushkanoviç, punonjësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, është ndaluar dje nga Policia e Serbisë.

Ai është mbajtur për tre orë nga Policia e Serbisë në pikën kufitare të Jarinjës.

Lidhur me rastin ka reaguar dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), ndërsa kërkon reagimin e ndërkombëtarëve.

“Raste të ndaljes së punëtorëve serbë të BKS-së në territorin e Serbisë kanë ndodhur edhe më parë. Ndaj, kërkojmë nga autoritete serbe të ndalin keqtrajtime te tilla si dhe presim nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë që mos të përsërisin veprime të tilla.”, thuhet në reagimin e BKS-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

A shkaktojnë kancer celularët?

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit në Torino të Italisë, konfirmoi së fundmi një vendim të vitit 2017, që zbuloi praninë e një “lidhje shkakësore” midis përdorimit të telefonave celularë dhe një forme të veçantë të kancerit (neuroma akustike), një tumori beninj por që ka pasoja paaftësuese në veshin tonë.

Pa hyrë në detajet e lajmit, shkenca dhe metodat shkencore mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë qëllimin e tij, si dhe të kuptoni vërtetë rreziqet që paraqesin telefonat celularë. Ja cilat janë disa nga pyetjet dhe përgjigjet e tyre, nga një këndvështrim rigoroz dhe shkencor.

A shkakton kancer telefoni celular?

Deri më sot, nuk ekziston asnjë provë shkencore e besueshme dhe e verifikueshme, sipas së cilës përdorimi i telefonave celular shkakton tumor tek njeriu. Edhe pse telefonat celularë përdoren nga miliarda njerëz edhe për disa orë në ditë, nuk janë zbuluar kurrë zhvillime anormale të kancerave specifike, pikërisht nga përdorimi i kësaj paisje.

Duke pasur parasysh përhapjen e madhe të telefonave celularë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), është duke monitoruar ende efektet e mundshme të telefonave celularë mbi popullatën, me nisma dhe programe për vlerësimin e rrezikut.

Disa vendime gjyqësore, njohin një lidhje midis përdorimit të telefonave celularë dhe shfaqjes së  kancerit. Por hulumtimet e kryera deri më tani nuk lejojnë pohimin dhe as përjashtimin e tij si shkaktar të kancerit, me siguri absolute. Këtë e konfirmon Instituti  Kombëtar i Kancerit në SHBA, Administrata e  Ushqimit dhe Barnave, dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Dhe së fundmi, edhe Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali.

Megjithatë, agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka klasifikuar në vitin 2011 fushat elektromagnetike të radiofrekuencave të shkaktuara nga rrezatimi jo-jonizues i emetuar nga telefonat celularë, si potencialisht kancerogjenë për njerëzit.

Në praktikë, ato u përfshinë në grupin 2B, që do të thotë “potencialisht kancerogjen”, ku përfshihen edhe substanca dhe agjentë që janë ende nën vëzhgim, dhe të cilat tani për tani nuk konsiderohen as kancerogjenë “të mundshëm” (grupi 2A), as “disi kancerogjenë” (Grupi 1).

LEXO EDHE:  Britania mund të mos dalë nga BE/Brexit-i duhet të kalojë në Dhomën e Ulët

LEXO EDHE:  BE kushtëzon aksesin e Britanisë në tregun e saj unik me lëvizjen e lirë

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, ky klasifikim tregon se mund të ketë një rrezik të lidhur me kancerin. Por provat në dispozicion, nuk janë ende të mjaftueshme për të konfirmuar një lidhje shkakësore.

Për shembull, një  studim  3-vjeçar australian i botuar në vitin 2016 në “Cancer Epidemiology”, dhe i kryer mbi mijëra pacientë ka përjashtuar telefonat celularë nga të qënit favorizues të tumoreve të trurit, nëpërmjet rrezatimit elektromagnetik.

Me kalimin e viteve, mbi kafshët dhe njerëzit janë kryer qindra eksperimente shkencore dhe kërkime. Dhe thuajse asnjë nga ata nuk ka gjetur një lidhje të qartë shkakësore midis ekspozimit ndaj telefonave celularë dhe sëmundjeve të veçanta, siç janë tumoret.

Në gushtin e vitit të shkuar Istituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali, arriti një përfundimin:

“Meta-analizat e studimeve të shumta të publikuara në periudhën 1999-2017, nuk zbulojnë ndonjë rrezik të shtuar të sëmundjeve malinje (glioma) ose beninje (meningioma, neuroma akustike, tumoret e gjëndrave të pështymës), nga përdorimi i zgjatur në kohë (më shumë se 10 vjet) i telefonave celularë”.

Prandaj nevojiten më shumë studime mbi këtë çështje. Ndërkohë, ata që flasin shumë kohë në telefon, këshillohen që të përdorin kufjet. Sidomos për të rinjtë./Përshtati në shqip CNA.al

LEXO TE PLOTE