Connect with Us

Burg brenda burgut/ Ja ku do të izolohen “kokat” e krimit

Kronika

Burg brenda burgut/ Ja ku do të izolohen “kokat” e krimit

Publikuar

-

Miratimi i një ligji që mundëson një trajtim të ashpër në burg për personazhet e rrezikshëm të botës së krimit u përcoll me bujë në publik në janar të vitit 2019. Por zbatimi i vërtetë i tij, izolimi i të dënuarve “VIP” sipas modelit italian “41 BIS” pritet të nisë në shtator.

Periudha disamujore ka shërbyer për bashkërendimin mes institucioneve që listojnë personat që do izolohen dhe për hartimin e rregullores që do të zbatohet në korridoret e monitorimit ekstrem. Në Itali ky regjim u përdor për të shkëputur marrëdhëniet e bosëve të mafias me botën jashtë qelisë dhe për t’u hequr atyre mundësinë e dhënies së urdhrave nga burgu.

A2 ka siguruar një kopje të urdhrit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për miratimin e rregullores që do të zbatohet në Regjimin e Posaçëm. Ky lloj trajtimi është burgu i vërtetë për “boss”-ët e krimit. Ai kufizon takimet me familjarët në vetëm 1 në muaj, detyron regjistrimin audio e video të takimit, kontrollon korrespondencën e tij, si edhe kufizon daljen e tij në ajrim.

Në një urdhër pasardhës, ministrja e Drejtësisë përcakton se regjim “41 bis” do të ketë vetëm në dy burgje, në atë nr. 313 në Tiranë dhe në burgun e Peqinit. Burgu 313 është klasifikuar një institucion paraburgimi dhe përveç sektorit të regjimit të posaçëm do të ketë edhe një sektor për bashkëpunëtorët e drejtësisë.

Në të njëjtin urdhër është bërë rikualifikimi i burgut të Fushë-Krujës nga një burg i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme. Ulja e sigurisë detyron autoritetet të zhvendosin ata që vuajnë dënime të rënda, çka solli nënshkrimin e një peticioni kundërshtues nga 88 prej tyre./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentati në Krujë/ Humb jetën gruaja e plagosur

Publikuar

-

Nga

Nderon jete gruaja e cila mbeti e plagosur pas një atentati sontë në fshatin Zezë të Krujes.

Burime zyrtare nga policia njoftojnë se:

Më datë 21.09.2019, rreth orës 23:50, jemi njoftuar se në fshatin Zezë, Krujë janë plagosur me armë zjarri shtetasit M.H., dhe Sh.B.,

Shtetësia Sh.B., ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi M.H., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Atentat me armë zjarri/Dy të plagosur

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentat me armë zjarri/Dy të plagosur

Publikuar

-

Nga

Dy persona kane mbetur te plagosur ne oret e vona te mesnates ne Nikel te Krujes, pranë shtëpisë së tyre.

Mesohet se personat e plagosur jane Sh. B. dhe nipi i saj M. H. 27 vjeç.

Te dy personat jane cuar me urgjence ne Spitalin e Traumes ku po marrin ndihmen e pare.

Policia ka shkuar ne vend ngjarje dhe po heton per shkaqet e saj. Dyshohet hakmarrje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Situata në Spitalin e Traumës/ Manastirliu tregon detajet

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar nga afër të lënduarit e tërmetit në Spitalin e Traumës.

Manastirliu tregoi numrin e qytetarëve që momentalisht po marrin ndihmë mjekësore si dhe angazhimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e situatës.

“Pash nga afër gjendjen e të lënduarve, janë aktualisht duke marrë shërbim 21 qytetarë. Në total kanë qenë 52 qytetar që kanë marrë shërbim dhe janë larguar.

Të gjithë ata që vazhdojnë të jene në spital, po marrin trajtimin e nevojshëm.

Të gjitha strukturët janë në gatishmëri të plotë.

Janë 67 qytetar që kanë marrë shërbim në spitale në total, nga të cilët 15 kanë qenë në Durrës.

E rëndësishem është të ruajmë qetësinë. Vlerësimet do të bëhen hap pas hapi. Ne jemi këtu në gatishmëri të qytetarëve”, theksoi Manastriliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE