Connect with Us

“Braktisi qytetarët”/ Meta shuplakë Bashës

Politikë

“Braktisi qytetarët”/ Meta shuplakë Bashës

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 ka folur për krizën e rëndë ku ndodhet vendi si dhe djegien e mandateve nga opozita.

Meta theksoi se opozita ka përgjegjësi shumë të mëdha, por në momentin kur largohet nga Parlamenti lë pa mbrojtur qytetarët e saj.

“Demokracia mund të vendoset në shina vetëm përmes zgjedhjeve. Po kështu mund të funksionojë një drejtësi e pavarur dhe një ekonomi për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për atë që unë e quaj një pakicë që nuk njeh rotacion dhe që përfiton me të gjitha qeveritë, duke bërë ligje të veçanta, për persona të veçantë dhe për interesa të veçanta, në dëm të interesit publik dhe të funksionimit të shtetit të së drejtës.

LEXO EDHE:  Çifti Meta-Kryemadhi/ Batakçinjtë e politikës në 27 vite

Nuk ka zgjidhje tjetër përveç se zgjedhjeve.

Sigurisht opozita ka përgjegjësi shumë të mëdha. Në një demokraci është institucioni më i rëndësishëm demokratik që ka një vend. Është aspirate e qytetarëve për një qeversje më të mirë nesër.

Opozita është ajo forcë që garanton përmes rolit të saj, në Kuvend, në pushtet vendor, në të gjitha institucionet e tjera, garanton edhe të drejtat e atyre që kanë votuar për shumicën.

Në kushtet kur opozita largohet nga Parlamenti, në kushtet kur opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet vendore,  lë pa mbrojtur të gjithë qytetarët e Shqipërisë nga abuzivizmi i atyre që drejtojnë dhe duhet të jenë dhe në kontrollin isnstitucional të opozitës”, theksoi Meta./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Reparti i patologjisë në Kavajë do kthehet në karantinë/ Kërcënim serioz për banorët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Sipas Bardhit, kjo është papërgjegjshmëri!

“Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën”, shkruan bardhi.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi i përjavshëm Rama-Meta

LEXO EDHE:  Çifti Meta-Kryemadhi/ Batakçinjtë e politikës në 27 vite

Ai i bën thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
“Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë”, përfundon Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përhapja e koronavirusit/ Spahia: Mungon serioziteti, këmbana duhet të ishte alarmante

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur lidhur me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Spahia u shpreh se që në fillim të përhapjes së koronavirusit duhet të ishin marrë masa nga Ministria, pasi sipas tij, institucionet shqiptare kanë pasur një mos seriozitet për trajtimin e situatës.

“ Shqipëria që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi, duhet të kishte qenë kambanë alarmi për vendin tonë për të marrë disa masa. Tani që virusi është te porta, këmbana për autoritetet shqiptare duhet të ishte alarmante. Kam vënë re një mos seriozitet për trajtimin e kësaj situate nga strukturat e shtetit shqiptar. Ne i lamë disa ditë kohë institucioneve tona për përballimin e kësaj situate për t`u organizuar. Por ne kemi parë një apati totale nga institucionet përgjegjëse. Pastaj filluam denoncimin e situatës që kishte në thelb të vetin mungesën e përgjegjësisë. Faji kryesor bie mbi Ministria e Shëndetësisë për të gjitha denoncimet që kemi bërë ne dhe media”, tha Spahia në studion e Rtv Ora.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi i përjavshëm Rama-Meta

LEXO EDHE:  Pse ndryshoi qëndrim për prokurorinë, Lulzim Basha?

Demokrati shtoi se kontrollet në pikat kufitare duhet të kishin qenë më të mëdha. Ai tha se ka inspektuar nga afër punën që bëhej në pikat kufitare, ku ka konstatuar se personeli mjekësor nuk është i pajisur me mjetet e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se qeveria nuk ka asnjë paisje të tekonoligjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas qytetarit, e vetmja mënyrë për të kntrolluar është vënia e dorës në ballë.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisa! Asnja kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus! Qendrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli pervçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha bashkëgjitur mesazhit të qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE