Connect with Us

A kanë moral mandat-djegurit e Lulit?/ Ish deputetët nuk heqin dorë nga pagat

Politikë

A kanë moral mandat-djegurit e Lulit?/ Ish deputetët nuk heqin dorë nga pagat

Publikuar

-

Pas disa informacionesh zyrtare dhe konfirmimi nga institucionet CNA.al  mësoi dje zyrtarisht se ish deputetët e PD që kishin djegur mandatet në Shkurt të këtij viti vazhdojnë të paguhen.

Ata marrin jo më shumë se 60%  të rrogës së deputetit aktualë, (78.000 lek në muaj) një shumë parash e cila do t’u jepet depuetëve që janë të rinj, për aq kohë sa kanë qenë në Parlament, ndërsa atyre që kanë qenë deputetë të vjetër për jo më shumë se tre vjet.

Sot ka deputetë të Bashës që paguhen edhe më shumë sesa kur ishin në Parlament për shkak të humbjes së pagës nga bojkotet apo penalitetet që merrnin.

Pra, djegia e mandateve përtej fasadës së Lulzim Bashës dhe artikulimit të tij ka anën tjetër.  Ka deputetë me mandate të djegura që marrin 700 apo 800 mijë lekë në muaj dhe i fusin në xhepat e tyre.

Kjo është një tallje, kjo është një fyerje. Ky është një tjetër akt i paturpësisë së Lulzim Bashës dhe stafit të tij. Djegin mandatet dhe shkojnë e marrin rrogat.

Pra, jo rroga të majme, por gjysmën e rrogës së deputetit, 700 apo 800 mijë lekë në muaj. Nuk shkojnë në Parlament, nuk bëjnë asnjë detyrë, i kanë djegur mandatet në emër të popullit, por në emër të kujt i marrin paratë?

Në fakt monedha ka dy anë. Njëra anë është kjo e Lulzim Bashës që bën sikur djeg mandatet, ndërkohë që marrin paratë dhe i futin nëpër xhepa. Ana tjetër e medaljes janë demokratët, janë ata dhjetra mijëra militantë të PD, specialistë apo njerëz me bindje të djathta, kontribues në Partinë Demokratike që u hoqën nga puna pas 2013-ës dhe që vazhdojnë të hiqen dhe sot nga Qeveria e Partisë Socialiste dhe e Rilindjes.

Janë me mijëra të tillë të cilët janë hequr padrejtësisht. Janë rropatur dyerve të gjykatave, nuk kanë mundur të fitojnë gjyqet apo kanë marrë disa muaj rrogë pasi kanë lënë mijëra apo miliona lekë nëpër gjyqeve, rrugëve për të fituar të drejtën e tyre.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Basha/ Zjarr të digjet toka nën këmbë

Ndërsa deputetët mandat djegur Lulzim Bashës, të cilët pretendojnë se kanë djegur aktin e popullit vazhdojnë të marrin rrogat.

A ka moral në këtë rast, kur dhjetra mijëra demokratë të larguar nga puna, vuajnë për bukën e gojës? Ndërsa deputetët e Lulit shijojnë ende qindra mijëra lekë muaj për muaj apo disa dhjetra- milionë në vit që fusin në xhepat e tyre nga taksat e shqiptarëve edhe pse ata i kanë djegur mandatet.

Prandaj, ky është morali i Lulit, ky është morali i deputetëve të tij.

Nga njëra anë flasim për mandate të djegura, se përfaqësojnë popullin, se kjo ishte kërkesa e popullit dhe nuk janë më në Parlament, por janë gati të përballen me drejtësinë dhe nuk bëjnë asgjë me pretendimin se thjesht dhe vetëm janë pranë popullit

Në fakt e vërteta është krejt ndryshe, populli është pa bukë, pa punë, në rrugë dhe me halle, kurse deputetët e Lulzim Bashës ata mandat-djegurit vazhdojnë të mbushin xhepat me paratë e shqiptarëve.

Dhe këtë e kanë bërë gjithmonë edhe kur kanë bojkotuar Parlamentin. Kujtojmë këtu, se mandatin e kaluar pra në sesionin 2013-2017, për të gjitha bojkotet që bënë deputetët e Partisë Demokratike hapën gjyqe në Gjykatën Administrative duke i quajtur politike qëndrimet e tyre, edhe pse bojkotuan 6 muaj Parlamentin.

Duke përdorur gjyqtarë të korruptuar dhe sistemin e korruptuar të drejtësisë, morën disa dhjetra miliona lekë nga taksat e shqiptarëve, edhe pse Parlamentin sipas tyre e kishin bojkotuar për kauza të drejta.

Bojkotin e bënë dhe paratë i morën. Sot kanë djegur mandatet dhe sërish paratë i marrin, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të vuajnë pushtetin e Edi Ramës dhe Qeverinë e tij që i largon nga puna, ndërsa deputetët e Lulit mbushin xhepat me lekët që iu jep Edi Rama./ CNA.al

Dogjën mandatet/ Ish deputetët e Bashës vazhdojnë të marrin pagat e majme

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Reparti i patologjisë në Kavajë do kthehet në karantinë/ Kërcënim serioz për banorët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Sipas Bardhit, kjo është papërgjegjshmëri!

“Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë me Kavajën”, shkruan bardhi.

LEXO EDHE:  Foto-“Parlamenti në zjarr”/ Protestuesit kërcënojnë Policinë

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Basha/ Zjarr të digjet toka nën këmbë

Ai i bën thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
“Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë”, përfundon Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përhapja e koronavirusit/ Spahia: Mungon serioziteti, këmbana duhet të ishte alarmante

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur lidhur me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Spahia u shpreh se që në fillim të përhapjes së koronavirusit duhet të ishin marrë masa nga Ministria, pasi sipas tij, institucionet shqiptare kanë pasur një mos seriozitet për trajtimin e situatës.

“ Shqipëria që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi, duhet të kishte qenë kambanë alarmi për vendin tonë për të marrë disa masa. Tani që virusi është te porta, këmbana për autoritetet shqiptare duhet të ishte alarmante. Kam vënë re një mos seriozitet për trajtimin e kësaj situate nga strukturat e shtetit shqiptar. Ne i lamë disa ditë kohë institucioneve tona për përballimin e kësaj situate për t`u organizuar. Por ne kemi parë një apati totale nga institucionet përgjegjëse. Pastaj filluam denoncimin e situatës që kishte në thelb të vetin mungesën e përgjegjësisë. Faji kryesor bie mbi Ministria e Shëndetësisë për të gjitha denoncimet që kemi bërë ne dhe media”, tha Spahia në studion e Rtv Ora.

LEXO EDHE:  Deputetë dhe ish-deputetë të PD i drejtohen gjykatës/ Ja çfarë kërkojnë

LEXO EDHE:  “Parlamenti holandez racist”/ Mediu sulmon Ramën

Demokrati shtoi se kontrollet në pikat kufitare duhet të kishin qenë më të mëdha. Ai tha se ka inspektuar nga afër punën që bëhej në pikat kufitare, ku ka konstatuar se personeli mjekësor nuk është i pajisur me mjetet e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se qeveria nuk ka asnjë paisje të tekonoligjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas qytetarit, e vetmja mënyrë për të kntrolluar është vënia e dorës në ballë.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisa! Asnja kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus! Qendrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli pervçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha bashkëgjitur mesazhit të qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE