LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Zbritini nga skelat e mortjes”/ Gazetari jep alarmin: “Të tjerë punëtorë vallëzojnë me vdekjen”

17 Gusht 2019, 14:22, Denoncim CNA
“Zbritini nga skelat e mortjes”/ Gazetari jep alarmin:

Ngjarja tragjike që ndodhi pasditen e djeshme, ku dy punonjës humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë pasi ranë nga skelat, teksa po punonin për rikonstrusionin e një fasade pallati në kryeqytet, ka shkaktuar reagime të shumta, pasi punëtorët po punonin jashtë çdo kushti teknik.

Gazetari Bledi Mane ka denoncuar sot një tjetër rast, në zemër të kryeqytetit, 100 metra larg zyrës së kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa shihet se si punëtorët punojnë përsëri jashtë çdo kushti teknik duke rrezikuar jetën.

?Veç atyre që vdiqën dje, sot të tjerë punëtorë po vallëzojnë me vdekjen?, shkruan gazetari në rrjetet sociale teksa kritikon ashpër politikanët, të cilët dergjen shezlongeve të shtrenjta, ndërsa qytetarët rrezikojnë jetën për institucionet publike.

Postimi i plotë

Fotolajm/ ATA VDIQËN DJE, SOT TË TJERË PUNËTORË VALLËZOJNË ME VDEKJEN!
Shkoni dhe zbritini nga skelat e mortjes. Janë punëtorë hallexhinj që punojnë duke rrezikuar jetën pa asnjë kusht minimal teknik dhe sigurie.
Bërtituni e u thoni të lenë punën se jeta e tyre nuk vlen 280 mijë lekë. Shkoni, shkoni mos përtoni. Janë duke suvatuar jo në lagjet periferike të Tiranës por po punojnë në zemër të kryeqytetit. I keni te pjesa e pasme e Ministrisë së Transporteve, 100 metra larg zyrës së kryebashkiak lali Erit dhe 50 metra larg zyrës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshi.
Pra hallexhinjtë e këtij vendi punojnë e rrezikojnë jetën edhe për institucionet publike.
Qeveri, lëri pushimet dhe shko zbrit nga skela qytetarët e tu. Çohu nga shezlongët e shtrenjtë o qeveri, luaj bythën dhe shpëto një jetë.
(C)Foto nga gazetarja Beti Njum./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga