Connect with Us

Video-“Mos gënjeni që në mëngjes”/ Qytetarët i nxjerrin “bojën” Ramës

Politikë

Video-“Mos gënjeni që në mëngjes”/ Qytetarët i nxjerrin “bojën” Ramës

Publikuar

-

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar rastin e Sonilës, nga Korça.

Rasti në fjalë flet për një vajzë nga Korça e cila deklaron se ka mbaruar studimet për ciklin e ulët parashkollor në vitin 2013, ndërsa në vitin 2015 ka aplikuar për punësim në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Por, pavarësisht se ajo pretendon se ishte e para në portal, prej pesë vitesh nuk ishte bërë i mundur punësimi i saj, deri në momentin që ka aplikuar në platformën për “Bashkëqeverisjen”.

“Mirëmëngjes dhe me rastin e Sonilës nga Korça që duke shkruar te shqiperiaqeduam.al mundi burokracinë, ju uroj një fundjavë të mbarë”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi të kreut të qeverisë, ka ardhur reagimi i qytetarëve të cilët përballen me një realitet tjetër, nga ai që propagandon Rama.

“Mirmengjes z. kryeministër ka 4 vjet që më kanë hequr nusen nga puna. Arsyeja mbi kualifikim. Ka mbaruar jashte studimet shkelqyeshem, flet katër gjuhe te huaja, ishte me status. Beri dhe nje vit specializim per te drejtat e femijeve. Ka shume certifikata dhe asnjeher nuk mi hapen dyert ne asnje lloj portali. Po deshe te jap dhe emrin ta verifikosh”-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër shkruan se “Fatkeqesisht jo ne te gjitha rastet funksionon.Problemet delegohen sa nga nje instuticion tek tjetri sikur lozin me ping-pong.Edhe ne rastet ftagrante te shkeljes se ligjshmerise punonjesit e institucioneve ligjzbatuese mundohen me te gjitha format per te mbuluar mos kompetencen e njeri tjerir ose pa aftesise professional dhe abuzimin me ligjin kur pasojat e ketij moszbatimi mund te jene katastrofike.”

LEXO EDHE:  Europa në alarm për drogën dhe armët nga Shqipëria/ Rama jep leksion sigurie në asamblenë e NATO

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan se “Eshte e pamundur te munded burokracia kur Shteti e perkrah, ushqen dhe e mbron me polici!”.

Një qytetar tjetër thekson se “O shoku kriminister nga Berati edhe me lek spo fusin me ne pune jo me me aftesi e mesatare.Ilaçe i befshi inshalla.”

Ndërsa një tjetër shkruan “Cdo mesazh i juaj percjell nje realitet tek ne por mos genjeni qe ne mengjes. Edhe per ju nje fundjave te mbare!”./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Pse nuk fillon rindërtimi?”/ Gazetari i kërkon llogari Artan Shkrelit

Publikuar

-

Nga

Zv.ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli është përplasur me gazetarin Enton Abilekaj për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Abilekaj i kërkoi llogari Shkrelit në emisionin “Open” se përse nuk po fillon rindërtimi i banesave, siç premtoi kryeministri Edi Rama.

Abilekaj: Pse nuk fillon rindërtimi? Kryeministri doli dhe tha vendet se ku do rindërtohet. U tha në fillim që në pranverë shumë familje do të sistemoheshin. Sot  jemi duke e zvarrit, shko te portali dhe denonco banesën e dëmtuar.

Shkreli: Po si ndërtohet. Ka procedura kjo punë. E di që vetëm për të bërë shpronsimet ha sumë kohë. Po bëjmë dhe ndryshime në ligj për të shpejtuar.

LEXO EDHE:  “Prokurori i Durrësit mbështet bandat kriminale”/ KLP “i kthehet” Ramës

LEXO EDHE:  Rama dhe Tahiri i Shqipërisë si Salvo Lima i Sicilisë

Abilekaj: Atëherë i bie që kryeministri ka folur kot. Kryeministri i çoi në hotele duke thënë se kjo ishte një ide gjeniale e imja. Pastaj në dhjetor tha se duhet të dalin nga hotelet e u kujtua që nuk ishte një ide edhe aq gjeniale, por ka kapur një kosto 2 milion euro.

Shkreli: Jo nuk ka folur kot. Kryeministri ka përcaktuar zonat ku do të ndërtohet. Ku ti çonim. S’kishim ku t’i çonim. Në qoftë se doni  afate po them, brenda 2020 banesat private ndërsa lagjet para deri në 2021./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Politikanët janë të përkohshëm”/ Krasta thirrje të fortë për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Gazetari dhe moderatori Adi Krasta ka komentuar situatën aktuale për marëdhëniet mes politikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, për të cilën thotë se nuk e ka as luksin dhe as kohën të degjenerojë në zënka banale egosh narciziste.

Krasta deklaron se duhet të pranojmë se të gjithë aktorët politikë janë të përkohshëm, duke përmendur këtu ish këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton.

“Vetë presidenti Trump është me mandat të përcaktuar. Kështu është i derguari i posaçëm Grenell, i cili po aplikon sjelljen ambasadoreske prej skifteri të përshkruar saktësisht nga Paul Richter. I përkohshëm, madje më shumë se të tjerët është kryeministri i Shqipërisë. Ai i Kosovës gjithashtu. Të momentit janë presidentë e negociatorë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Gazetari thotë se nuk duhet të na hutojë retorika bombastike dhe as takimet e ashtuquajtura të nivelit të lartë, pasi thekson se në fund vendimet duhet t’i marrë populli i Kosovës.

“Serbia duhet të kërkojë falje zyrtarisht për krimet e të paktën 300 vjetëve të fundit ndaj shqiptarëve. Të pranojë pa asnjë kusht mëvetësinë e Kosovës. Pastaj le të flitet për marrëveshje të përbashkëta apo hyrje në BE. Minishengeni është krijim artificial dhe nuk i bëhet si dhuratë një vendi që ka shkaktuar genocid. Kosova nuk fiton asgjë nga një Minishengen i përkohshëm dhe i pajustifikuar. Shqipëria gjithashtu nuk fiton asgjë që nuk e ka. Prioriteti i Shqipërisë është Kosova. Nuk mund të jetë asnjë vend tjetër”, vijon më tej ai.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Rama mbledh në Durrës disa ministra dhe deputetë, gati ndryshimet në qeveri

LEXO EDHE:  “Prokurori i Durrësit mbështet bandat kriminale”/ KLP "i kthehet" Ramës

Sipas tij, njerëzit e politikës së marrëveshjeve të shpejta nuk duhet të helmojnë marrëdhënien brenda familjes shqiptare. Krasta thekson se qytetarët nuk duhet ta lejojnë këtë.

“Në Shqipëri duhet të rritet fuqia kritike. Në Kosovë nuk duhet të bien pre’ e gjuhës së gjatë të politikanëve të përkohshëm. Është konfirmuar në shekuj se ata janë të aftë të shkaktojnë me egoizmin e tyre dëme të parregullueshme. Le të mbajmë sytë tek topi ynë dhe loja jonë!”, përfundon gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama e dinte për rastin e Kajmakut”/ Bardhi sjell provat dhe sulmon Prokurorinë

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, duke folur për kryebashkiakët e inkrimunuar, theksoi se Rama e dinte që para se ta kandidonte, për rastin e Agim Kajmakut, ndërsa për këtë tha se ka prova.

“Edi Rama ka patur dijeni, është informur nga sturkturat e PS-së së që Agim Kajmaku ishte në kërkim ndërkombëtarë. Ky informacion i është përciellë në komunikimet e brendshme. Në disponojmë komunikimin e brendshëm që informonte për problemet me drejtësinë të kandidatit të Vorës.”

Duke folur më tej, Bardhi u pyet dhe për rolin e Prokurorisë në hetimin e këtyre rasteve.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha-Ramës/ Po me inatin e lebërve pse u trazove o derman….

LEXO EDHE:  Edi Rama si antiamerikan

“Prokurora nuk ka bërë asnjë punë. Prokurorët kanë të gjitha mundësit, nuk duhet të prisnin informacionet nga Partia Demokratike, por të nisnin hetimet.

Gjer më sot Prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim me iniciativën e saj, dhe ky është një veprim me dashje, për të mbrojtur kriminelët që Edi Rama ka vendosur.

Në monentin që ne i publikojmë, Prokuroria nuk ka çfarë të bëjë përveç se të çertifikojë rastet” u shpreh Bardhi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE